Lajme
Safe City/ Rreth 5 mijë shkelje në trafik janë regjistruar nga 1 shkurti
Në javën e tretë të sistemit “Safe City”, kamerat inteligjente kanë kapur 4 910 shkelje në trafik, ku numri më i madh i tyre, apo rreth 4700 janë për tejkalim shpejtësie. Të dhënat e MPB-së flasin për përgjysmim të një prej shkeljeve të rrezikshme, siç është kalimi në dritë të kuqe në semafor.
“Për kalim në dritë të kuqe në semafor 16 shkelje, që paraqet ulje të numrit për 51.5 për qind krahasuar me javën e kaluar ku kishte 33 shkelje. Ndërsa në javën e parë të muajit ishin regjistruar madje 163 shkelje për kalim në të kuqe, ndërsa për drejtim të automjetit pa afat të regjistrimit të makinës janë konstatuar 203 shkelje”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB:
GJITHËSEJ
4 910 shkelje
4.691 për shpejtësi
16 për kalim në semafor të kuq
203 regjistrim të skaduar
117 shoferëve u janë shqiptuar masa “ndalesë të drejtimit me automjetin”, që sipas policisë shënon një ulje të numrit për mbi 20 për qind, krahasuar me një javë më parë. Nga MPB nënvizojnë se në javën e parë të këtij muaji, ishin shqiptuar madje deri në 288 masa të tilla.
“Prej 117 masave që ishin shqiptuar javën e kaluar, 16 janë kalim në të kuqe, 101 për shpejtësi, prej të cilëve 75 për shpejtësi më të madhe se 80 kilometra në orë në vendbanim, 19 për shpejtësi më të madhe prej 10 kilometra në orë dhe 7 për shpejtësi më të madhe se 170 kilometra në orë jashtë vendbanimit”, thonë tutje nga Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB:
GJITHËSEJ 117 masa “Ndalesë të drejtimit me automjet”
16 për kalim në të kuqe
101 për shpejtësi
75 për shpejtësi më të madhe se 80 km/h në vendbanim
19 për shpejtësi më të madhe prej 10 km/h më shumë se e lejuara
7 për shpejtësi më të madhe se 170 km/h jashtë vendbanimit
Qytetarët thonë se kanë vërejtur kujdes më të shtuar të shoferëve në trafik, ndërsa këmbësorët tashmë po ndjehen më të sigurt nëpër rrugë. Ata nënvizojnë se njohin njerëz që nga frika e sanksioneve, vozisin vetëm 30 kilometra në orë, madje edhe aty ku shpejtësia e lejuar është 50.
“kjo është mirë, por për kënd..Gruaja ime vozit më shumë, e kapën njëherë kamerat, i erdhi mesazhi me 36, tani ajo po vozit 30 kilometra në orë, edhe pse në Shkup është 50 edhe në bulevard vozit 30 kilometra në orë dhe po më nervozon”, tha një qytetar.
“Është më mirë, shumë më mirë për të gjithë do të jetë më mirë, kush e respekton se kush nuk e respekton atëherë tjetër është”, u shpreh një qytetar tjetër.
Përveç sistemit “Safe City” vazhdojnë kontrollet e intensifikuara edhe të ekipeve mobile të policisë, të cilët çdo ditë konfiskojnë makina dhe arrestojnë drejtues automjetesh, që kapen duke drejtuar automjetin, pa poseduar patentë të vlefshme. / Alsat.mk
Lajme
Elezi: VLEN po e kthen përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në ligj
Përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, ka deklaruar se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është dhuratë politike, por parim kushtetues që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe një nga shtyllat kryesore të karakterit multietnik të shtetit.
Sipas tij, për më shumë se dy dekada kjo çështje ka mbetur pa një zgjidhje ligjore të qëndrueshme, duke u trajtuar përmes mekanizmave të përkohshëm dhe interpretimeve të ndryshme, por pa një ligj të veçantë.
