Lajme
Kasami: BDI dhe Gjykata Kushtetuese të sinkronizuar dakorduan vendimin
Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në emisionin “On Time” në TV Koha duke komentuar protestën e nesërme tha se qytetarët nuk do t`i përgjigjen pozitivisht protestës së BDI-së, duke pranuar se integristët megjithatë kishin harxhuar kohën e tij, siç tha ai, “për të trajtuar një problem inekzistent”.
Ai tha se le të tregojnë se cila është përgjegjësia e Tetovës, cila është përgjegjësia e kësaj qeverie që ne siç tha, “të dalim e t`u përgjigjemi”.
“E vetmja përgjegjësi këtu është e Gjykatës Kushtetuese dhe e BDI-së që në mënyrë të sinkronizuar dakordojnë një vendim për abrogim të këtij vendimi në momentin kur jemi në fazën finale të emërtimit të rrugëve konform Kushtetutës dhe Ligjit. Dhe një herë duhet të pyes publikisht BDI-në ‘A është edhe një tentim i BDI-së, për të ndalur procesin e emërtimit të rrugëve në Tetovë?”, ka thënë Kasami.
Lajme
Kasami për protestën: BDI “hedh gurin dhe fsheh dorën”
Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në emisionin “On Time” në “TV Koha” duke komentuar protestën e së nesërmes në Tetovë thotë se BDI në një farë forme luan rolin e saj në stilin “hedh gurin dhe fsheh dorën”!
Sipas tij, bëhet fjalë për situatë absurd.
“BDI nuk deklarohen se qëndrojnë zyrtarisht pas protestës. Këshilltarët e BDI-së para një kohe kërkuan seancë të jashtëzakonshme të Këshillit komunal dhe kur morën informatë se kjo nuk është çështje e Këshillit komunal dhe në situatë kur Këshilli komunal mund të përsërisë gabimin që është bërë në 2007, me automatizëm Këshilli komunal shkon në zgjedhje në bazë të Ligjit dhe Kushtetutës dhe e heshtën atë çështje. Duke e ditur që faji më shumë është i atyre, sepse nuk kemi ne aspak faj si VLEN as në pushtetit qendror e as në atë lokal, ata po mundohen edhe një herë të ‘hedhin gurin dhe të fshehin dorën’. Konkretisht ata duhet të tregojnë se cili është faji i kësaj qeverise aktuale të komunës dhe kësaj qeverie aktuale në pushtetin qendror”, ka thënë Kasami.
Lajme
Kasami: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ndryshojë asgjë
Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në emisionin “On Time” në TV Koha ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve në Tetovë, nuk do të ndryshojë asgjë.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me fatin e rrugës “Dervish Cara”, Sheshin “Iliria” dhe cili do të jetë epilogu, Kasami shprehet i prerë:
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ndryshojë asgjë. Komuna do të vazhdojë të përdorë emërtimet e vitit 2007 e këndej, institucionet do të vazhdojnë të përdorin emërtimet si gjithmonë, ndërkohë Komuna e Tetovës do të vazhdojë me procesin e emërtimit të rrugëve. Ky proces do të përfundojë konform Ligjit dhe Kushtetutës dhe nga ai moment edhe këta rrugë dhe shumë rrugë tjera do të kenë emërtime shqiptare”, ka thënë mes tjerash Kasami.
Lajme
AARC Mbështet Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump dhe Zbatimin e Plotë të Marrëveshjes së Ohrit
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) mbështet fuqimisht Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump, i cili riafirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për paqen, stabilitetin, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor. Duke riafirmuar rëndësinë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe duke pranuar se veprimet që e minojnë atë përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe interesat e politikës së jashtme të SHBA-së, ky Urdhër Ekzekutiv dërgon një mesazh të qartë se stabiliteti afatgjatë në rajon varet nga mbrojtja e të drejtave të barabarta dhe zbatimi me besnikëri i angazhimeve ndërkombëtare.
Pas vizitave të shumta në Uashington, D.C., dhe takimeve të panumërta me zyrtarë të Administratës, AARC është e inkurajuar të shohë se Shtetet e Bashkuara po njohin zyrtarisht sfidat në rritje që prekin të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Kjo njohje pasqyron shqetësimet që AARC ka ngritur vazhdimisht – se përpjekjet për të zhbërë të drejtat e garantuara nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit kërcënojnë jo vetëm stabilitetin dhe harmoninë ndëretnike të vendit, por edhe interesat më të gjera strategjike të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. Urdhri Ekzekutiv nënvizon rëndësinë e lidershipit të vazhdueshëm amerikan për ruajtjen e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe garantimin e zbatimit të plotë të Ohrit.
Ky Urdhër Ekzekutiv përforcon një parim themelor: të drejtat e siguruara përmes Marrëveshjes Kornizë të Ohrit janë detyrime të detyrueshme të bazuara në të drejta të patjetërsueshme dhe jo lëshime politike të përkohshme. Ohri mbetet themeli i paqes, stabilitetit, barazisë dhe partneritetit ndëretnik në Maqedoninë e Veriut.
AARC shpreh shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit që vënë në pikëpyetje respektimin e plotë të këtyre angazhimeve. Veçanërisht, sfida para Gjykatës Kushtetuese ndaj Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve ngre shqetësime serioze për statusin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Po ashtu, jemi të shqetësuar nga masat që zvogëlojnë dukshmërinë dhe përdorimin praktik të shqipes në jetën publike, përfshirë përpjekjet për të ndryshuar përcaktimet e vendosura komunale të gjuhës dhe emërtimet e vendeve në zonat ku shqiptarët kanë jetuar dhe kanë kontribuar prej kohësh si partnerë të barabartë në ndërtimin e shtetit.
Veprime të tilla janë në kundërshtim me frymën dhe shkronjën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Ato dobësojnë besimin, barazinë dhe përfshirjen – parime që Ohri u krijua për t’i mbrojtur përgjithmonë. Protestat e fundit të studentëve që kërkojnë të drejtën për t’iu nënshtruar Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe theksojnë më tej një të vërtetë themelore: qasja në arsim, drejtësi dhe institucione publike në gjuhën zyrtare të qytetarëve është një e drejtë e patjetërsueshme, jo një privilegj.
AARC i bën thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha institucioneve përkatëse që të respektojnë dhe zbatojnë plotësisht Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, të mbrojnë garancitë kushtetuese dhe të sigurojnë barazinë e plotë dhe praktike të gjuhëve në jetën publike.
Ky Urdhër Ekzekutiv është një kujtesë e rëndësishme se stabiliteti afatgjatë në Ballkanin Perëndimor varet nga zbatimi i qëndrueshëm i parimeve demokratike, mbrojtja kushtetuese dhe respektimi i të drejtave të patjetërsueshme për të gjithë qytetarët. Rruga përpara qëndron në realizimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe forcimin e një shteti vërtet multietnik dhe demokratik, të ndërtuar mbi partneritet të barabartë.
AARC qëndron fuqishëm pranë të gjithë atyre që në mënyrë paqësore mbrojnë barazinë, të drejtat kushtetuese, dinjitetin njerëzor dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
