Connect with us

Lajme

Takim Ahmeti-Varnes, diskutohet për marrëdhëniet ndëretnike dhe sfidat globale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes.

Përmes një njoftimi publik, Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për një sërë çështjesh me interes të përbashkët, duke vënë theks të veçantë te sundimi i ligjit, ruajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe zhvillimet aktuale që lidhen me paqen dhe stabilitetin global.

“Gjatë takimit zhvilluam një bisedë të hapur dhe konstruktive për çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë mbi sundimin e ligjit, rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira ndëretnike, si dhe zhvillimet aktuale që lidhen me paqen dhe stabilitetin global”, ka theksuar Ahmeti.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin vendit në proceset demokratike dhe integruese.

“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj vlerave demokratike, integrimit euroatlantik dhe perspektivës së vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Ahmeti ka vlerësuar se partneriteti ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet edhe më tej në funksion të forcimit të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.

“Jam i bindur se partneriteti ynë do të vazhdojë të forcohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Ahmeti pas takimit me diplomaten amerikane.

Lajme

Drejtori i Shkollës Shqipe, Agron Dedivanaj, në 10-vjetorin e Fondit Humanitar Trieshi

Në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të themelimit të Fondi Humanitar Trieshi dhe aktivitetit për mbledhjen e fondeve, ndër të pranishmit në këtë mbrëmje të veçantë humanitare ishte edhe drejtori i Shkollës Shqipe, Agron Dedivanaj.

Pjesëmarrja e tij në këtë organizim u vlerësua si një mbështetje e rëndësishme për aktivitetet humanitare dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave të komunitetit shqiptar në diasporë. Gjatë mbrëmjes u theksua rëndësia e ruajtjes së vlerave kombëtare, edukimit të brezave të rinj dhe kultivimit të frymës së solidaritetit që karakterizon komunitetin tonë.

Mbrëmja u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe festive, duke bashkuar bashkëvendës, miq, veprimtarë dhe donatorë të shumtë, të cilët kontribuuan në mbështetjen e kauzave humanitare të fondit. Në këtë përvjetor të rëndësishëm u vlerësua puna dhe përkushtimi i të gjithë atyre që gjatë një dekade kanë ndihmuar në realizimin e misionit humanitar të fondit.

Prania e drejtorit Agron Dedivanaj dëshmoi edhe një herë gatishmërinë për të mbështetur nisma që forcojnë unitetin, bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke brenda komunitetit shqiptar.

Në fund të mbrëmjes, organizatorët shprehën mirënjohjen e tyre për të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit, duke theksuar se suksesi i këtij aktiviteti është rezultat i përkushtimit dhe solidaritetit të përbashkët.

Ja postimi plotë:

Me një pjesëmarrje të gjerë dhe atmosferë të ngrohtë vëllazërore, u zhvillua me shumë sukses mbrëmja humanitare kushtuar mbledhjes së fondeve dhe shënimit të 10-vjetorit të themelimit të “Fondit Humanitar Trieshi” në Miçigen.

Ky manifestim mblodhi bashkë bashkëvendës, miq, veprimtarë dhe donatorë të shumtë, të cilët me praninë dhe kontributin e tyre dëshmuan edhe një herë shpirtin e solidaritetit, humanizmit dhe përkushtimit ndaj kauzave të përbashkëta. Gjatë mbrëmjes u kujtuan rrugëtimi dhe aktivitetet e fondit ndër vite, duke vlerësuar punën e palodhshme të të gjithë atyre që kanë kontribuar në themelimin, zhvillimin dhe forcimin e kësaj organizate humanitare.

Dhjetë vite aktivitet janë një dëshmi e qartë e suksesit dhe besimit që komuniteti i Trieshit ka ndërtuar përmes veprave konkrete humanitare, duke ndihmuar familje në nevojë, studentë, projekte komunitare dhe shumë iniciativa të tjera me rëndësi shoqërore.

Në emër të Fondit Humanitar Trieshi, shprehim mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit, sponsorët dhe donatorët që mbështetën këtë mbrëmje dhe kontribuan në realizimin e objektivave tona humanitare. Kontributi i secilit është një vlerë e çmuar dhe një investim i drejtpërdrejtë në forcimin e solidaritetit dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë.

Pas përfundimit të procesit të administrimit dhe verifikimit nga ana e arkëtarëve, me përpikëri dhe transparencë të plotë do të bëhet publikimi i shumës së përgjithshme të fondeve të grumbulluara, si dhe evidentimi i të gjithë donatorëve që kontribuuan në këtë aktivitet. Në këtë mënyrë do të sigurohet një pasqyrë e saktë dhe e plotë e rezultateve të kësaj mbrëmjeje të suksesshme humanitare.

Edhe një herë, falënderojmë të gjithë ata që me praninë, mbështetjen dhe bujarinë e tyre kontribuuan në suksesin e kësaj ngjarjeje të veçantë. Së bashku vazhdojmë misionin tonë humanitar, duke ruajtur vlerat e unitetit, solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.

