Connect with us

Lifestyle

Princesha Mette-Marit i nënshtrohet transplantit të mushkërive, familja mbretërore jep lajmin e rëndësishëm

rincesha Mette-Marit i është nënshtruar me sukses një transplanti të mushkërive në spitalin Rikshospitalet në Oslo, sipas njoftimit të bërë nga familja mbretërore norvegjeze.

Princesha 52-vjeçare ishte diagnostikuar në vitin 2018 me Pulmonary fibrosis, një sëmundje progresive që shkakton dëmtim të indit të mushkërive dhe vështirësi të vazhdueshme në frymëmarrje. Gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar gjatë muajve të fundit, duke bërë që transplanti të konsiderohej i domosdoshëm nga ekipi mjekësor.

Sipas mjekëve, ndërhyrja kirurgjikale ka rezultuar e suksesshme dhe princesha po rikuperohet nën kujdesin e specialistëve. Ajo pritet të qëndrojë për disa javë në spital, ku do t’i nënshtrohet monitorimit të vazhdueshëm dhe përshtatjes së trajtimit pas transplantit.

Në deklaratën zyrtare, familja mbretërore bëri të ditur se kjo periudhë rikuperimi është pjesë normale e procesit për pacientët që i nënshtrohen një procedure të tillë.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Haakon Magnus, ka reduktuar angazhimet publike për të qenë pranë princeshës gjatë fazës së shërimit. Sipas burimeve zyrtare, informacione të reja për gjendjen e saj do të publikohen pasi ajo të largohet nga spitali.

Lajmi vjen në një periudhë të ndjeshme për familjen mbretërore norvegjeze, e cila gjatë muajve të fundit është përballur me vëmendje të shtuar mediatike për çështje të ndryshme familjare dhe publike.

Pavarësisht sfidave, njoftimi për suksesin e operacionit është pritur me lehtësim nga publiku norvegjez, ndërsa shumë qytetarë dhe mbështetës të familjes mbretërore kanë dërguar mesazhe urimi për një rikuperim të shpejtë të princeshës.

Lajme

Blerim Destani pushton Zurich Film Festival 2026

Blerim Destani pushton Zurich Film Festival me premierën botërore të filmit “BLOOD MONEY”

Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Filmi i tij i ri, drama aksion “BLOOD MONEY”, do të shënojë premierën e tij botërore në edicionin e sivjetmë të Zurich Film Festival (ZFF), më 2 tetor 2026.

Përveç shfaqjes së parë të projektit për publikun e gjerë, ky festival do të rezervojë një hapësirë të veçantë për ekipin krijues. Më 3 tetor, Blerim Destani së bashku me bashkëpunëtorët e tij do të jenë pjesë e panelit prestigjioz të diskutimit “ZFF Masters”, ku do të ndajnë prapaskenat e xhirimeve dhe sfidat e realizimit të këtij projekti madhor.

Një kast i jashtëzakonshëm dhe debutimi i Noizy-t si aktor
Filmi mban firmën e regjisorit të vlerësuar Visar Morina dhe sjell një bashkim interesant emrash në ekranin e madh. Përkrah Blerim Destanit, në rolet kryesore luan aktori i mirënjohur gjerman Moritz Bleibtreu, si dhe reperi i dashur për publikun shqiptar, Noizy, i cili me këtë rol shënon debutimin e tij të parë si aktor në një film të metrazhit të gjatë.

Çfarë ndodh në “BLOOD MONEY”?
Ngjarjet e kësaj drame të errët të arteve marciale zhvillohen në qytetin bregdetar të Durrësit. Filmi ndjek historinë e Arionit (luajtur nga Noizy), një ish-i burgosur që rikthehet në dyluftimet e paligjshme të njohura si “The Circle”. Ai pranon të ndeshet për llogari të Ilirit (Blerim Destani), një personazh i zhytur në borxhe të mëdha. Gjërat marrin një kthesë të rrezikshme kur të dy përfshihen pa dashje në një rrjet të madh dhe të paligjshëm bastesh, duke vënë në rrezik gjithçka.

Për të gjithë artdashësit dhe adhuruesit e kinematografisë në Zvicër, biletat dhe oraret e plota të shfaqjeve tashmë janë të disponueshme në faqen zyrtare të festivalit (https://zff.com/de).
/ Foto credits: Zürich Film Festival – Media zff.com /

Continue Reading

Lajme

Monika Lubonja sot merr këtë vendim pas gjithë bujës në rrjet

Monika Lubonja ka ndërmarrë një veprim në llogarinë e saj në Instagram, pas vëmendjes së madhe që mori emri i saj gjatë orëve të fundit dhe komenteve të shumta që u drejtuan ndaj saj në rrjetet sociale.

