Connect with us

Lajme

Tetovë, reshjet e dendura të shiut përmbytën bodrumin e kirurgjisë

Si pasojë e reshjeve të shiut, bodrumi i kirurgjisë ku është i vendosur fakulteti i mjekësisë në Spitalin Klinik të Tetovës, bodrumi i repartit për sëmundje interne si dhe reparti i radiologjisë janë jashtë funksionit. Shefi i repartit të radiologjisë Argjent Imeri tha për Alsat se reparti për incizime, do të jetë i mbyllur të paktën edhe një javë, deri sa të bëhet dezinfektimi dhe kontrolli i aparateve për rëntgen, me qëllim që të shihet siguria e kthimit në punë edhe të punonjësve por edhe të pacientëve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Qoku: Sot shqiptarët janë më të lirë se kurrë…

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar përmes një qëndrimi publik lidhur me zhvillimet politike dhe mediatike në vend, duke theksuar se opozita shqiptare aktuale gëzon më shumë liri shprehjeje sesa në të kaluarën.

Sipas tij, hapësira mediatike dhe liria e shprehjes që ka sot opozita nuk kanë ekzistuar deri në qershor të vitit 2024. Ai akuzon se aktualisht po shpenzohen shuma të mëdha parash për prodhimin e reportazheve të porositura, të cilat, siç thotë ai, synojnë ndërtimin e narrativave të caktuara politike, njofton agjencia e lajmeve INA.

Postimi i plotë:

Hapësirën mediatike dhe lirinë e shprehjesh që e gëzon opozita e sotme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, nuk e ka pasur kurrë në deri në qershor 2024 opozita e djeshme.

Sot derdhen dhjetëra mijëra euro për reportazhe vajtuese, të prodhuara nga gazetare e gazetarë mercenarë, për të blerë narrativë sipas porosisë së paguesit.

Madje importohen edhe “peshkaqenë” mediatikë nga jashtë, si puna e Batonave, Buzhalave, Blendave, Adriatikëve për t’i lyer me petk patriotizmi figura që në gjithë rajonin njihen për korrupsion, imoralitet dhe klientelizëm. E motivi? Vetëm paraja.

Është për të ardhur keq që për një reportazh opozita e sotme është në gjendje të paguajë deri 30 mijë euro, siç po i shohim kohës së fundit.

Por, pavarësisht kësaj zhurme të paguar, realiteti ka ndryshuar rrënjësisht.

Sot shqiptarët janë më të lirë se kurrë. Flasin pa frikë, shprehin opinionet e tyre, protestojnë dhe kundërshtojnë pa pasoja. Protestat zhvillohen pa lista ndëshkimi, pa kërcënime, pa hakmarrje. Profesorë dhe punonjës institucionesh dalin hapur, bëjnë selfi nga protesta dhe kthehen krenarë në vendet e tyre të punës pa u cenuar nga askush. E pa imagjinueshme deri para qershorit 2024.

Kjo është një diferencë shumë e madhe, është thelbësore.

Në mos kurrgjë tjetër, sot ndjehet një çlirim nga frika e regjimit. Nga prangat e shantazhit dhe kërcënimit që mbajtën peng një shoqëri të tërë për 22 vite.

Continue Reading

Lajme

Gruevski lajmërohet nga Budapesti pas lajmit se po përgatiten dokumente për ekstradimin e tij

Ish-kryeministri i arratisur në Hungari, Nikola Gruevski, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Drejtësisë, duke e akuzuar për qasje selektive dhe duke kërkuar hetim të plotë mbi rolin e ish-Prokurorisë Speciale Publike (SJO) dhe, sipas tij, ndjekjen politike gjatë qeverisjes së Zoran Zaev.

Në një reagim të gjatë, Gruevski i cili u arratis nga vendi duke fitu statusin e azilit politik në Hungari shkruan se ministri aktual nga radhët e ZNAM, Filkov duhet të tregojë të njëjtin zell në hetimin e, siç i quan ai, abuzimeve, proceseve të montuara gjyqësore dhe presioneve ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe dëshmitarëve në periudhën e kaluar.

