Lajme
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, në vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së re.
Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje mori mbështetjen e nevojshme të deputetëve për të udhëhequr Kuvendin.
“LVV për kryetare të Kuvendit të Kosovës e propozon zonjën Albulena Haxhiu. Është arritur një marrëveshje politike me LDK për presidentin, kështu që konsideroj se mund të procedojmë me këtë propozim”, tha deputeti Glauk Konjufca.
Ajo mori 62 vota për dhe 16 vota kundër dhe 13 abstenime. Në seancë të pranishëm në momentin e votimit ishin 102 deputetë kurse mungonin 18.
Albulena Haxhiu pas zgjedhjes kryetare e Kuvendit falënderoj deputetët për mbështetje.
“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen për të qenë në krye të Kuvendit të Kosovës”, tha Haxhiu.
Zgjedhja e saj i hap rrugë përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit dhe procedimit me hapat e tjerë për formimin e institucioneve të reja.
Lajme
Turp apo padije : Të rinjtë nuk e dinë çfarë është 8 Shtatori, mendojnë se është Dita e Nënave!
Çdo vit, më 8 Shtator, Maqedonia shënon festën e saj më të rëndësishme shtetërore – Ditën e Pavarësisë. Por, a e dinë vërtet gjeneratat e reja se çfarë ka ndodhur në këtë datë dhe pse ajo është e skalitur në historinë tonë? Duke gjykuar nga përgjigjet në rrugë – jo edhe aq.
Nëse i pyesni të rinjtë se çfarë festojmë saktësisht në fillim të shtatorit, përgjigjet mund t’ju befasojnë, t’ju bëjnë të qeshni, por ndoshta edhe t’ju shqetësojnë pak. Në një anketë të shkurtër në rrugë, pasqyra e njohurive për historinë e vendit është, për ta thënë butë, komike.
Në pyetjen se çfarë është festa e 8 Shtatorit, të rinjtë japin një gamë të gjerë përgjigjesh – nga hutimi i plotë deri te përgjigjet kreative të sajuara.
Ja disa prej përgjigjeve më interesante para kamerës:
” ”
“Eee… nënat. Dita e Nënave! Dita e Nënave”, – këmbëngul me pasiguri njëri prej të anketuarve.
“Nuk e di. S’kam fare ide. Pyeteni shokun tim”, – përgjigje klasike për t’ia kaluar “topin” dikujt tjetër kur mikrofoni shkakton panik.
“Festë maqedonase. Çfarë ishte? E harrova…”
“Ditë… vëlla, më zë shumë gjumi. Eee, nuk e di”, – sinqeriteti mbi të gjitha, edhe kur bëhet fjalë për historinë.
“Festë, por nuk e di saktësisht.”
Mes vështrimeve të hutuara dhe nxitimit (“Duhet shpejt, nuk mundem”), megjithatë u gjet edhe një shembull pozitiv që e shpëtoi nderin e gjeneratës dhe u përgjigj shkurt:
“Dita e Pavarësisë së Maqedonisë.”
Pse është i rëndësishëm ky 8 Shtator?
Kjo anketë e shkurtër, edhe pse humoristike, ngre një pyetje të rëndësishme: sa po arrin sistemi arsimor, por edhe ne si shoqëri, t’ua përcjellim të rinjve informacionet bazë për historinë dhe shtetin?
Për t’ua kujtuar atyre që mendojnë se festojmë Ditën e Nënave, më 8 shtator 1991, qytetarët e Maqedonisë në një referendum u shprehën masivisht për një shtet sovran dhe të pavarur. Me këtë u hodhën themelet e shtetit të pavarur të Maqedonisë së sotme.
Kjo është një ditë historike në të cilën shënohet shtetësia dhe pavarësia e vendit, e jo thjesht një ditë pushimi për të fjetur deri në mesditë.
Të rinjtë sot jetojnë me ritme të shpejta, në një epokë digjitale ku informacionet kalojnë në ekran brenda pak sekondash. Megjithatë, njohja e festave themelore shtetërore është pjesë e kulturës së përgjithshme.
Deri në festën e ardhshme, ndoshta është koha për një përsëritje të vogël të mësimeve – thjesht që të mos turpërohemi herën tjetër kur një kamerë të na ndalojë në rrugë.
Po ju çfarë mendoni, kujt i takon faji që të rinjtë nuk i dinë festat themelore shtetërore?
Lajme
Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten, Brent tejkalon 100 dollarë
Çmimet e naftës sot janë rrritur me 2,2 për qind, me kontratat e ardhshme për naftën Brent që tejkaluan 100 dollarë për fuçi, teksa tensionet SHBA-Iran vazhdojnë të ndikojnë në tregjet e energjisë, transmeton Anadolu.
Nafta Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, u ngjit mbi 100 dollarë për fuçi rreth orës 07:30 GMT. Çmimi i naftës West Texas Intermediate (WTI) gjithashtu u rrit me 1,5 për qind, duke arritur në 94,5 dollarë për fuçi.
Sot, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha se forcat detare shënjestruan dy anije amerikane dhe tetë cisterna nafte në Gjirin Persik, duke pretenduar se sulmet u shkaktuan dëme të mëdha anijeve.
IRGC-ja tha se “sulmet u kryen në përgjigje të agresionit amerikan, përfshirë një sulm ndaj pesë cisternave iraniane të naftës në Gjirin Persik”. IRGC-ja nuk identifikoi anijet amerikane apo cisternat e naftës që pretendoi se kishte shënjestruar dhe as nuk dha hollësi se kur ndodhën sulmet.
Në deklaratë po ashtu thuhet se “forcat detare iraniane kishin shënjestruar 10 anije të tjera që u përpoqën të hyjnë në një zonë të kufizuar dhe të pasigurt të Ngushticës së Hormuzit”, duke pretenduar se ato vepronin me “inkurajimin dhe mbështetjen e ushtrisë amerikane”.
Në muajin qershor, Teherani dhe Washingtoni nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit, i cili përcaktonte hapa drejt përfundimit të armiqësive, rihapjes së Ngushticës së Hormuzit dhe trajtimit të kufizimeve ekonomike.
Që atëherë, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për mos zbatimin e angazhimeve të përcaktuara në memorandum ndërsa tensionet ushtarake kanë vazhduar krahas mosmarrëveshjeve lidhur me sanksionet dhe lundrimin përmes Ngushticës së Hormuzit.
Lajme
MPB: Përparim Bajrami u vetëdorëzua në Bllacë, dërgohet në Burgun e Shkupit
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot (09.09.2026), në ora 05:35, në Pikën Kufitare Bllacë është paraqitur Perparim Bajrami (33), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar, raporton Zyrtare.
Sipas MPB-së, ndaj tij ishte lëshuar urdhër nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, me numër XVII KO nr.4232/24, të datës 17 dhjetor 2024.
Pas privimit nga liria, Bajrami është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues, Burgun e Shkupit.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