Aktorja ka bllokuar komentet në postimet e saj në Instagram, duke mos u dhënë më mundësi ndjekësve të lënë reagime publike në profilin e saj.

Vendimi vjen pasi llogaria e Lubonjës u mbush me komente lidhur me videot intime që kanë qarkulluar në rrjet dhe ku është pretenduar se shfaqet ajo. Në shumë prej postimeve të saj, përdorues të ndryshëm nisën të linin komente për materialet në fjalë, ndërsa nuk munguan as ofendimet dhe sulmet personale ndaj aktores.

Pikërisht pas kësaj vale reagimesh, Lubonja ka zgjedhur të mbyllë hapësirën e komenteve në profilin e saj, të paktën për momentin.

Emri i saj u përfshi në këtë histori pasi në rrjet nisën të qarkullonin materiale për të cilat u pretendua se lidhen me aktoren dhe kompozitorin Adrian Hila. Megjithatë, identiteti i personave që shfaqen në materialet e përfolura nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Vetë Lubonja, deri tani, nuk ka bërë një deklaratë publike për të konfirmuar apo mohuar pretendimet që po qarkullojnë. Veprimi i saj për të bllokuar komentet vjen kështu si reagimi i parë i dukshëm në profilin e saj pas gjithë bujës së krijuar, por nuk përbën një qëndrim të saj mbi vërtetësinë e materialeve.

Continue Reading

Lajme

Marramendëse! Gazetari tregon sa para iu ofruan për të fshirë videot

Gazetari i showbizit, Elton Tozaj, ka zbuluar se pas publikimit të lajmeve të fundit që trazuan botën e showbizit, i është bërë një ofertë e majme për t’i fshirë ato.

Ai u shpreh se një ditë pas publikimit të videove, i janë ofruar plot 50 mijë euro në këmbim të fshirjes së tyre.

Tozaj nuk e bëri të ditur identitetin e personit që i ofroi paratë, duke mos zbuluar se kush qëndron pas kësaj oferte.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme6 hours ago

Artan Grubit nesër i përfundon arresti shtëpiak

Ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi nesër i mbaron arresti shtëpiak. Vendimi ekzekutohet sipas fuqisë së ligjit pasi kalojnë 60...

Lajme8 hours ago

Astrit Iseni pas suspendimit të gjashtë policëve: Askush nuk është mbi ligjin

Gjashtë policë janë suspenduar pas dhunës brutale të ushtruar ndaj dy të rinjëve nga Saraji, Institucionet reaguan në kohë rekord,...

Lajme8 hours ago

40 kamera të reja në funksion, “Safe City” shtrihet në pesë komuna!

Sistemi i kamerave “Safe City” ka nisur funksionimin edhe në rajonin e Ohrit, me rreth 40 kamera të vendosura në...

Lajme9 hours ago

Mbrëmja e “Duelit Sportiv” përfundon me incident në mes të Liridon Lecit dhe Edonisa Aliut

Televizioni Dukagjini ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me panelistin Liridon Leci, pas një incidenti që ka ndodhur të...

Lajme1 day ago

Ali Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka zhvilluar një takim me...

Lajme1 day ago

Kasami dhe Mexhiti vizitojnë shtabin e Jakup Huseinit në Çellopek: Edhe 7 ditë deri te ndryshimi

Dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë vizituar sonte shtabin e kandidatit për kryetar të Komunës së...

Lajme1 day ago

Tragjedi në Gjilan: Babai e vret djalin!

Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit, këtë e ka konfirmuar edhe...

Lajme1 day ago

Suspendohen 6 policët, Astrit Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

Pas incidentit të 7 tetorit në Shkup, gjashtë policë do të suspendohen dhe ndaj tyre do të nisë procedurë disiplinore....

Lajme1 day ago

MPB-ja suspendon gjashtë policë për përdorim të tepruar të forcës ndaj dy të rinjve

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të iniciojë procedurë disiplinore ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe do t’i suspendojë...

Lajme1 day ago

Të bllokuar nga stuhia në Malin Sharr, Kosova shpëton dy alpinistë të huaj!

Dy shtetas të huaj, të cilët kishin humbur rrugën drejt majës së Piribegut në Malin Sharr, janë shpëtuar falë ndërhyrjes...

Trending