LEXO letrën e plotë:

Sot dëgjova deklaratën e ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë, i cili u shpjegonte mediave dhe opinionit publik se si me zell kishte mbledhur informacione nga gjykatat dhe si kishte pritur ndryshimet politike në Hungari për t’u informuar mbi statusin tim dhe për të nisur procedurë ekstradimi.

Duke e dëgjuar, shtrohet pyetja: kush është realisht në pushtet në Maqedoni? Nga jashtë duket sikur LSDM-ja e Zoran Zaevit, me metodat e saj të kontestuara, nuk është larguar asnjëherë nga pushteti.

I sugjeroj ministrit që me të njëjtin përkushtim të hetojë edhe keqpërdorimet dhe shkeljet ligjore gjatë periudhës së përndjekjeve politike në kohën e Zaevit, proceset e montuara gjyqësore dhe padrejtësitë që u bënë për të lehtësuar sundimin e tij.

Le të mbledhë informacione se si nga kabineti i atëhershëm dorëzoheshin lista me persona që duhej të ndiqeshin penalisht për t’u shpallur “kriminelë” dhe për t’u eliminuar nga politika, apo të tjerë që duhej të shantazhoheshin për të dëshmuar kundër të tjerëve.

Le të hetojë rastet e dëshmitarëve dhe të akuzuarve që, përmes presioneve dhe kërcënimeve të paligjshme, detyroheshin të jepnin deklarata të rreme.

Le të kërkojë dëshmi edhe nga avokatët mbrojtës, shumë prej të cilëve, për shkak të presioneve, u detyruan të tërhiqeshin, të heshtnin ose mbetën të shokuar nga ajo që ndodhte në sallat e gjyqit.
Le të analizojë aktakuzat, të ashtuquajturat “prova” dhe vendimet gjyqësore, për të parë se sa prej tyre janë ndërtuar mbi supozime të rreme dhe nën presion politik ndaj gjyqtarëve nga aparati i atëhershëm dhe Prokuroria Speciale.

Le të shqyrtojë rastet konkrete për të cilat jam dënuar: nga pretendimet për ndikim në blerjen e një veture të blinduar, deri te akuzat për prona dhe banesa, për të cilat nuk kam dhënë as para dhe as nuk kam kërkuar favore nga askush.

Le të shohë edhe rastin absurd ku jam dënuar për “dhunë” për shuplaka që askush nuk i ka dhënë, bazuar në dëshmi të dyshimta dhe me refuzim të dëgjimit të dëshmitarëve të mi.

Le të analizojë edhe rastet kur një ish-kryeministër ndiqet penalisht për arsye politike, siç është dëshira për të përfunduar më herët një autostradë për arsye elektorale.

Le të bëjë krahasim të financimit të partive dhe të vlerësojë nëse ka pasur trajtim të barabartë.
Në mënyrë diskrete, le t’i pyesë edhe gjyqtarët për presionet dhe ndërhyrjet politike në vendimet e tyre. Nuk është çudi që figura ndërkombëtare më quajnë “kriminel”, pasi ata bazohen në vendime gjyqësore pa njohur kontekstin e plotë dhe rrethanat politike në të cilat janë marrë.

Megjithatë, ministri i Drejtësisë ka mundësi dhe detyrim të njihet me këto detaje dhe t’i paraqesë ato kur komunikon me partnerët ndërkombëtarë.
Nëse dëshiron të veprojë me profesionalizëm dhe integritet, ai duhet të përballet me të vërtetën historike të asaj periudhe dhe të distancohet nga praktikat e dyshimta të së kaluarës. Në fund, nëse nuk dëshiron të bëhet pjesë e një loje të vjetër politike, ministri duhet të shqyrtojë të gjitha faktet dhe të veprojë në përputhje me ligjin dhe ndërgjegjen e tij.

