Babë e bir, shqiptarët e famshëm që po mahnisin botën amerikane

87296162_1041205509568821_8032622972860628992_n
Për botën shqiptare nuk janë të panjohur por tashmë ata mahnisin me zgjuarsinë dhe lojërat e tyre gjithë botën sidomos në Amerikë. Po flasim për babë e bir, konkretisht Dashnor e Nikolas Bushi ku origjina e prindit është nga Kavaja ku atje ka lindur e për të emigruar në Itali e aty ka ardhur në jetë djali i tij në Ferrara duke jetuar shumë vite atje e duke ushtruar të dy artin e iluzionizmit dhe ventrilokuizmit në Nju York ku tashmë jetojnë. Të dy shqiptarët e famshëm po mahnisin botën amerikane. Dashnori kujtojmë se ka marrë pjesë në 2009 në talent-show “Ti vlen” në Top Channel duke zënë vendin e dytë ku shpalosi talentin si iluzionist e ku e këtë talent e kishte praktikuar që kur ishte fëmijë. Ndërsa djali i tij Nikolas që në moshën 5 vjeçare nisi të praktikojë veten si prestigjator e në moshën 13 vjeçare para 3 vitesh zbuluan se ai kishte talent si Ventrilokuist e ku në vitin e kaluar në 2019-n mori pjesë për herë të parë në VentHaven Convetion në kompeticionin junior në Kentucky të Amerikës, i vetmi në botë, duke zënë vendin e parë ku në këtë event marrin pjesë ventrilokuistë nga e gjithë bota. Por djaloshi merret tashmë dhe me teatër në shkollë. Tani të dy baba e bir punojnë bashkë duke pasur ftesa të shumta por edhe veç e veç i ati i iluzionist e djali i ventrilokuist duke dhënë shfaqje nëpër evente private, koncerte, restorante, lokale e hotele. Dashnori ka pasur fatin të performojë me aktorë të famshëm si : Mickey Rourke, John Cenatiempo si dhe me artistë të njohur të muzikës shqiptare në Itali me vëllezërit Endrin dhe Stefin, në Amerikë në koncert me Petrit Lulon dhe Irini Qirjakon në 2014-ën dhe së fundi me këngëtarët Meda dhe Hajro Çeka ku kanë performuar të dy në koncertin që u organizua në 12 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke i mahnitur të gjithë të pranishmit me zgjuarsinë e tyre e duke dhuruat plot show. Ata të dy mund ti gjeni edhe në rrjetet sociale në facebook me emrat e tyre dhe në instagram @Dashnor.Bushi dhe @NikolasBushi e mund ti ndiqni ata duke parë super talentin e tyre unik.