Lajme
Ende aktiv zjarri në fshatin Nikushtak
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se zjarri në fshatin Nikushtak Komuna e Likovës vazhdon të jetë ende aktiv dhe siç bëjnë të ditur nga QMK po përhapet drejt fshatrave Nikushtak-Orlancë.
Njoftimi i plotë i QMK-së:
“Zjarri në fshatin Nikushtak, Komuna e Likovës, është ende aktiv dhe po përhapet drejt fshatrave Nikushtak–Orlancë.
Ekipet e NP “Pyjet Nacionale”, dega e Kumanovës, janë tashmë në terren dhe po ndërhyjnë për shuarjen e tij.
Prej orës 10:00 edhe dy Er-traktor nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim po intervenojnë në teren”.
Lajme
Ngjarje e rëndë në Haraçinë: Nxënësi plagoset me thikë në shkollë, dërgohet në spital
Nxënësi plagoset me mjet të mprehtë në një shkollë në Haraçinë
Një nxënës është plagosur me mjet të mprehtë në një shkollë fillore në fshatin Haraçinë të Shkupit, gjatë një përleshjeje me një bashkëmoshatar të tij, njoftoi policia.
Fëmija i lënduar, moshën e të cilit Ministria e Punëve të Brendshme nuk e bën të ditur, është dërguar për mjekim në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”.
Deri më tani nuk ka informacione as për rrethanat e sakta se si ka ardhur deri te përleshja e përgjakshme, e as për shkallën e seriozitetit të lëndimeve të nxënësit.
Lajme
Netanyahu zbulon se fshehurazi iu nënshtrua trajtimit të kancerit të prostatës
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se është “në gjendje të shkëlqyer fizike”, pasi raporti i tij vjetor mjekësor zbuloi se i ishte hequr një tumor malinj.
Në një postim në rrjetin social “X” të premten, Netanyahu ka bërë të ditur se gjatë kontrollit rutinë mjekësor, pas një operacioni të suksesshëm për zmadhimin e prostatës, mjekët zbuluan një tumor malinj në fazë të hershme.
Netanyahu bëri të ditur se kishte kërkuar shtyrjen e publikimit të raportit të tij shëndetësor, në mënyrë që të mos bëhej publik në kulmin e luftës mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, për të shmangur, sipas tij, përhapjen e “propagandës edhe më të rreme kundër Izraelit” nga Teherani.
“Pata një problem të vogël mjekësor me prostatën që u trajtua plotësisht. Falë Zotit, tashmë është pas meje”, u shpreh ai.
“Kur më jepet në kohë informacioni për një rrezik të mundshëm, dua ta trajtoj menjëherë”, tregoi ai.
Lajme
VLEN për Korridorin 8: Ky projekt nuk ndalet dhe nuk është pronë e askujt
Koalicioni VLEN ka reaguar për Korridorin 8, duke theksuar se projekti është strategjik dhe nuk i përket asnjë subjekti politik.
VLEN mirëpret qëndrimet e fundit të BDI-së, duke i cilësuar si përafrim me qëndrimet e tyre të mëhershme. Sipas tyre, Korridori 8 duhet të realizohet në mënyrë profesionale, transparente dhe në shërbim të qytetarëve dhe integrimit evropian.
“VLEN e mirëpret “zbulimin” e fundit të Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me Korridorin 8, i cili, edhe pse me vonesë, konfirmon atë që NE e kemi thënë dhe dëshmuar vazhdimisht: ky projekt nuk ndalet dhe nuk është pronë e askujt. Pas një periudhe të gjatë deklaratash kontradiktore dhe përpjekjesh për të krijuar mjegull politike, është inkurajuese të shohim se opozita më në fund po reflekton dhe po i afrohet qëndrimeve që VLEN i ka mbrojtur me konsekuencë dhe përgjegjësi institucionale”.
“VLEN rikujton se përkushtimi ynë për realizimin e Korridorit 8 ka qenë i qartë që nga dita e parë: Një projekt strategjik që lidh vendin me rajonin dhe me Bashkimi Evropian, dhe që duhet të ndërtohet mbi baza profesionale, transparente dhe të qëndrueshme”, thonë mes tjerash nga VLEN.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
