Lajme
Hoxha në Top Tema: Leja për USJE-n do të jetë sipas standardeve të reja, më të rrepta mjedisore, njësoj si për të gjithë operatorët me leje A të integruar
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në intervistën e sotme në emisionin \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Top Tema\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” në Televizionin Tellma, ka përgënjeshtruar informacionin se çimentorja USJE do të marrë leje sipas rregullave të vjetra.
„Me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit, USJE që tani do të implementojë standardet më të reja dhe më të rrepta mjedisore, ndonëse ligji i ri për emetimet industriale hyn në fuqi vetëm në shtator të vitit 2027. E njëjta gjë do të vlejë për të gjithë operatorët që posedojnë Leje të Integruar Ekologjike të kategorisë A”, theksoi Hoxha. Duke pasur parasysh se pas vitit 2027 të gjitha lejet do të duhet të rishikohen, sipas ministrit, është logjike që çdo ripërtëritje aktuale të bëhet sipas kritereve të ardhshme, më të larta për mbrojtjen e ajrit ambiental dhe mjedisit.
Hoxha theksoi gjithashtu se afati institucional për shqyrtimin e kërkesës për leje të USJE-s është ende në rrjedhë: „Kërkesa për leje është publikuar zyrtarisht më 22 maj në ueb-faqen e Ministrisë dhe u është dorëzuar rregullisht Komunës së Kisella Vodës dhe Qytetit të Shkupit. Afati ligjor për paraqitjen e vërejtjeve zgjat deri më 22 qershor. Në javën e parë të korrikut do të mbahet dëgjim publik në territorin e Komunës së Kisella Vodës, ku ndodhet edhe fabrika. Për transparencë të plotë, Ministria do ta publikojë publikisht të gjithë procesverbalin.
„Protesta është një e drejtë e garantuar kushtetuese të cilën unë gjithmonë do ta mbështes, por në këtë rast ka një procedurë të qartë ligjore. Kemi dialog të hapur dhe një dëgjim publik që po afron – ftoj të gjithë qytetarët dhe aktivistët që të përfshihen në mënyrë aktive”, tha ministri në „Top Tema”, duke vënë në dukje se përmes bisedimeve të deritanishme qëllimi përfundimtar tashmë është arritur: USJE do të punojë nën standarde dukshëm më të rrepta se ato të deritanishmet.
Lajme
Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh
Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh.
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kuçevishtë të Shkupit, ku dy persona kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë grabitur një shumë parash.
Sipas njoftimit të policisë, më 25 tetor 2026, në orën 23:20, një 35-vjeçar nga fshati Kuçevishtë ka denoncuar rastin në SPB Shkup.
Ai ka deklaruar se rreth orës 23:00, dy persona të gjinisë mashkullore kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë kërcënuar me armë zjarri atë dhe bashkëshorten e tij.
Më pas, autorët kanë marrë paratë e qarkullimit ditor të një kompanie të postës së shpejtë, ku ishte e punësuar bashkëshortja e denoncuesit.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.
Lajme
Haraçina nis ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve!
Në Haraçinë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve, një projekt që synon t’i japë qendrës së komunës një pamje të re, moderne dhe dinjitoze.
Sheshi do të krijojë një hapësirë të re për qytetarët, duke shërbyer njëkohësisht si vend përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë.
Projekti ishte paralajmëruar dhe diskutuar me qytetarët, ndërsa sot nis zbatimi i tij konkret.
Sheshi i Dëshmorëve po bëhet realitet!
Premtimet marrin kuptim kur shndërrohen në projekte konkrete që i shërbejnë komunitetit dhe ruajnë kujtesën historike.
Lajme
VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjurgjeviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoninë e Veriut
VLEN nëpërmjet një komumikate i kanë reaguar ministres për Punë Sociale të Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenovski për deklaratat e saj për betejën e Kumanovës të cilën ajo e paraqiti si përmbushje e “betimit të Kosovës”.
“Deklaratat e ministres serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski në Zebërnjak, ku beteja e Kumanovës paraqitet si përmbushje e “betimit të Kosovës”, janë provokim i rëndë politik dhe përpjekje për promovimin e miteve dhe narrativave nacionaliste serbe në vendin tonë. Politika zyrtare e Beogradit duhet njëherë e mirë të heqë dorë nga mendësia hegjemoniste. Kjo është e njëjta mendësi që ka shkaktuar katër luftëra dhe qindra mijëra viktima në Ballkan dhe destabilitet të vazhdueshëm në rajon. Edhe më skandaloze është pjesëmarrja e ministrit Ivan Stoilkoviq, i cili në vend që të mbrojë interesat dhe dinjitetin e shtetit ku ushtron detyrën, bëhet pjesë e manifestimeve që shërbejnë për afirmimin e agjendave nacionaliste të një shteti tjetër. Maqedonia e Veriut nuk do të jetë kurrë platformë për pretendime historike e politike të Serbisë! VLEN kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për ta shndërruar historinë në instrument të nacionalizmit. Nuk do të heshtim përballë provokimeve të tilla dhe nuk do të lejojmë që shteti ynë të shndërrohet në skenë për projekte nacionaliste që i përkasin të kaluarës”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.(INA)
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
