Lajme
Sali në Skopje Security Forum 2026: Stabiliteti ndërtohet përmes bashkëpunimit, institucioneve të forta dhe vizionit të përbashkët evropian
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë sot në hapjen e Skopje Security Forum 2026, me temë “Architects of Stability: The Security Identity of the Western Balkans”, organizuar nga Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir dhe Universiteti i Tetovës.
Në fjalën e tij, ministri Sali theksoi se siguria dhe stabiliteti i rajonit nuk mund të konsiderohen të mirëqena, por kërkojnë investim të vazhdueshëm në institucione demokratike, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim rajonal.
Ai nënvizoi se integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një nga garancitë më të forta për stabilitet afatgjatë, siguri dhe prosperitet.
“Një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i sigurt kontribuon drejtpërdrejt në një Evropë më të fortë dhe më të bashkuar. Sfidat e sotme – nga kërcënimet hibride dhe dezinformimi, deri te siguria energjetike dhe transformimi teknologjik – kërkojnë përgjigje të përbashkëta dhe bashkëpunim më të thellë rajonal,” deklaroi Sali.
Gjatë forumit u diskutua për identitetin e sigurisë së Ballkanit Perëndimor, sfidat gjeopolitike, ndikimin e fuqive globale, kërcënimet hibride, reziliencën institucionale dhe rolin e rajonit në arkitekturën evropiane të sigurisë.
Ministri Sali shprehu mirënjohje për organizatorët dhe pjesëmarrësit, duke theksuar se dialogu, partneriteti dhe shkëmbimi i ekspertizës mbeten elementë kyç për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më stabile për rajonin.
Lajme
Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar
Ardit Bido, deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, ka komentuar marshimin e djeshëm në Rinas, ku protestuesit u mblodhën pranë ambienteve të aeroportit.
Sipas tij, tentativa të tilla bëhen vetëm kur ndodhin “grushte shteti”.
“Dje ne pamë që një grup 200-300 të rinjsh, të cilët jam i bindur që janë të rinj të pastër, për çfarëdo lloj arsyeje individuale, gjë që duhet ta shohim pak më thellë. Ai i cili i ka orientuar drejt diçkaje që është infrastrukturë kritike, padyshim ka bërë një akt antikombëtar. Aeroportet dhe çdo gjë që është e planifikuar si infrastrukturë kritike”, tha Bido.
Lajme
Shabani: Balancuesi në kohën e BDI-së është keqpërdorë
Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Admir Shabani në emisionin “Click plus” në TV21 ka thënë se Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është në suaza të normave evropiane dhe e mira e gjithë kësaj siç tha ai është se “garanton profesionalizmin e kandidatëve dhe punësimin në bazë të meritokracisë”.
Sipas Shabanit, balancuesi nuk është i shfrytëzueshëm dhe nuk mund të jetë kriter bazë për punësimin e kandidatëve në administratë publike dhe më tej.
“Balancuesi është mjet i konsumuar dhe do duhej mjet tjetër që në parim do të fokusohet në çështjen e profesionalizmit dhe kompetencave të kandidatëve për punësim, ndërsa çështja e etnisë do të jetë çështje dytësore. Propozimi i tashëm i ligjit është në suaza të normave evropiane dhe e mira e kësaj është se garanton profesionalizmin, ndërsa punësimin në bazë të meritokracisë”, ka thënë Shabani, duke potencuar si rregull këtu veçmas Trupin koordinues.
Ai tha se me këtë Ligj po rregullojnë të gjitha defektet që kanë trashëguar, ndërsa akuzoi kundërshtarin e tij politik, Jeton Shaqiri se pikërisht në kohën e tij balancuesi është keqpërdorë.
“Balancuesi kur Jetoni (Shaqiri) ka qenë ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ministër i Arsimit është keqpërdorë në mënyrë të hatashme”, ka thënë Shabani.
Lajme
Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në SHENJA”, komentoi qëndrimin e BDI-së ndaj Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, duke vlerësuar se kundërshtimi i një ligji që trajton çështje kombëtare mund të ketë pasoja serioze politike për këtë parti.
Sipas Aliut, një veprim i tillë mund të shënojë fillimin e rënies politike të BDI-së, duke e larguar atë jo vetëm nga pushteti, por edhe nga skena politike në afat të gjatë.
“Kjo do të jetë historike për BDI-në dhe mendoj se do të jetë hapi i parë për të shkuar në histori përgjithmonë jo veç në opozitë BDI-ja. Të jesh kundër një ligji për të definuar procese kombëtare është më shumë se vetvrasje politike. Dhe po të më pyetni si politikan, uroj që ta bëjnë këtë, uroj që të jenë përpara dhe uroj që të dalin dhe të na japin më shumë material si qeveri”, deklaroi Aliu.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
