Lajme
Danimarka hap dyert për punëtorë nga 16 vende, mes tyre Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Danimarka nga 1 janari 2027 do të vendosë një program të ri për punësimin e punëtorëve të huaj nga 16 vende jashtë Bashkimit Evropian.
Programi i ri, i quajtur “Skema e biznesit e bazuar në marrëveshjet kolektive”, do t’u mundësojë kompanive daneze të kualifikuara të punësojnë punëtorë nga: Shqipëria, Australia, Brazili, Britania e Madhe, India, Japonia, Kanadaja, Kina, Malajzia, Moldavia, SHBA-ja, Maqedonia e Veriut, Serbia, Singapori, Ukraina dhe Mali i Zi.
Para se të punësojë shtetas të huaj, kompania daneze duhet të marrë certifikatë nga Agjencia Daneze për Rekrutim Ndërkombëtar dhe Integrim (SIRI). Punëdhënësi duhet të ketë së paku dy vjet aktivitet dhe të ketë të paktën 10 punonjës të përhershëm me orar të plotë në Danimarkë.
Kompania duhet gjithashtu të ketë një marrëveshje kolektive të përshtatshme, certifikatë nga Administrata Daneze e Biznesit dhe të mos ketë pasur shkelje të rënda të ligjit të punës, urdhra nga autoritetet apo gjoba të fundit për mosrespektim të pagesave ndaj punëtorëve të huaj.
Certifikata e parë do të jetë e vlefshme për tre vjet, ndërsa më pas mund të zgjatet në katër vjet.
Sa do të jetë paga?
Paga minimale vjetore për punëtorët që do të punësohen përmes kësaj skeme do të jetë 322.000 korona daneze, ose rreth 43.000 euro në vit.
Kjo është dukshëm më e ulët se pragu i skemës ekzistuese daneze, i cili për vitin 2026 është 552.000 korona, rreth 69.800 euro në vit.
Kërkesat për leje qëndrimi dhe pune do të shqyrtohen nga SIRI. Qëllimi i qeverisë daneze është t’ua lehtësojë kompanive gjetjen e fuqisë punëtore të nevojshme, duke ruajtur njëkohësisht standardet e pagave dhe kushtet e punës përmes marrëveshjeve kolektive dhe kontrolleve.
Për shqiptarët dhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut ky është një zhvillim veçanërisht i rëndësishëm, pasi të dyja vendet janë në listën e 16 shteteve nga të cilat kompanitë daneze do të mund të rekrutojnë punëtorë duke filluar nga viti 2027.
Lajme
Ali Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka zhvilluar një takim me qytetarët në Gurguricë, ku është prezantuar programi i kandidatit të tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.
Ahmeti theksoi se Bërvenica meriton përfaqësim të përgjegjshëm dhe zhvillim, ndërsa shprehu bindjen se Jahiji përfaqëson alternativën që do t’u mundësojë qytetarëve të vendosin vetë për të ardhmen e komunës.
“Sonte, së bashku me përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim, në Gurguricë, takuam qytetarët për të bashkëbiseduar mbi vizionin tonë për Bërvenicën dhe për të prezantuar programin e kandidatit tonë për kryetar komune, z. Arkin Jahiji.
Bërvenica meriton përfaqësim dinjitoz, të denjë dhe të përgjegjshëm. Gurgurica dhe çdo vendbanim i komunës meritojnë një kryetar që i përfaqëson interesat e qytetarëve, që nuk luan me fatin e tyre, që nuk e dorëzon Bërvenicën te të tjerët dhe që nuk e tjetërson vullnetin e qytetarëve, ashtu siç ndodhi para një viti.
Jam i bindur se qytetarët e Bërvenicës e dinë se ku qëndron alternativa e dinjitetshme dhe premtuese. Ajo është te Arkin Jahiji, te vizioni i tij dhe te përkushtimi për një Bërvenicë që vendos vetë për të ardhmen e saj.
Bërvenica meriton dinjitet, përfaqësim dhe zhvillim!
Arkin Jahiji, kryetar i Bërvenicës!”, ka shkruar Ahmeti.
Lajme
Kasami dhe Mexhiti vizitojnë shtabin e Jakup Huseinit në Çellopek: Edhe 7 ditë deri te ndryshimi
Dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë vizituar sonte shtabin e kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, në Çellopek. Pas vizitës në shtab, ata kanë vijuar me kafe dhe bashkëbisedim me banorët e fshatit.
Huseini ka ndarë pamje nga takimi, duke theksuar mbështetjen që po merr në prag të zgjedhjeve lokale të 18 tetorit, nga të cilat e ndajnë edhe vetëm një javë.
“Bashkë për Bërvenicën, me numrin 4! Edhe 7 ditë deri te NDRYSHIMI!”, ka shkruar Huseini në statusin e tij.
Lajme
Tragjedi në Gjilan: Babai e vret djalin!
Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit, këtë e ka konfirmuar edhe Policia.
Siç mëson Gazeta Nacionale nga burime të sigurta, babai e ka vrarë djalin e tij.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka njoftuar se rreth orës 19:30 janë pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave, një person i lindur në vitin 1997 ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
