Lajme
Izet Mexhiti: Unë e lë Qeverinë për Çairin!
Sonte në zemër të Çairit, zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës, Izet Mexhiti, shpalli të hapur shtabin zgjedhor. Mirëpo, kjo që duhej të ishte vetëm një hapje shtabi, u shndërrua në një miting gjigant, ku një numër i madh i qytetarëve i mbushën rrugët, duke dhënë mesazhin e qartë se Çairi tashmë ka zgjedhur fitoren.
Atmosfera festive dhe entuziazmi i të pranishmëve u ndërlidh me fjalimin e Mexhitit, i cili theksoi se ai sonte nuk sheh një hapje ordinere të një shtabi zgjedhor, por që ndjen erën e fitores, sepse pikërisht nga Çairi do të fillon festa e VLEN-it.
“Unë sonte nuk shoh hapje shtabi, këtu vjen era fitore, këtu fillon fitorja e VLEN-it. Jo më larg se sot VLEN po zgjerohet, fitoret e VLEN-it janë fitore të shqiptarëve, nuk janë vetëm fitore për VLEN-in, prandaj sot VLEN-it iu bashkëngjit Lëvizja Arbëria me Bekim Fazliun, e Orhan Ibrahimin, i përshëndes që janë sonte këtu dhe i bashkohen fitores së shqiptarëve. Në të njëjtën ditë, nga ata që i ndërrojnë emrat përditë, po largohet Arjanit Hoxha, po largohet edhe partia boshnjake, dua të përshëndes Rafet Muminoviqin, komunitetin boshnjak, komunitetin turk, komunitetet tjera që janë të Çairit sespe ne duam mandat dhe duam të punojmë për qytetarin tonë pa marrë parasysh se kujt i përket. Andaj dallimi është se unë e lë qeverinë për Çairin, kurse Bujari dëshiron të keqpërdor Çairin për të ardhur në qeveri dhe për t’i shpëtuar veprave penale që e presin. Bujari nuk është i zgjedhuri i Çairit, është i Soravisë dhe unë e pash një deklaratë qesharake të tij, tha unë nuk flas me ata sepse janë vazal! Kush është vazali këtu, ju që keni bërë qeverisjen më të keqe dhe pak ju duket qeverisja Gruevski-Ahmeti dhe në fund kur iki ju e ndihmuat që të arratiset në Budapest, më pas shkoni në pozicionin e ministrit të Jashtëm për ta takuar, për ta ndihmu, për ta rikthy në skenën politike shqiptare. Por kësaj politike shqiptare ka bij e bija që i dalin Zot, dhe nuk lejojnë matrapazë të tillë që i kanë duar e përlyera me gjakun shqiptar,” është shprehur Mexhiti.
Kandidati i VLEN-it para të pranishmëve qartësoi se beteja në Çair nuk është vetëm një betejë zgjedhore, por edhe morale. Ai vazhdoi duke rikujtuar se populli tashmë ka nisur të flasë me vepra, jo me fjalë boshe.
“Bashkë me atë që iku, ju që këtu promovuat valixhe me të cilat do të na përcillni, u përcollët vet, u paketuat vet edhe sot ne nuk kërkojmë valixhe, nuk themi se do ju largojmë, ne themi se fitorja jonë është fitore për të gjithë shqiptarët, më mirë do ta keni edhe ju sepse ne do të përkushtohemi për Çairin dhe jo Soravinë,” ka deklaruar kandidati i VLEN-it për Çairim, Izet Mexhiti.
Mexhiti përpara qytetarëve shpalosi edhe vizionin e tij konkret për komunën, duke premtuar zgjidhje të përhershme për problemet jetike të Çairit.