Continue Reading

Lajme

Liqeni i Ohrit në mesin e destinacioneve më të bukura në Evropë

Liqeni i Ohrit, i cili shtrihet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ky destinacion natyror, shpesh i nënvlerësuar, është përzgjedhur së fundmi nga gazetarët e Time Out si një nga vendet më të bukura në Evropë.

Ai konsiderohet një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë në kontinent, duke mahnitur vizitorët me ujërat e tij kristal të kaltër, peizazhet malore dhe qytetet historike që ruajnë një atmosferë autentike.

Në anën e Maqedonisë së Veriut, qyteti i Ohër mbetet pika kryesore turistike, transmeton Klankosova.tv.

I njohur për rrugët me kalldrëm dhe trashëgiminë e pasur kulturore, qyteti ka qenë dikur shtëpi e qindra kishave mesjetare.

Vizitorët mund të shijojnë notin në ujërat e liqenit gjatë ditës dhe të eksplorojnë monumentet historike, ndërsa mbrëmjeve të shijojnë perëndimet spektakolare të diellit.

Në anën shqiptare, peizazhi ofron një atmosferë më të egër dhe të qetë, me fshatra tradicionalë buzë liqenit.

Një ndër më të njohurit është Lin, i famshëm për mozaikët e lashtë dhe kampingjet piktoreske që ofrojnë një përvojë unike relaksi pranë natyrës, transmeton Klankosova.tv.

Në listën e publikuar nga Time Out për destinacionet më të bukura në Evropë përfshihen edhe vende të tjera ikonike, si Alberobello në rajonin e Pulias, i njohur për shtëpitë tradicionale “trulli”, Kopshtet Keë në Londër, si dhe Sagrada Familia në Barcelonë, kryevepra e arkitektit të njohur Antoni Gaudí.

Zgjedhja e Liqenit të Ohrit në këtë listë konfirmon potencialin e madh turistik të rajonit dhe e vendos atë gjithnjë e më shumë në hartën e destinacioneve më tërheqëse në Europë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme15 minutes ago

Qoku: Sot shqiptarët janë më të lirë se kurrë…

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar përmes një qëndrimi publik lidhur me zhvillimet politike dhe mediatike në vend, duke...

Lajme19 minutes ago

Gruevski lajmërohet nga Budapesti pas lajmit se po përgatiten dokumente për ekstradimin e tij

Ish-kryeministri i arratisur në Hungari, Nikola Gruevski, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Drejtësisë, duke e akuzuar për qasje selektive...

Lifestyle4 hours ago

“Oj Nanë” pritet të jetë një nga këngët më të komentuara të momentit

Këngëtari Aleksander Gjelaj ka publikuar projektin e tij më të ri “Oj Nanë”, një këngë me emocion të fortë dhe...

Lajme8 hours ago

Liqeni i Ohrit në mesin e destinacioneve më të bukura në Evropë

Liqeni i Ohrit, i cili shtrihet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ky destinacion natyror, shpesh i nënvlerësuar, është përzgjedhur...

Lajme8 hours ago

Bëhen 10 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA

3 maji i vitit 2016 është një nga datat më historike të Kosovës. Kjo pasi që bëhen 10 vite nga...

Lajme8 hours ago

Tetovarja e mashtroi se ka ngelë shtatzënë, ia mori 18 mijë euro kosovarit

Më datë 02.05.2026 në orën 12:00, një 38-vjeçar nga R. e Kosovës ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar...

Lajme8 hours ago

Të rinjtë gjithnjë e më shumë po dëmtojnë shëndetin duke përdorur nargjile

Përdorimi i nargileve po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë tek të rinjtë, me idenë e gabuar se është më...

Lajme3 days ago

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut....

Lajme3 days ago

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Lufta me Iranin mund të rifillojë “së shpejti”

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar se lufta me Iranin mund të rifillojë “së shpejti”, transmeton Anadolu....

Lajme3 days ago

Qeveria: Ulja e çmimeve të karburanteve vazhdon deri më 18 maj

Qeveria informon opinionin se, pas diskutimeve me kompaninë OKTA dhe me qëllim të zbutjes së presioneve të çmimeve mbi qytetarët...

Trending