Connect with us

Lajme

Blerim Destani pushton Zurich Film Festival 2026

Blerim Destani pushton Zurich Film Festival me premierën botërore të filmit “BLOOD MONEY”

Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Filmi i tij i ri, drama aksion “BLOOD MONEY”, do të shënojë premierën e tij botërore në edicionin e sivjetmë të Zurich Film Festival (ZFF), më 2 tetor 2026.

Përveç shfaqjes së parë të projektit për publikun e gjerë, ky festival do të rezervojë një hapësirë të veçantë për ekipin krijues. Më 3 tetor, Blerim Destani së bashku me bashkëpunëtorët e tij do të jenë pjesë e panelit prestigjioz të diskutimit “ZFF Masters”, ku do të ndajnë prapaskenat e xhirimeve dhe sfidat e realizimit të këtij projekti madhor.

Një kast i jashtëzakonshëm dhe debutimi i Noizy-t si aktor
Filmi mban firmën e regjisorit të vlerësuar Visar Morina dhe sjell një bashkim interesant emrash në ekranin e madh. Përkrah Blerim Destanit, në rolet kryesore luan aktori i mirënjohur gjerman Moritz Bleibtreu, si dhe reperi i dashur për publikun shqiptar, Noizy, i cili me këtë rol shënon debutimin e tij të parë si aktor në një film të metrazhit të gjatë.

Çfarë ndodh në “BLOOD MONEY”?
Ngjarjet e kësaj drame të errët të arteve marciale zhvillohen në qytetin bregdetar të Durrësit. Filmi ndjek historinë e Arionit (luajtur nga Noizy), një ish-i burgosur që rikthehet në dyluftimet e paligjshme të njohura si “The Circle”. Ai pranon të ndeshet për llogari të Ilirit (Blerim Destani), një personazh i zhytur në borxhe të mëdha. Gjërat marrin një kthesë të rrezikshme kur të dy përfshihen pa dashje në një rrjet të madh dhe të paligjshëm bastesh, duke vënë në rrezik gjithçka.

Për të gjithë artdashësit dhe adhuruesit e kinematografisë në Zvicër, biletat dhe oraret e plota të shfaqjeve tashmë janë të disponueshme në faqen zyrtare të festivalit (https://zff.com/de).
/ Foto credits: Zürich Film Festival – Media zff.com /

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Jonida Vokshi me një mesazh të koduar për Monika Lubonjën

“Nuk janë fjalët, por prania, ajo që ka rëndësi”! Ky është mesazhi që Jonida Vokshi ka zgjedhur të ndajë në rrjetet sociale, në një moment kur mikesha e saj e afërt, Monika Lubonja, ndodhet në qendër të vëmendjes.
Prezantuesja dhe aktorja ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me këtë fjali, pa dhënë detaje të tjera dhe pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e Monikës.

Megjithatë, mesazhi është interpretuar si një shenjë mbështetjeje për aktoren, ndërsa situata e saj vijon të jetë në fokusin e opinionit publik.

Vokshi duket se ka zgjedhur të mos bëjë një deklaratë të gjatë apo të komentojë publikisht mbi atë që po ndodh, por të përcjellë një mesazh të shkurtër për rëndësinë e pranisë në momente të vështira.

Një postim i thjeshtë, por që përcjell idenë se mbështetja ndaj një personi të afërt nuk ka gjithmonë nevojë të shprehet me fjalë apo publikisht.

Continue Reading

Lajme

Dëshmitari i Prokurorisë del në favor të Bajramit e Grubit

Dëshmitari i Prokurorisë në rastin “Lotaria”, Vllado Petkovski, është shpallur dëshmitar armiqësor pasi në dëshminë e tij dha përgjigje që favorizojnë të akuzuarit Përparim Bajrami dhe Artan Grubi.

Petkovski, drejtor sektori për lojërat e fatit në Lotarinë Shtetërore, tha se Bajrami kishte pasur qasje proaktive dhe kishte sjellë projekte të reja.

Për paraardhësen e tij, Katica Nikollovska, ai tha se nuk kishte bërë asgjë.