“Ne duam rrugë më të mira, duam që në këtë mandat ta mbyllim njëherë e përgjithmonë çështjen e infrastrukturës nëntokësore në Çair, ju garantoj se në mandatin tjetër nuk do të flitet më për ujësjellës dhe kanalizim e rrjet atmosferik në Çair, ju garantoj se nuk do të flitet më për asfaltime. Ne kërkojmë mandat që fëmijët tonë dhe tuajit të mësojnë sikur tek çerdhja Bambi, edhe dy tjera i kemi kaluar në Qeveri në ndërkohë, një te restorant FaFa dhe një tjetër tek Ismail Qemali në Fushë Tophane,” ka thënë para të pranishmëve Mexhiti.
Mexhiti gjithashtu ka theksuar se VLEN para qytetarëve paraqitet e punë dhe jo me premtime boshe.
“Ne bëjmë punë dhe punë e lëmë ta vlerësojnë, ne nuk vijmë si më parë dhe si këto të tjerët, na jepni votën dhe ne do e bëjmë këtë apo do e bëjmë atë. Shkolla Fillore Kongresi i Manastirit veç më funksionon me një ndërrim, Jashar Beu është e dyta dhe 7 Marsi është shkolla fillore e tretë që do punojë në këtë sistem.
Lajme
Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh
Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh.
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kuçevishtë të Shkupit, ku dy persona kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë grabitur një shumë parash.
Sipas njoftimit të policisë, më 25 tetor 2026, në orën 23:20, një 35-vjeçar nga fshati Kuçevishtë ka denoncuar rastin në SPB Shkup.
Ai ka deklaruar se rreth orës 23:00, dy persona të gjinisë mashkullore kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë kërcënuar me armë zjarri atë dhe bashkëshorten e tij.
Më pas, autorët kanë marrë paratë e qarkullimit ditor të një kompanie të postës së shpejtë, ku ishte e punësuar bashkëshortja e denoncuesit.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.
Lajme
Haraçina nis ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve!
Në Haraçinë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve, një projekt që synon t’i japë qendrës së komunës një pamje të re, moderne dhe dinjitoze.
Sheshi do të krijojë një hapësirë të re për qytetarët, duke shërbyer njëkohësisht si vend përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë.
Projekti ishte paralajmëruar dhe diskutuar me qytetarët, ndërsa sot nis zbatimi i tij konkret.
Sheshi i Dëshmorëve po bëhet realitet!
Premtimet marrin kuptim kur shndërrohen në projekte konkrete që i shërbejnë komunitetit dhe ruajnë kujtesën historike.
Lajme
VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjurgjeviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoninë e Veriut
VLEN nëpërmjet një komumikate i kanë reaguar ministres për Punë Sociale të Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenovski për deklaratat e saj për betejën e Kumanovës të cilën ajo e paraqiti si përmbushje e “betimit të Kosovës”.
“Deklaratat e ministres serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski në Zebërnjak, ku beteja e Kumanovës paraqitet si përmbushje e “betimit të Kosovës”, janë provokim i rëndë politik dhe përpjekje për promovimin e miteve dhe narrativave nacionaliste serbe në vendin tonë. Politika zyrtare e Beogradit duhet njëherë e mirë të heqë dorë nga mendësia hegjemoniste. Kjo është e njëjta mendësi që ka shkaktuar katër luftëra dhe qindra mijëra viktima në Ballkan dhe destabilitet të vazhdueshëm në rajon. Edhe më skandaloze është pjesëmarrja e ministrit Ivan Stoilkoviq, i cili në vend që të mbrojë interesat dhe dinjitetin e shtetit ku ushtron detyrën, bëhet pjesë e manifestimeve që shërbejnë për afirmimin e agjendave nacionaliste të një shteti tjetër. Maqedonia e Veriut nuk do të jetë kurrë platformë për pretendime historike e politike të Serbisë! VLEN kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për ta shndërruar historinë në instrument të nacionalizmit. Nuk do të heshtim përballë provokimeve të tilla dhe nuk do të lejojmë që shteti ynë të shndërrohet në skenë për projekte nacionaliste që i përkasin të kaluarës”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.(INA)
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
