Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës. Goglat e shortit sollën që liderja aktuale e kampionatit, Struga Trim Lum në gjysmëfinale të Kupës të përballet me Sileksin, përderisa për një vend në finale do të përballen ndërmjet veti edhe Shkëndija me Makedonija Gjorçe Petrovin. Finalistët përcaktohen me një ndeshje, ndërsa gjysmëfinalet janë programuar të luhen me 5 prill.