Continue Reading

Lajme

Koordinatorja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Tetovës, Sevim Berzati, mori pjesë në takimin e parë të organizatës Women Alb World (WAW) në Kanada

Koordinatorja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Tetovës, znj. Sevim Berzati, në cilësinë e anëtares së Bordit të organizatës Women Alb World (WAW), mori pjesë në takimin e parë të kësaj organizate në Kanada, i mbajtur më 20 qershor 2026 në Toronto, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Ky aktivitet mblodhi gra shqiptare nga fusha të ndryshme të jetës publike, akademike, biznesit dhe shoqërisë civile, me qëllim forcimin e bashkëpunimit, krijimin e lidhjeve profesionale dhe fuqizimin e rolit të grave shqiptare në diasporë.

Gjatë takimit u diskutuan tema me rëndësi që lidhen me lidershipin, sipërmarrjen, fuqizimin ekonomik dhe kontributin e grave në zhvillimin shoqëror.

Pjesëmarrëset ndanë përvoja dhe shembuj frymëzues nga angazhimi i tyre profesional dhe shoqëror në Kanada.

Pjesëmarrja e znj. Sevim Berzati në këtë ngjarje paraqet një mundësi të rëndësishme për promovimin e Komunës së Tetovës dhe për forcimin e lidhjeve me diasporën shqiptare, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fusha me interes të përbashkët.

Me këtë rast, znj. Berzati shprehu mirënjohjen për Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Toronto, z. Kadri Dakaj, për ftesën dhe mikpritjen, si dhe për Presidenten e Women Alb World, znj. Mirela Mezani, dhe Sekretaren e Përgjithshme, znj. Elia Resuli, për organizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti.

Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë bashkëpunimin, fuqizimin e grave dhe avancimin e vlerave tona kombëtare në nivel ndërkombëtar.

https://www.facebook.com/share/p/1CPyyQW1gE/

Continue Reading

Lajme

Lapaj i përgjigjet Ballës: Sado të lehësh ti, nuk e bën dot pis protestën

Kryetari i ”Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj i përgjigjet kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ironizoi sot përveç Lapajt dhe Shehajn e Arlind Qorin. Balla i konsideroi opozitarët si “udhëheqësit e Shqipërisë së Re” për shkak të angazhimit në protestën qytetare.

Lapaj ka postuar videon e një qeni duke lehur, duke simbolizuar Taulant Ballën ndërsa shton se çfarëdo që të thotë ai dhe shefi i tij Edi Rama, nuk e zhbën dot protagonizmin e protestës.

“Taulant, sado e sido të lehësh ti nuk e ndryshon dot aktin se ti dhe Edi Rama jeni dy hajdut që keni vjedhur e po vidhni Shqipërinë. Jeni bashkautorë të një sistemi që ka larguar mbi 1 mln qytetarë nga ky vend dhe ka sjellë mjerim e varfëri. Çfarëdo ë të thoni ju nuk e bëni dot protestën ndaj ftoj çdo qytetar masivisht çdo ditë në orën 7 përballë Taulantit dhe shefit të tij, bandës së hajdutëve që e drejtojnë Shqipërinë përmes hajdutërisë”, tha Lapaj.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme43 minutes ago

Drejtori i Shkollës Shqipe, Agron Dedivanaj, në 10-vjetorin e Fondit Humanitar Trieshi

Në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të themelimit të Fondi Humanitar Trieshi dhe aktivitetit për mbledhjen e fondeve, ndër të...

Lajme31 minutes ago

Koordinatorja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Tetovës, Sevim Berzati, mori pjesë në takimin e parë të organizatës Women Alb World (WAW) në Kanada

Koordinatorja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Tetovës, znj. Sevim Berzati, në cilësinë e anëtares së Bordit të organizatës...

Lajme32 minutes ago

Lapaj i përgjigjet Ballës: Sado të lehësh ti, nuk e bën dot pis protestën

Kryetari i ”Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj i përgjigjet kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ironizoi sot...

Lajme37 minutes ago

Takimi Stoilkoviq – Erik Li: Konfirmim për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investues

Në kuadër të aktiviteteve për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ekonomik dhe investues, zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për...

Lajme41 minutes ago

Ftesa e Macron për një drekë zyrtare/ Rama mbi dy orë në Pallatin Elysee, reagon presidenti francez: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot në Paris vizitë zyrtare me një drekë pune në Pallatin Elysee,...

Lajme42 minutes ago

Rikonstruimi/ Ndryshime në Arsim, Shëndetësi e MPJ, Mucunski në Eurointegrime, Miloshoski në MPJ, nuk preken Nikoloski, Toshkovski e Hoxha

Partnerët e koalicionit qeveritar ende nuk kanë përmbyllur të gjitha bisedimet për rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë. Pasi gjatë fundjavës...

Lajme44 minutes ago

Takim Ahmeti-Varnes, diskutohet për marrëdhëniet ndëretnike dhe sfidat globale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së...

Lajme46 minutes ago

Qamili: Buzhala e Latifi i ofendojnë shqiptarët e Tetovës, vetëm se nuk iu nënshtruan Ali Ahmetit

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të gazetarit kosovar Berat Buzhala, duke e akuzuar...

Lajme46 minutes ago

Qamili: Buzhala e Latifi i ofendojnë shqiptarët e Tetovës, vetëm se nuk iu nënshtruan Ali Ahmetit përcjell Zhurnal.mk .

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të gazetarit kosovar Berat Buzhala, duke e akuzuar...

Lifestyle1 hour ago

Ola Xhauri rikthehet me “Location”, kënga e re që mban vulën e një superproduksioni

Këngëtarja Ola Xhauri ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Location”, një bashkëpunim me Florian Tufallarin që e...

Trending