Lajme
Mexhiti: Tradita dhe kultura janë pjesë e identitetit që na bashkon
Në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, mbrëmë në Sheshin “Skënderbeu” u mbajt “Sofra Shkupjane”, një mbrëmje e veçantë kushtuar muzikës popullore, traditës dhe vlerave kulturore që ndër breza kanë qenë pjesë e identitetit të Shkupit.
Siç njoftoi Komuna e Çairit me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, artistëve dhe mysafirëve të shumtë, mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë festive, ku kënga dhe vallja shqiptare bashkuan publikun në zemër të Çarshisë.
“Kultura dhe tradita janë vlera që na lidhin me rrënjët tona dhe forcojnë identitetin tonë kolektiv. ‘Sofra Shkupjane’ është dëshmi se këto vlera vazhdojnë të jetojnë mes nesh dhe të përcillen me krenari te gjeneratat e reja”, u shpreh Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Ngjarja u zhvillua në praninë e funksionarëve, drejtorëve të institucioneve, këshilltarëve komunalë dhe mysafirëve të shumtë, ndërsa publiku pati mundësinë të shijojë një program të pasur artistik me këngë dhe interpretime që sollën frymën autentike të traditës shqiptare.
Manifestimi “Vera Kulturore e Çairit 2026” vazhdon edhe në ditët në vijim me aktivitete të shumta kulturore dhe artistike në Sheshin “Skënderbeu”.
Lajme
Punë edhe në fundjavë, Daut Memishi nis asfaltimin e rrugës në Dobrosht
Punimet infrastrukturore në Komunën e Tearcës po vazhdojnë pa ndërprerje edhe gjatë fundjavës. Kryetari i komunës, Daut Memishi, ka njoftuar se në fshatin Dobrosht kanë nisur punimet për shtrimin e asfaltit në një rrugë lokale, projekt i cili pritet të përmirësojë ndjeshëm kushtet e qarkullimit për banorët, raporton Tetovasot.
Përmes një postimi publik, Memishi theksoi se angazhimi për realizimin e projekteve infrastrukturore nuk ndalet as gjatë ditëve të pushimit, duke vënë në pah përkushtimin e administratës komunale për përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet e komunës.
“Edhe gjatë fundjavës vazhdojmë me përkushtim për realizimin e projekteve infrastrukturore në komunën tonë. Sot në fshatin Dobrosht kemi filluar me shtrimin e asfaltit, një projekt i rëndësishëm që do të përmirësojë dukshëm kushtet e lëvizjes dhe cilësinë e jetës për banorët”, ka deklaruar Memishi.
Sipas tij, investimet në infrastrukturën rrugore mbeten prioritet i komunës, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe zhvillimin e vendbanimeve rurale, raporton Tetovasot.
“Punë, përkushtim dhe rezultate”, është mesazhi që ka përcjellë kryetari i Komunës së Tearcës, duke paralajmëruar vazhdimin e projekteve edhe në periudhën e ardhshme.
Lajme
Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma! BE është Itaka jonë, do ta integrojmë vendin me çdo kusht
Kryeministri Edi Rama është shprehur se një udhëheqës që ka një qëllim të fortë, me çdo çmim i shkon qëllimit të tij deri në fund, duke mos u ndikuar nga faktorë të jashtëm. Nga mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, Rama tha se nuk mund të realizohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE, nëse qeveria merr drejtim nga fryn era.
“Kur ka momentet të tilla, kam kënaqësi të kujtojë një hollësi te Homeri, ‘kur Odiseu afrohet pranë sirenave dhe refuzon që t’i dëgjojë’. Përkundrazi, ai insiston që t’i dëgjojë, sepse vetëm ai që i dëgjon kupton sesa i madh është tundimi. Ai bën edhe një gjë tjetër, lidhet shumë fortë te direku i anijes, jo se s’ka besim te vetja, por se ai nuk e negocion destinacionin. Dhe atë që vetja mund t’ja bëjë duke e hedhur në ujë pas sirenave, ai e ndalon me litarët që lidh veten te direku.
Sepse ai e di që çdo gjë mund të ndodhë, por qëllimi është ç’ka e ka çuar deri aty dhe ç’ka e çon deri në fund. Një qeveri s’ka të drejtë të mbyllë veshët, por të dëgjojë. Ata janë dëgjuar. Nuk duhet që një qeveri t’ja hedhë gjithë fajin algoritmit, nuk është ky rasti. Por ka një gjë që një qeveri nuk e bën kurrë nëse është aty me një destinacion. Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një grup udhëheqësish nuk i jepet zhurmës.
Sa më shumë zhurma zmadhohet, aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vetë, duke bashkuar të gjithë në emër të destinacionit. Nuk ndërtohet një shtet si ai që ne po ndërtojmë dhe nuk çohet deri në fund një mision historik si ky që na ra ne, për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE-së, duke i dhënë Shqipërisë momentin e dytë më të madh pas lidhjes së Prizrenit, nëse qeveria e tij merr drejtim nga fryn era dhe sugjestionohet nga zhurmat, erërat, sirenat e dallgët. Me çdo çmim, një grup udhëheqës i shkon deri në fund.