Sa i përket furnizimit me aparate VLT, Petkovski deklaroi se kishte marrë pjesë personalisht në procedurë dhe se ajo nuk kishte qenë kontestuese.

Kjo deklaratë bie ndesh me tezën e Prokurorisë se furnizimi ishte i panevojshëm dhe i kishte shkaktuar dëm buxhetit prej 9.7 milionë eurosh.

Petkovski tha gjithashtu se në Lotarinë Shtetërore ishte diskutuar mundësia që ajo vetë të organizonte lojëra elektronike të fatit.

Sipas tij, para furnizimit me VLT aparate ishin përgatitur dokumente, studim fizibiliteti, hulumtim tregu, si dhe ishin marrë mendime nga Ministria e Financave dhe Qeveria.

“Qëllimi ishte që i gjithë fitimi të mbetej te Lotaria Shtetërore dhe të mos ndahej me të tjerët”, deklaroi Petkovski para gjykatës.

Pas këtyre përgjigjeve, Prokuroria hoqi dorë nga dëshmitari, por kërkoi që ai të merrej në pyetje përmes pyetjeve të kryqëzuara, ndërsa avokati i Grubit, Goce Ristevski, tha se dëshmia e konfirmon tezën e mbrojtjes.

Seancat e radhës do të vazhdojnë me dëgjimin e gjashtë dëshmitarëve të tjerë, ndërsa tetë të akuzuarit përballen me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vepër për të cilën parashihet dënim prej një deri në pesë vjet burg.

Continue Reading

Lajme

Kamerat e fshehta mund të jenë më afër se mendoni: Si t’i dalloni dhe si të mbroheni?

Kamerat moderne mund të jenë shumë të vogla, të lidhen me internetin dhe të transmetojnë pamje e zë nga distanca. Disa regjistrojnë edhe pa Wi-Fi, ndërsa të tjera bëhen rrezik serioz nëse kanë fjalëkalime të dobëta, konfigurime të pasigurta ose bien në duar të paautorizuara. Rreziku lidhet edhe me pajisje që regjistrojnë vetëm zë, pa lente të dukshme.

Kamerat e vogla dhe pajisjet inteligjente janë bërë shumë më të qasshme. Shumë prej tyre kontrollohen përmes telefonit, mund të transmetojnë drejtpërdrejt dhe t’i ruajnë regjistrimet në cloud ose në kartë memorie.

Prandaj mbrojtja e privatësisë nuk kufizohet vetëm te kërkimi i një lenteje të fshehur. Duhet të dimë edhe nëse pajisja mund të regjistrojë zë, nëse transmeton nga larg, ku ruhen regjistrimet dhe sa e sigurt është vetë pajisja ose llogaria që e kontrollon.

Filloni me një kontroll të thjeshtë të hapësirës

Në hotel, apartament me qira, dhomë gjumi, banjë, dush apo kabinë zhveshjeje, kontrolli i parë duhet të jetë vizual.

Shikoni sidomos objektet që kanë pamje të drejtpërdrejtë drejt shtratit, dushit ose zonës ku ndërrohen rrobat. Vëmendjen duhet ta tërheqin vrimat e pazakonta, sipërfaqet shumë të vogla e të errëta prej xhami, pajisjet e orientuara çuditshëm ose objektet elektronike që nuk duket se kanë arsye të jenë aty.
Kjo nuk do të thotë se çdo detektor tymi, karikues, orë apo pajisje elektronike fsheh kamerë.
Një element i pazakontë është vetëm arsye për kontroll më të kujdesshëm, jo provë se po regjistroheni, transmeton Telegrafi.

Fikni dritat dhe kërkoni reflektimin e lentes

Lentet e kamerave mund të reflektojnë dritën. Në një ambient të errësuar, drita e telefonit mund të drejtohet ngadalë drejt objekteve të dyshimta.

Një reflektim i vogël dhe relativisht i fortë mund të jetë indicie se aty ndodhet një sipërfaqe optike. Por kjo metodë nuk është e pagabueshme: xhami, plastika dhe metali gjithashtu reflektojnë dritën, ndërsa një lente e vendosur thellë ose në kënd tjetër mund të mos jetë e dukshme.

