Shkëndija duelin e rradhës e luan në Shtip, ku përballë Bregallnicës zhvillon duelin e xhiros së 21-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Fitorja ndaj Pobedës të dielën e shkuar ka kthyer kuqezinjtë në rrugën e suksesit dhe ajo që kërkohet tani është vazhdimësia. Tradicionalisht, përballjet me Bregallnicën sjellin vështirësi për tetovarët, por gjithashtu nga e kaluara shpesh skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani është ngritur pikërisht përballë këtij rivali, nga të cilët nuk njohin humbjen prej prillit të vitit 2014.
Bregallnica pas 20-të xhirove mban vendin e 6 në renditje me 25 pikë të tubuara (6 fitore, 7 barazime, 5 disfata). Gjysmësezonin pranveror ekipi nga Shtipi e ka nisur me barazim pa gola në fushë të vet me Skopjen, derisa xhiron e shkuar fituan 0:1 transfertën me Rabotniçkin.
Në dy takimet e fundit mes veti në Tetovë në vjeshtë dhe sezonin e shkuar në Shtip rezultati ishte baraz 0:0. Jo rrallë duelet mes këtyre dy skuadrave kanë prodhuar edhe shumë gola, ndërsa si që përmendëm më lartë kuqezinjtë nuk njohin humbjen nga viti 2014, prej kur deri tani në 15 ndeshjet e fundit kanë bilans prej 10 fitoreve dhe 5 barazimeve.
Ndeshja Bregallnica – Shkëndija nis sot nga ora 14:00.