Shqipëria nuk është flamingo që merret zvarrë për t\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\’u dukur bukur. Shqipëria është një vend që sot është në luftë të madhe me veteveten dhe BE është Itaka jonë. Le të këndojnë sirenat atë punë kanë, ne kemi punë tjetër. kemi detyrë ta çojmë Shqipërinë në atë breg me çdo kusht. Mos u çudisni që në këtë rrugë që do të kemi shumë të tjerë që do na dalin anash, mbrapa, përballë. Kjo është rruga më e vështirë, është rruga e ime, juaj, e jona e PS”, tha Rama.
Ai shtoi se asnjë shqiptar i arsyeshëm nuk i mbështet protestat që, sipas tij, bëjnë sfilatë në Tiranë dhe shkojnë të bllokojnë aeroportin. Më tej kryeministri tha se në protestat që po zhvillohen në Tiranë po vijnë njerëz nga shtete të ndryshme, për të protestuar në emër të shqiptarëve.
“Jemi në një laborator. Në një laborator ku në kohë reale algoritmi dhe gënjeshtra prodhojnë një realitet paralel që shumë më shpejtë sesa faktet gjejnë rrugën e tyre. Ajo që mbetet për tu bërë është që ne të refuzojmë të ndekim çdo dallgë. Ajo që duhet të bëjmë është të qeverisim Shqipërinë sipas kontratës që kemi me popullin shqiptar dhe jo sipas algoritmit. Të vazhdojmë përpara. Patjetër të dëgjojmë. Askush nuk mund ta thotë që nuk ka shumë të vërteta në ato që thuhen. Zgjedhja jonë është e detyruar. Nuk është një zgjedhje që është njëra nga disa zgjedhjet. Zgjedhja jonë është të bëjmë çmos që njerëzve t’u japim lajmin e mirë. Kemi një problem me shërbimet, patjetër që kemi, por sot mbi 3 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit që 95% të shërbimeve i marrin nga celulari pa takuar asnjë njeri. Kemi te ky 95% problematika sa të duash.
Ne kemi një detyrë që nuk e ka askush tjetër. Ne kemi detyrën të ndërtojmë. Shteti nuk ndërtohet duke bërë luftë nëpër kanalet e algoritmave, në emër të përmirësimit. Shteti ndërtohet duke mos e humbur drejtimin e historisë. Kam pasur shumë mesazhe sikur më ka shkuar ndër mend që unë të jap dorëheqjen. Sepse gjithmonë e më shumë njerëz ftillohen. Gjithmonë e më shumë njerëz besojnë që kjo nuk qëndron as në tokë as në qiell. Nuk mundet dot asnjë shqiptar i arsyeshëm që të pranojë që Tirana të bëhet territor sfilate për një turmë që shkon të bllokojë aeroportin. Ka mbetur një grup ku ka një përzierje të hatashme, që është një përzierje mbarëkombëtare. Vijnë njerëz nga Kosova, nga Maqedonia dhe shtete të tjera për të shpëtuar Shqipërinë, në emër të shqiptarëve. Edhe ata të bankave, të mirëpaguarit, me jetën e tyre e kuptojnë shumë mirë që këtu ka diçka që nuk shkon fare”, tha mes të tjerash Rama.
Lajme
Anketimi i WeBalkans: 77% e shqiptarëve nuk u besojnë partive politike
Partitë politike vijojnë të jenë institucionet me nivelin më të ulët të besimit në Shqipëri. Sipas Anketimit Vjetor të Perceptimit 2026, të publikuar nga projekti WeBalkans, 77 për qind e shqiptarëve deklarojnë se nuk kanë besim te partitë politike, ndërsa vetëm 21.9 për qind shprehen se kanë besim tek ato.
Të dhënat pasqyrojnë një hendek të thellë mes qytetarëve dhe klasës politike, në një periudhë kur debati publik dominohet nga çështje që lidhen me korrupsionin, qeverisjen dhe funksionimin e institucioneve.
Po i njëjti anketim tregon se korrupsioni vazhdon të perceptohet si problemi më i madh me të cilin përballet Shqipëria. Plot 52.1 për qind e të anketuarve e rendisin atë si shqetësimin kryesor kombëtar, duke e vendosur përpara pagave dhe pensioneve të ulëta, të cilat përmenden nga 44.5 për qind e qytetarëve.
Në vendin e tretë renditet kostoja e jetesës dhe inflacioni me 38.4 për qind, ndërsa më pas vijnë shëndetësia me 28.9 për qind, varfëria me 26.9 për qind dhe papunësia me 24.9 për qind. Emigracioni mbetet gjithashtu një shqetësim i rëndësishëm për 23.2 për qind të shqiptarëve.
Rezultatet sugjerojnë se mosbesimi ndaj partive politike lidhet ngushtë me perceptimin e qytetarëve për mënyrën se si adresohen problemet kryesore të vendit. Ndërsa korrupsioni vazhdon të kryesojë listën e shqetësimeve, institucionet politike rezultojnë të jenë ato që gëzojnë më pak besim nga publiku.
Anketimi është realizuar nga projekti WeBalkans në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Turqi.
Punimet në terren janë zhvilluar gjatë periudhës shkurt-prill 2026, përmes intervistave ballë për ballë me kampione përfaqësuese të popullsisë. Në Shqipëri, sondazhi është bazuar në 1 mijë intervista me qytetarë në të gjithë vendin.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
