Lajme
Kandidati musliman për kryetar të New Yorkut: Kërcënimi i Trumpit për deportim “sulm ndaj demokracisë”
Kandidati musliman që fitoi zgjedhjet paraprake për kryetar bashkie të Partisë Demokratike në New York të SHBA-së, Zohran Mamdani reagoi ndaj deklaratës së presidentit Donald Trump se do ta deportonte nëse ai do të parandalonte praktikat kundër emigrantëve të parregullt, transmeton Anadolu.
Me një deklaratë që e ndau në llogarinë e tij në X, Mamdani iu përgjigj deklaratave të Trumpit që e shënjestronin atë.
Mamdani tha se Trump e ka kërcënuar me marrjen e shtetësisë dhe deportim për arsyen se ka thënë që nuk do të bashkëpunojë me oficerët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) kur të zgjidhet kryetar bashkie.
“Trump i tha këto fjalë jo sepse unë shkela ligjin, por sepse nuk do të lejoja që ICE të terrorizonte qytetin tonë”, shtoi Mamdani.
Pasi theksoi se nuk do t’i nënshtrohet “kërcënimit” të Trumpit, Mamdani tha: “Deklaratat e Trumpit nuk janë vetëm sulm ndaj demokracisë sonë, ato gjithashtu i dërgojnë mesazh çdo banori të New Yorkut që refuzon të heshtë: ‘Nëse ngrini zërin, ata do t’ju ndjekin’. Ne nuk do ta pranojmë këtë kërcënim”.
Trump bëri deklarata në shënjestrim të Mamdanit gjatë vizitës së tij dje në qendrën e paraburgimit të quajtur “Krokodili i Alkatrazit” në Florida, ku do të mbahen emigrantë të parregullt.
Duke vënë në dukje se nëse Mamdani nuk do të bashkëpunojë me autoritetet e imigracionit, ata do të duhej ta arrestojnë dhe deportojnë, Trump tha: “Nuk kemi nevojë për një komunist në këtë vend, por nëse ka, unë do ta vëzhgoj me shumë kujdes në emër të kombit”.
– Kandidati musliman Mamdani fitoi zgjedhjet paraprake për kryetar bashkie
Sipas rezultateve zyrtare të shpallura dje në SHBA, Mamdani, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve fitoi zgjedhjet paraprake për kryetar bashkie të Partisë Demokratike të mbajtura në New York.
Mamdani mori 56 për qind të votave, duke mposhtur me 12 pikë diferencë kundërshtarin e tij më të fortë, ish-guvernatorin e New Yorkut, Andrew Cuomo.
Zohran Mamdani 33 vjeç do të jetë kryetari i parë musliman dhe nga Azia Jugore i New Yorkut nëse fiton zgjedhjet që do të mbahen më 4 nëntor.
Lajme
Paraqitet Arben Fetai nga Tailanda
Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe koalicionin VLEN, ka postuar një foto në rrjetet sociale nga Bagkogk- Tailandë.
Siç dihet Fetai është larguar nga skena politike, ndërsa paralajmërimet janë se shkarkimi i tij nga Qeveri do të ndodhë pas rikonstruimit të Qeverisë.
Lajme
Kuvendin voton për shfuqizimin e Qeverisë teknike
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit të Qeverisë teknike (Përzhinos), raporton SHENJA
Megjithatë ky ndryshim nuk do të hyjë menjëherë në fuqi, pra do të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa më pas nuk do të ketë qeveri teknike.
Për këto ndryshime votuan 70 deputetë, ndërsa 11 ishin kundër.
Lajme
Shtekli dënohet me tetë vjet burg
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nxori një vendim me të cilin Rade Trajkovski, i njohur si “Shtekli”, dënohet me tetë vjet burg për organizim të një grupi trafikantësh droge.
Këshilli gjyqësor vendosi se Trajkovski udhëhoqi një grup që ishte i përfshirë në shitjen e kokainës dhe marihuanës, pas së cilës ai u dënua me burg.
Përveç tij, gjykata dha vendime edhe për të akuzuarit e tjerë në këtë rast.
Stefan Kitanov dhe Aleksandar Buçevski u dënuan me nga pesë vjet burg secili, Filip Tanevski gjithashtu mori një dënim me pesë vjet, ndërsa Stojan Millanov u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg.
Gjykatësi Ilija Trpkov theksoi se procedura u zhvillua në mënyrë efikase dhe pa vonesë, duke theksuar se çështja u përfundua brenda nëntë muajve me një rrjedhë të vazhdueshme të gjykimit.
Ky vendim i jep fund njërit prej rasteve më të rëndësishme që lidhen me trafikimin e drogës në periudhën e kaluar, dhe palët kanë të drejtë të ankimojnë.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