Telefoni mund të ndihmojë për kamerat me infra të kuqe

Disa kamera përdorin LED infra të kuqe për të regjistruar në errësirë. Syri i njeriut nuk i sheh këto rreze, por disa kamera telefonash mund t’i perceptojnë.

Një provë e thjeshtë mund të bëhet me telekomandën e televizorit: drejtojeni nga kamera e telefonit dhe shtypni një buton. Nëse në ekran shfaqet dritë e bardhë, rozë ose vjollcë, ajo kamerë mund të perceptojë të paktën një pjesë të rrezatimit infra të kuq.

Më pas, në një dhomë të errësuar, mund të kontrolloni përmes kamerës së telefonit nëse shfaqen pika të vogla të ndritshme pranë një pajisjeje të dyshimtë.

Megjithatë, shumë telefona modernë filtrojnë infra të kuqen, ndërsa shumë kamera të fshehta nuk përdorin fare ndriçim infra të kuq. Pra, nëse nuk shihni asgjë, kjo nuk dëshmon se kamera nuk ekziston.


A tregon drita e kuqe se kamera po regjistron?

Jo domosdoshmërisht.

Disa kamera kanë LED që ndizet gjatë regjistrimit, transmetimit ose lidhjes me rrjetin. Te të tjera kjo dritë mund të çaktivizohet ose mund të mos ekzistojë fare.
Prandaj mungesa e një drite të kuqe, blu apo të gjelbër nuk do të thotë se kamera është e fikur. Një pajisje mund të regjistrojë pa zhurmë dhe pa sinjale të dukshme.

Pamjet dhe zëri mund të merren edhe nga larg

Kamerat inteligjente zakonisht lidhen me internetin përmes Wi-Fi-së. Sipas National Cyber Security Centre (NCSC) të Britanisë, kjo u mundëson përdoruesve të shohin transmetimin drejtpërdrejt dhe të marrin njoftime edhe kur ndodhen jashtë shtëpisë.

Por Wi-Fi nuk është mënyra e vetme. Një kamerë mund t’i ruajë pamjet në kartë microSD pa qenë fare e lidhur me internetin, mund të përdorë rrjet celular ose të lidhet me një regjistrues lokal.
Pra, mungesa e Wi-Fi-së nuk do të thotë se pajisja nuk po regjistron.

Jo vetëm pamje – mund të regjistrohet edhe zëri

Shumë kamera moderne kanë mikrofon të integruar. Federal Trade Commission (FTC) sqaron se kamerat smart dhe IP mund të transmetojnë jo vetëm video, por edhe audio, të cilën përdoruesi mund ta dëgjojë nga telefoni ose kompjuteri.

Ekzistojnë gjithashtu pajisje që nuk kanë fare lente dhe funksionojnë vetëm si regjistrues zëri. Kjo është arsyeja pse një kontroll i privatësisë nuk duhet të kufizohet vetëm te kërkimi i kamerave.

Si mund të ndodhë qasja e paautorizuar nga larg

Qasja nga larg nuk kërkon që personi të jetë fizikisht pranë kamerës.

Nëse një kamerë është e lidhur me internetin, dikush që fiton qasje të paautorizuar në llogarinë, aplikacionin ose rrjetin e saj mund të shohë transmetimin apo regjistrimet dhe, kur pajisja e mbështet, edhe të dëgjojë audion.
NCSC paralajmëron se transmetimet ose pamjet e kamerave smart mund, në raste të caktuara, të bëhen të qasshme për persona të paautorizuar. Një rrezik i njohur janë fjalëkalimet e parazgjedhura nga prodhuesi ose fjalëkalimet e dobëta që mund të hamendësohen.

Rrezikun mund ta shtojnë përdorimi i të njëjtit fjalëkalim në disa shërbime, mungesa e verifikimit me dy faktorë, firmware-i i vjetër, aplikacionet e papërditësuara ose komprometimi i telefonit apo kompjuterit nga i cili menaxhohet kamera.

