Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademajt.
Lajme
BDI: Edhe në Ministrinë e Bujqësisë, shqiptarët të përjashtuar: 10 – 0
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën më të thellë për konkursin e fundit të shpallur nga Ministria e Bujqësisë, ku nga të gjithë të emëruarit: këshilltarë shtetërorë, udhëheqës të sektorëve, të njësive dhe këshilltarë të zakonshëm, asnjë nuk është shqiptar. Rezultati është i qartë: 10 me 0.
Kjo është vetëm një tjetër dëshmi se kjo qeveri, e cila nuk ka legjitimitet etnik, po zbaton një plan sistematik për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore dhe publike. Ky plan nuk është i ri. Ai është konceptuar nga partitë dhe oligarkia maqedonase që në vitin 2022 dhe po zbatohet hap pas hapi përmes vendimeve administrative, politike e kushtetuese.
Në qendër të këtij skenari të rrezikshëm qëndron diskriminimi i qëllimshëm i shqiptarëve, qëllimi i të cilit është zbehja e rolit të tyre si faktor shtetformues dhe institucional. Ky proces ka nisur me sulmet ndaj përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, me mohimin e të drejtës për vetëdeklarim etnik, me tentativat për shfuqizimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe me eliminimin praktik të bilingualizmit në institucionet publike.
Gjykata Kushtetuese, nën urdhrat e kësaj qeverie, ka filluar të rrënojë themelet e Marrëveshjes së Ohrit, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për prishjen e ekuilibrit ndëretnik dhe kthimin e vendit në një sistem monoetnik dhe diskriminues.
Rasti i Ministrisë së Bujqësisë është vetëm vazhdimësi e kësaj agjende: në emër të “profesionalizmit” dhe “kompetencës” po fshihet një pastrim sistematik etnik nga institucionet. Shqiptarët janë përjashtuar jo për mungesë vlerash, por për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare.
Mbetjet e vetme të “përfaqësimit” janë spektatorë të heshtur, marioneta në një teatër turpi që luhet çdo ditë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
BDI do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të barazisë, drejtësisë dhe përfaqësimit real të shqiptarëve në të gjitha nivelet e shtetit, duke denoncuar me forcë çdo përpjekje për përjashtim, diskriminim dhe zhbërje të arriturave historike.
Lajme
Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin
Ndërkohë, ndaj Kushtrim Kokalla është lënë në fuqi dënimi me 30 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.
Sipas njoftimit të 23 nëntorit, Apeli ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë, palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të akuzuarve.
Gjykata ka vlerësuar se shkalla e parë kishte konstatuar drejt faktet dhe kishte shqiptuar dënimet në përputhje me ligjin.
Në arsyetim theksohet se vrasja ishte planifikuar në detaje dhe ishte kryer në praninë e dy fëmijëve të viktimës.
Lajme
30 stacione, asnjë komandant shqiptar – shifrat ekspozojnë diskriminimin në përfaqësim
Në asnjë nga rreth 30 stacionet e Policisë Pyjore nuk kemi komandant apo zëvendëskomandant shqiptar. Vallë, shqiptarët nuk janë të aftë për pozita drejtuese, apo institucionet nuk janë të gatshme t’u japin mundësi të barabarta, eshte shprehur deputeti i ASH-së Halil Snopçe.
Sipas tij, kjo nuk është e vetmja dëshmi e disproporcioneve në përfaqësim:
97.53% maqedonas dhe vetëm 2.47% shqiptarë në konkursin e fundit në Policinë Pyjore!
146 maqedonas dhe vetëm 12 shqiptarë të punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Në avancime, 16 maqedonas përballë vetëm 1 shqiptari.
Këto shifra flasin më shumë se çdo deklaratë politike për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.
Për këto disproporcione dhe për mungesën e shqiptarëve në pozitat drejtuese të Policisë Pyjore kërkova përgjegjësi dhe sqarime nga ministri përkatës.
Lajme
Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë
Hakeri shqiptar i cili kishte vjedhur 90 video nga loja Grand Theft Auto VI (GTA 6) është dënuar me shtatë vjet burg.
Arion Kurtaj, 21-vjeçar nga Oxfordshire, u dënua nga Gjykata e Woolwich në Londër, por u lirua menjëherë, pasi koha që kishte kaluar në paraburgim iu llogarit në dënim.
Kurtaj, pjesëtar i grupit të njohur të krimit kibernetik Lapsus$, kishte pranuar fajësinë për një seri sulmesh kibernetike ndaj kompanive Rockstar Games, Uber, BT/EE dhe Revolut.
Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi Turner iu drejtua të riut me një mesazh.
“Ti je padyshim një i ri shumë i talentuar. Mos i shpërdoro këto talente duke kaluar pjesën tjetër të jetës duke hyrë e dalë nga burgu”, deklaroi ai.
Sipas hetimeve, Kurtaj kishte kryer sulmet edhe gjatë kohës kur ndodhej në një hotel nën mbikëqyrje, duke përdorur një telefon, rrjetin Wi-Fi të televizorit dhe një pajisje Fire Stick.
Ai arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games, ku vodhi kodin burimor dhe pamje nga GTA 6, lojë që në atë kohë ende nuk ishte publikuar.
Hakeri publikoi një pjesë të videove në internet dhe kërcënoi kompaninë se do të publikonte edhe kodin burimor të lojës nëse përfaqësuesit e saj nuk e kontaktonin.
Në dhjetor 2023, Kurtaj ishte urdhëruar të mbahej për një periudhë të pacaktuar në një institucion spitalor, pasi ekspertët kishin vlerësuar se nuk ishte në gjendje të përballej me procesin gjyqësor. Megjithatë, një vlerësim i ri në vitin 2025 konstatoi se ai ishte i aftë të merrte pjesë në gjykim.
Ndërkohë, GTA 6 u lansua javën e kaluar, 13 vjet pas lojës së mëparshme të serisë, duke shënuar shitje rekord prej rreth 3.8 miliardë dollarësh në ditën e parë.
Hetimet ndaj Kurtajt u zhvilluan nga Policia e Londrës, me mbështetjen e autoriteteve amerikane.
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme3 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
