Lajme
“Shqiponja” fluturon në Kukës – dhuratë e Lazim Destanit, që nderohet me Çelësin e Qytetit
Në Kukës u zhvillua një ceremoni solemne për inaugurimin e monumentit “Shqiponja”, një vepër artistike voluminoze që prej dje do të qëndrojë në hyrje të qytetit, aty ku kryqëzohen rrugët që lidhin Kukësin me Rrugën e Kombit dhe me zonën e Hasit. Kjo vepër arti është një dhuratë nga filantropi tetovar Lazim Destani, i njohur për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të projekteve kulturore dhe kombëtare shqiptare. Në ceremoninë e organizuar me pjesëmarrjen e institucioneve vendore morën pjesë kryetari i Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj, ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë.
Në fjalën e tij, pas prerjes së shiritit, z. Lazim Destani shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe theksoi se ndien krenari që monumenti “Shqiponja” ka gjetur vend në një qytet simbol të bashkimit shqiptar. “Kjo Shqiponjë fluturoi nga Tirana për t’u vendosur këtu, sepse siç duket, shqiponjat i duan malet e larta,” – u shpreh ai. Duke kujtuar rrënjët e tij nga Bozovca e Tetovës, Destani shtoi se me Kukësin e ndan vetëm një kodër dhe se ndien lidhje shpirtërore me këtë qytet, i cili prej dekadash përfaqëson mikpritjen dhe bujarinë shqiptare.
Në shenjë vlerësimi për dashurinë dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për Kukësin, kryetari i bashkisë Albert Halilaj i dorëzoi Lazim Destanit Çelësin e Qytetit, simbol i mirënjohjes dhe respektit të përbashkët. “Kukësi është qyteti që i bashkon të gjithë shqiptarët përmes Rrugës së Kombit. Falë njerëzve si z. Destani, ne ndërtojmë ura bashkimi dhe kujtese kombëtare,” – deklaroi Halilaj. Ndërsa ish-kryeministri Pandeli Majko vlerësoi gjestin e Destanit si shembull të rrallë të filantropisë dhe përkushtimit ndaj identitetit kombëtar.
Monumenti “Shqiponja” është realizuar fillimisht në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe tashmë është vendosur në Kukës, në trekëndëshin simbolik mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai është shoqëruar me elementë ndriçimi dekorativ dhe përbën një pikë të re identitare për qytetin.
Në përfundim të ceremonisë, z. Destani theksoi se kjo vepër nuk është thjesht një monument arti, por një shenjë e bashkimit dhe e aspiratave të përbashkëta të shqiptarëve kudo që janë. “Për Kukësin, për Shqipërinë dhe për të gjitha trojet tona uroj zhvillim dhe përparim shoqëror e kulturor. Të palëkundur le të ecim drejt integrimit në Bashkimin Europian, sepse shqiptarët, përveç gjeografisë, këtu kanë historinë dhe përkatësinë e tyre kulturore,” – u shpreh ai.
Lajme
Superlajm për tifozët e Shkëndijës së Tetovës
Tifozët e KF Shkëndijës dhe dashamirësit e futbollit do të kenë mundësinë të ndjekin sërish nga afër paraqitjen e kuqezinjve në skenën evropiane.
Televizioni Publik TVM2 ka siguruar të drejtat e transmetimit direkt për ndeshjen e rëndësishme të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ekipi nga Tetova do të përballet në udhëtim me skuadrën skoceze Hibernian, në një duel që premton emocione të mëdha dhe rivalitet të lartë për kalimin në fazën tjetër.
Lajme
Shtrenjtohet edhe më shumë nafta në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullor për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës, të cilat do të pësojnë ulje dhe ngritje, duke filluar nga mesnata.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i benzinave do të ulet për 2 denarë për litër. Nga ana tjetër, çmimi i derivateve të tjera shënon rritje: nafta do të shtrenjtohet për 1 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 0,5 denarë për litër.
Çmimet e reja të derivateve të naftës:
EUROSUPER BS-95: 91,0 denarë/litër
EUROSUPER BS-98: 93,0 denarë/litër
EURODIESEL (Nafta): 99,5 denarë/litër
Vaji ekstra i lehtë (EL-1): 98,5 denarë/litër
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi pas mesnate dhe do të vlejnë në të gjitha pikat e karburanteve në vend.
Lajme
Rrahja brutale në Gostivar, policia identifikon katër veta
Ministria e Brendshme përmes një njoftimi informoi se ka identifikuar tre persona të cilët, sipas një videoje në rrjetet sociale, kanë sulmuar dhunshëm dy të rinj në Gostivar.
Policia shpjegon se personat e identifikuar janë dy të mitur nga Gostivari dhe një 20-vjeçar nga Shkupi.
„Dy të mitur nga Gostivari janë thirrur në stacionin policor për bisedë zyrtare, ndërsa dokumentet e tyre të udhëtimit janë konfiskuar me urdhër të prokurorit publik. Personi i tretë është V.D. (20) nga Shkupi, për të cilin është dërguar njoftim zyrtar në Stacionin Policor në Shkup për procedurë të mëtutjeshme“, njoftoi policia.
Ata theksojnë se ndaj të treve do të zbatohet një procedurë e përshpejtuar para gjykatës sapo të kompletohet dokumentacioni i plotë për rastin. Sipas autoriteteve, sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në rrugën „Borçe Jovanoski“, ku dy të rinj janë goditur me mjete dhe shkopinj druri.
Në rrjetet sociale u shfaq një video-incizim shqetësues nga Gostivari, në të cilin shfaqet një përleshje e ashpër fizike mes një grupi më të madh të rinjsh.
Sipas informacioneve të publikuara, gjatë rrahjes, njëri nga djemtë është goditur në pjesën e kokës, pas së cilës ka rënë në tokë dhe ka mbetur i palëvizshëm.
Përkundër faktit se po shtrihej në rrugë, në incizim shihet se sulmi ka vazhduar me goditje të shumta ndaj trupit të tij, gjë që ka shkaktuar reagime dhe dënime të ashpra në rrjetet sociale.(INA)
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
