Lajme
Mexhiti: Shqiptarët po përfaqësohen me përgjegjësi, ata marrin hisen që u takon
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në Kuvendin themelues të partisë ka përmendur projektet kyçe të realizura gjatë këtij mandati dyvjeçar nga ana e VLEN-it si pjesëmarrëse në qeveri.
Ai tha se mbi 40 milionë euro po investohen në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, një investim në dije, në rininë tonë dhe në të ardhmen e brezave që vijnë.
“Rreth 20 milionë euro po investohen në fazën e fundit të Sheshit “Skënderbeu”, duke përmbyllur një projekt me rëndësi të veçantë për shqiptarët në kryeqytet. 74 milionë euro janë planifikuar për Spitalin e Tetovës, sepse qytetarët tanë meritojnë shërbime shëndetësore dinjitoze dhe moderne. Mbi 200 milionë euro po investohen në autostradën Shkup–Bllacë, korridorin që lidh Shkupin me Prishtinën dhe që hap perspektiva të reja ekonomike për të gjithë rajonin”, ka thënë ai.
Përmes projekteve të ndryshme zhvillimore, shtoi se po realizohen rreth 100 milionë euro investime në komunat shqiptare: në rrugë lokale, shkolla, çerdhe, ujësjellësa dhe infrastrukturë që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
Ndërkohë, Korridori VIII, një nga projektet më të mëdha strategjike të shtetit, kalon nëpër zona ku jetojnë mijëra familje shqiptare, duke sjellë zhvillim dhe mundësi të reja ekonomike edhe për komunat shqiptare.
“Këto janë faktet se kur shqiptarët përfaqësohen me përgjegjësi, ata marrin hisen që u takon nga buxheti i shtetit. Sepse përfaqësimi i vërtetë nuk matet me numrin e funksioneve. Përfaqësimi i vërtetë matet me universitetet që ndërtohen, me spitalet që modernizohen, me rrugët që lidhin qytetet tona dhe me investimet që mbërrijnë në komunat tona. Dhe këtu shihet rëndësia e decentralizimit. Kur komunat kanë më shumë mundësi për të vendosur mbi prioritetet e tyre, zhvillimi bëhet më i drejtë, më i shpejtë dhe më afër qytetarëve”, ka thënë Mexhiti në fjalën e tij.
Lajme
Lazim Destani feston ditëlindjen, urimi i të birit Blerim emocionon ndjekësit
“Urime ditëlindjen, babë i dashur!” – mesazhi i aktorit të njohur për të atin
Sot është një ditë e veçantë për familjen Destani. Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptar, Lazim Destani, feston ditëlindjen, ndërsa në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar urimi i të birit, aktorit me famë ndërkombëtare, Blerim Destani.
Me një mesazh të shkurtër, por plot dashuri e emocion, Blerimi ka zgjedhur rrjetet sociale për t’ia uruar ditëlindjen të atit.
“Urime ditëlindjen, babë i dashur!”, ka shkruar aktori, duke e shoqëruar urimin me një fotografi të ngrohtë përkrah të atit.
Një urim i thjeshtë në fjalë, por që përcjell shumë për marrëdhënien e veçantë mes babait dhe të birit.
Lazim Destani prej vitesh është një nga emrat e njohur të diasporës shqiptare, i vlerësuar për aktivitetin e tij në biznes, por edhe për kontributin në iniciativa humanitare, sociale dhe në mbështetje të komunitetit shqiptar.
Lajme
Vrasja në Ksamil, gjykata lë në burg Sokrat Vatën: Çfarë u vendos për të arrestuarit e tjerë
Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një turist portugez.
Për autorin e dyshuar të vrasjes, Sokrat Vatën është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Po ashtu me masën e arrestit me burg janë lënë edhe dy shtetasit turq, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu.
Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është caktuar arresti në burg për një afat 45-ditor.
Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun dhe Kristo Koshon është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Lajme
VANDALIZËM NË MALIN SHARR: Dëmtohen shtyllat që orientonin alpinistët
Shtyllat e shenjëzimit dimëror për orientim të vizitorëve në Malin Sharr janë dëmtuar. Këta shtylla janë vendosur në shtegun nga Kodra e Diellit deri tek Maja e Titos. Sipas kryetarit të Komunës së Bogovinës Feti Abazi, mbi 45 nga 112 shtyllat e vendosura janë dëmtuar, shkatërruar ose larguar. “Ky është një dëm i madh për një projekt të realizuar me mbështetjen e Ambasadave të Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, me pjesëmarrjen e vullnetarëve dhe bizneseve lokale nga Komuna e Bogovinës dhe Tetovës. Turizmi malor është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e Komunës së Bogovinës. Prandaj, çdo akt vandalizmi dëmton jo vetëm një investim, por edhe përpjekjet tona për ta zhvilluar dhe promovuar Malin Sharr si destinacion turistik”, shkruan në reagimin e tij kryetari i Komunës së Bogovinës Feti Abazi.
Ka reaguar edhe Ambasada e Austrisë. Nga Ambasada theksojnë se dëmi nuk është vetëm financiar, pasi shkatërrimi i shënjimeve mund të rrezikojë drejtpërdrejt sigurinë e alpinistëve, veçanërisht gjatë kushteve të vështira dimërore me borë, mjegull, erëra të forta dhe dukshmëri të reduktuar. Ambasada pret që institucionet kompetente të zbardhin të gjitha rrethanat dhe të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave përgjegjës. “Shënjimi i shtigjeve malore nuk është vetëm një shtyllë apo një shenjë. Në kushte me borë, mjegull dhe stuhi, ai mund të bëjë dallimin ndërmjet kthimit të sigurt dhe humbjes në mal”, thuhet në reagim.
Shënjimi i kësaj traseje, e gjatë rreth 11 kilometra, u vendos nga nëntori i vitit 2025 deri në fund të korrikut 2026, me pjesëmarrjen e më shumë se 25 vullnetarëve, të cilët investuan një angazhim të konsiderueshëm dhe orë pune në transportin dhe vendosjen e pajisjeve. Nga Parku Kombëtar “Mali Sharr” thonë se në kushtet e dimrit, shenjëzimi veror mbulohet nga bora, ndërsa në pjesë të caktuara shtegu dimëror devijon qëllimisht nga ai veror për shkak të rrezikut nga ortekët dhe rreziqeve të tjera. “Shtyllat janë të prodhuara për kushte të vështira malore dhe janë të shënuara me shenja shumë të dukshme me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, në mënyrë që të jenë të dallueshme edhe në borë, mjegull, gjatë natës dhe në kushte me dukshmëri të reduktuar. Kjo nuk është vetëm dëm material. Çdo shtyllë e hequr ose e shkatërruar nënkupton edhe humbjen e një pike orientimi, e cila në kushte të vështira dimërore mund të jetë vendimtare për sigurinë e alpinistëve”, thonë nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”. Rasti është raportuar në Stacionin Policor. Më 19 gusht 2026, një ekip profesional i policisë, në prani të përfaqësuesve të Parkut Kombëtar Mali Sharr, ka kryer inspektim në terren dhe ka dokumentuar lokacionet ku është konstatuar dëmtimi dhe largimi i pajisjeve.
Shoqatat malore theksojnë se ky nuk është vetëm dëm material. “Pas pajisjeve të shkatërruara qëndron diçka shumë më e rëndësishme, pra mundi i njerëzve që punuan që Mali Sharr të jetë më i sigurt dhe më mirë i përgatitur për alpinistët dhe vizitorë”, thuhet mes tjerash në reagimin e shoqatave malore. (koha.mk)
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