FTC rekomandon përdorimin e fjalëkalimeve unike, aktivizimin e autentikimit me dy faktorë kur ofrohet, si dhe përditësimin e kamerës dhe aplikacionit.


Edhe routeri mund të jetë pika e dobët

Siguria e kamerës lidhet edhe me sigurinë e rrjetit.
NCSC paralajmëron se funksione të routerit si UPnP dhe port forwarding mund, në konfigurime të caktuara, të ekspozojnë pajisjet e rrjetit ndaj internetit dhe rekomandon çaktivizimin e tyre kur nuk nevojiten. Po ashtu këshillon që qasja nga larg të çaktivizohet nëse përdoruesit nuk u duhet.

Për mbrojtje, përdorni fjalëkalime të gjata dhe unike, aktivizoni verifikimin me dy hapa, përditësoni firmware-in e kamerës dhe routerit dhe mos lini të aktivizuara funksione që nuk i përdorni. NCSC gjithashtu këshillon shmangien e pajisjeve që nuk mbështeten më me përditësime sigurie.

A mund ta zbulojë Wi-Fi-ja një kamerë të fshehtë?

Nëse keni qasje të ligjshme në rrjetin Wi-Fi, lista e pajisjeve të lidhura mund të tregojë një pajisje që nuk e njihni.

Por kjo nuk është provë përfundimtare. Kamera mund të regjistrojë vetëm lokalisht, të jetë në një rrjet tjetër ose të paraqitet me një emër teknik që nuk tregon se është kamerë.

Prandaj aplikacionet që premtojnë se “zbulojnë çdo kamerë të fshehtë” vetëm duke skanuar Wi-Fi-n duhet të trajtohen me rezervë.

Po detektorët profesionalë?

Ekzistojnë pajisje që kërkojnë sinjale radiofrekuence ose reflektim optik të lentes.

Ato mund të ndihmojnë, por nuk janë të pagabueshme. Një detektor RF mund të reagojë ndaj telefonave, routerëve, Bluetooth-it dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Ndërsa një kamerë që regjistron vetëm në kartë memorie mund të mos transmetojë fare sinjal radio.
Prandaj mënyra më e mirë është kombinimi i kontrollit fizik, kontrollit optik dhe kontrollit të rrjetit, kur ky është i mundur.

Po apartamentet me qira?

Airbnb aktualisht nuk lejon kamera ose pajisje regjistrimi që monitorojnë hapësirat e brendshme të banesave të listuara në platformë, edhe nëse pajisjet janë të fikura ose të shkëputura. Kamerat e fshehta janë rreptësisht të ndaluara. Airbnb i përkufizon si pajisje regjistrimi edhe ato që regjistrojnë ose transmetojnë video, imazhe apo audio.

Kamerat e jashtme mund të lejohen sipas kushteve të platformës, por prania dhe vendndodhja e tyre duhet të deklarohen dhe ato nuk mund të monitorojnë zona ku njerëzit kanë pritshmëri të lartë për privatësi.


Nëse gjeni një pajisje të dyshimtë

Mos e shkatërroni dhe mos e çmontoni menjëherë.
Fotografojeni pajisjen dhe pozicionin ku ndodhet.
Dokumentoni ambientin dhe shmangni manipulimin e panevojshëm. Nëse mendoni se mund të bëhet fjalë për provë, mos hiqni kartën e memories dhe mos ndryshoni konfigurimet.
Në hotel ose apartament me qira, kontaktoni menaxhmentin ose platformën përmes së cilës është bërë rezervimi.

Nëse dyshoni se jeni regjistruar pa dijeninë tuaj në një hapësirë private, rasti mund t’u raportohet organeve kompetente dhe, kur kemi të bëjmë me përpunim të të dhënave personale, edhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Mos u përpiqni ta “hakoni” pajisjen për të zbuluar se kujt i përket dhe mos hyni në llogari ose sisteme që nuk janë tuajat.

Pesë gjëra që nuk duhet t’i merrni si të mirëqena

“Nëse nuk ka dritë të kuqe, nuk regjistron” – jo domosdoshmërisht.

