Sport
Futbollistët e Afrikës së Jugut u shpërblyen me një çmim që nuk mund ta kishin imagjinuar për barazimit ndaj Çekisë në Kupën e Botës
Kombëtarja e Afrikës së Jugut u gjend në qendër të vëmendjes së publikut sportiv botëror, por këtë herë jo drejtpërdrejt për shkak të asaj që ndodhi në fushën e blertë, por për shkak të skenave të pabesueshme që pasuan në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes.
Pasi arriti të barazonte kundër Republikës Çeke me rezultat 1-1 në Kupën e Botës, kombëtarja e vendit afrikan mori një bonus të pazakontë dhe jashtëzakonisht të vlefshëm.
Sipas informacionit ekskluziv të publikuar nga kanali sportiv The Touchline, drejtuesit e federatës vendosën t’i shpërblejnë me madhështi futbollistët për këtë rezultat.
Lojtarët morën dhurata si bizhuteri luksoze dhe orë të shtrenjta me vlerë mbi 50,000 dollarë secila.
“Lojtarët e Afrikës së Jugut u shpërblyen me bizhuteri dhe ora luksoze me vlerë mbi 50,000 dollarë, pasi siguruan një barazim kundër Republikës Çeke në Kupën e Botës. Dhuratat u dhanë si bonus për performancën e ekipit”, thuhej në postim, i cili u bë shpejt viral.
Fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin kur ekipit iu soll një valixhe plot me ora elitare, e cila, nga sa duket, përfshinte modele nga marka prestigjioze si Rolex.
Futbollistët e Afrikës së Jugut nuk e fshehën kënaqësinë dhe mosbesimin e tyre ndërsa morën aksesorët e tyre të rinj dhe të shtrenjtë të modës.
Ndërsa shumica e federatave të futbollit praktikojnë pagesën e bonuseve monetare vetëm pasi kalojnë fazën e grupeve ose arrijnë në fund të turneut, afrikanojugorët kanë treguar se dinë vërtet ta vlerësojnë dhe shpërblejnë shpirtin luftarak dhe një pikë të fituar kundër një skuadre të favorizuar evropiane, dhe pyetja e vërtetë është se çfarë do të merrnin në rast fitoreje ose kalimi.
Afrika e Jugut ka një pikë pas dy raundeve në Grupin A dhe i duhet një fitore në raundin e fundit kundër Koresë së Jugut për të avancuar më tej.
Sport
Pushimet për hidratim ndezin polemika: mbrojtje për lojtarët apo reklamë për televizionet?
Dhjetorin e kaluar, FIFA njoftoi se pushimet për hidratim do të ishin të detyrueshme në të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës 2026. Duke pasur parasysh kushtet klimatike në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada gjatë muajve qershor dhe korrik, ekzistonte frika se ky mund të ishte Botërori më i nxehtë në histori.
Megjithatë, tani që turneu është në zhvillim, këto pushime janë shndërruar në një nga temat më të diskutuara të Botërorit, me opinione të ndryshme nga trajnerë, futbollistë dhe ekspertë.
Arsyeja është e thjeshtë: një ndeshje e luajtur në temperatura të larta ka të njëjtin pushim treminutësh për hidratim si një ndeshje e zhvilluar në kushte shumë më të favorshme klimatike, si për shembull në Toronto gjatë mbrëmjes, ku temperatura mesatare ishte vetëm 19 gradë Celsius, apo në stadiume me çati të lëvizshme dhe sisteme të kontrollit të klimës, si ato në Houston apo Dallas.
Ndeshje me katër periudha
“Nuk më pëlqen. E kuptoj kur kushtet janë ekstreme, por kur temperaturat janë normale, mendoj se është e panevojshme”, deklaroi përzgjedhësi i Shteteve të Bashkuara, Mauricio Pochettino.
Edhe mesfushori i Spanjës, Mikel Merino, ndau të njëjtin mendim.
“Në shumë stadiume të mbyllura, ku temperaturat nuk janë problem, loja ndalet pa ndonjë arsye të fortë. Kjo nuk është e mirë për tifozët, sepse ritmi i ndeshjes bie dhe loja bëhet më e parashikueshme”.
Sport
Carlo Ancelotti jep lajmin e madh: Neymar rikthehet ndaj Skocisë
Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Kupës së Botës kundër Skocisë, pasi ka lënë pas problemet me lëndimin.
Pas fitores së Brazilit ndaj Haitit, trajneri italian dha lajmin që tifozët brazilianë prisnin me padurim, duke konfirmuar rikthimin e yllit të skuadrës.
“Po, Neymar do të jetë gati për ndeshjen kundër Skocisë”, deklaroi Ancelotti.
Sulmuesi brazilian kishte munguar në ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike, por tani duket se është rikuperuar plotësisht dhe është në dispozicion të ekipit.
Rikthimi i Neymarit vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Brazilin, i cili synon të sigurojë sa më shpejt kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës.
Përvoja dhe cilësia e 34-vjeçarit pritet t’i japin një shtysë të madhe skuadrës së Ancelottit, e cila po fiton gjithnjë e më shumë ritëm në këtë edicion të Botërorit.
Me Brazilin që po afrohet drejt sigurimit të kalimit tutje, rikthimi i Neymarit shton edhe një armë të fuqishme në repartin ofensiv para përballjes së shumëpritur me Skocinë.
Sport
Nuk ka fitues në Atlanta, Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në një barazim që nuk i shërben askujt
Republika Çeke dhe Afrika e Jugut kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të Grupit A, në një barazim 1-1.
Takimi i luajtur në Atlanta nisi mjaft mirë për çekët që kaluan në avantazh në minutën e 6’ të takimit me anë të Sadilek, pas një aksioni mjaft të bukur.
Barazimi erdhi 7 minuta nga fundi, kur Mokoena ktheu në gol një 11-metërsh.
Kështu, Çekuia dhe Afrika e Jugut marrin pikën e parë, ndërsa tashmë do i duhet fitore në ndeshjet e fundit për t’u kualifikuar.
Rezultati:
Republika Çeke 1-1 Afrikë e Jugut
Sadilek 6′ / Mokoena (P) 83′
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