“Për gati 23 vite kjo çështje mbeti pa ligj të veçantë. Arsyet i dimë, kishim arnime, mekanizma të përkohshëm dhe interpretime të ndryshme, por asnjëherë ligj”, ka theksuar Elezi.
Ai ka vlerësuar se me ardhjen e VLEN-it në përfaqësimin e shqiptarëve janë hapur procese që, sipas tij, nuk janë iniciuar gjatë dy dekadave të kaluara.
“Për vetëm 24 muaj ne sollëm ligj dhe po e avancojmë Marrëveshjen e Ohrit. Ky është një hap historik dhe një përgjigje serioze ndaj boshllëkut institucional që u krijua pas shfuqizimit të balancuesit”, ka deklaruar Elezi.
Në fund, ai ka bërë thirrje që të gjitha subjektet politike të mbështesin këtë proces, duke theksuar se tashmë është koha për vendime konkrete dhe jo për retorikë politike.
“Ky është momenti kur secili duhet të tregojë nëse është në anën e historisë. Nuk ka më vend për patriotizëm të rrejshëm. VLEN nuk bën zhurmë për të drejtat e shqiptarëve, por i kthen ato në ligj. VLEN shqiptarët po i bën ligj”, ka përfunduar Elezi.
Lajme
Deputetja e VLEN Mimoza Musa merr pjesë në Konferencën e 5-të në Parlamentin Evropian në Bruksel
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN, Mimoza Musa, mori pjesë më 23 dhe 24 qershor në Konferencën e 5-të me temë “Kapërcimi i hendekut ndërmjet pjesëmarrjes politike të të rinjve dhe politikave rinore”, e mbajtur në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Në këtë aktivitet, së bashku me deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor, u diskutuan tema të rëndësishme që lidhen me politikat rinore dhe përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse.
Gjatë punimeve të konferencës, u trajtuan çështje si avancimi i politikave për të rinjtë, sfidat e shëndetit mendor te gjeneratat e reja, si dhe nevoja për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike dhe politike. Po ashtu, u theksua rëndësia e perspektivës evropiane për vendet e rajonit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe ide mbi mënyrat se si mund të krijohen më shumë mundësi për të rinjtë, duke synuar politika më gjithëpërfshirëse dhe më afër nevojave të tyre.
Deputetja Musa vlerësoi rëndësinë e këtyre forumeve ndërkombëtare si hapësira ku ndërtohen ura bashkëpunimi dhe ku forcohet dialogu për të ardhmen e gjeneratave të reja në rajon.
https://www.facebook.com/share/p/1HGPU1rqzd/
Lajme
Ali Ahmeti priti në selinë e BDI-së të riun nga Gostivari, Naser Veliun
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë Naser Veliun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit të tij të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.
Gjatë takimit, Veliu u prezantua si elektroinxhinier i diplomuar në universitete prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar. Takimi u vlerësua si një mundësi për bashkëbisedim me të rinj të arsimuar dhe me përgatitje profesionale, të cilët, sipas Ahmetit, përfaqësojnë një brez me potencial për të kontribuar në zhvillimin shoqëror dhe institucional.
Ahmeti theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në procese shoqërore dhe profesionale, duke vlerësuar se kapitali njerëzor i arsimuar jashtë vendit është një vlerë e shtuar për komunitetin dhe vendin.
Në përfundim të takimit, ai i uroi Naser Veliut suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.
Ja postimi plotë:
Sot kisha kënaqësinë ta pres në selinë e BDI-së Naser Veliun, të riun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit tim të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.
Naseri është elektroinxhinier, i diplomuar në universitete prestigjioze në Angli. Takime me të rinj të arsimuar, të përgatitur profesionalisht dhe me vizion për të ardhmen janë gjithmonë të këndshme dhe japin shpresë se brezat e rinj do të vazhdojnë të kontribuojnë me dije, përkushtim dhe përgjegjësi për zhvillimin e shoqërisë sonë.
I uroj suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