“Nëse nuk ka Wi-Fi, nuk regjistron” – gabim; pajisja mund të ruajë pamjet lokalisht.

“Telefoni zbulon çdo kamerë” – jo.

“Një aplikacion mund ta gjejë çdo pajisje të fshehtë” – jo.

“Një kamerë e zakonshme shtëpiake është automatikisht e sigurt” – jo. Siguria varet edhe nga fjalëkalimi, firmware-i, llogaria, routeri dhe konfigurimi i qasjes nga larg. NCSC dhe FTC rekomandojnë masa konkrete për zvogëlimin e këtyre rreziqeve.

Nuk ekziston një “truk magjik” që zbulon çdo kamerë

Një pajisje mund të regjistrojë pa LED, pa zhurmë, pa Wi-Fi dhe pa dhënë shenja të dukshme.
Prandaj mbrojtja më e mirë është kombinimi i kontrollit fizik të ambientit, vëmendjes ndaj objekteve të pazakonta, kërkimit të reflektimeve, kontrollit për infra të kuqe dhe, kur është e mundur, kontrollit të rrjetit.

Privatësia sot nuk mbrohet vetëm duke kërkuar një lente të fshehur. Duhet menduar edhe për mikrofonin, lidhjen me internetin, ruajtjen e regjistrimeve, sigurinë e routerit dhe mbrojtjen e llogarive që kontrollojnë këto pajisje. /Telegrafi/

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme15 minutes ago

Blerim Destani pushton Zurich Film Festival 2026

Blerim Destani pushton Zurich Film Festival me premierën botërore të filmit “BLOOD MONEY” Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani rikthehet...

Lajme16 minutes ago

Jonida Vokshi me një mesazh të koduar për Monika Lubonjën

“Nuk janë fjalët, por prania, ajo që ka rëndësi”! Ky është mesazhi që Jonida Vokshi ka zgjedhur të ndajë në...

Lajme18 minutes ago

Dëshmitari i Prokurorisë del në favor të Bajramit e Grubit

Dëshmitari i Prokurorisë në rastin “Lotaria”, Vllado Petkovski, është shpallur dëshmitar armiqësor pasi në dëshminë e tij dha përgjigje që...

Lajme21 minutes ago

Kamerat e fshehta mund të jenë më afër se mendoni: Si t’i dalloni dhe si të mbroheni?

Kamerat moderne mund të jenë shumë të vogla, të lidhen me internetin dhe të transmetojnë pamje e zë nga distanca....

Lajme24 minutes ago

Kodra e Diellit investon në porta të reja për skanimin e biletave

Drejtori i ski-qendrës “Kodra e Diellit”, Gani Aliji, ka njoftuar për një investim të ri në vendosjen e portave për...

Lajme27 minutes ago

Bastisje në Gazi Babë, arrestohet 33-vjeçari – policia i gjen bombë dore në shtëpi

Një 33-vjeçar është arrestuar në zonën e Gazi Babës në Shkup, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij policia ka...

Lajme21 hours ago

Mexhiti: Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se nuk është bërë pishman për largimin e tij nga BDI-ja, duke theksuar...

Lajme21 hours ago

Videot intime të artisteve, reagon Aurela Gaçe: Do të ndërmarr …

Ditët e fundit, rrjetet sociale dhe portalet online janë përfshirë nga një valë aludimesh dhe diskutimesh lidhur me disa video...

Lajme22 hours ago

Videot intime, zbardhet dëshmia e Hilës në Polici: Kamerat i vura për të siguruar banesën, nuk kam shkarkuar asgjë

Është zbardhur dëshmia e kompozitorit Adrian Hila në Policinë e Tiranës, lidhur me publikimin e disa videove intime, në të...

Lajme1 day ago

Drejtori i NPK, Samet Bislimi: Puna vazhdon edhe gjatë natës për një Tetovë më të pastër

Puna e ekipeve të Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë vazhdon edhe gjatë orëve të natës, me angazhime për mirëmbajtjen dhe...

Trending