Sport
Ardian Krasniqi mposht Vinko Zadro dhe shpallet kampion i Evropës
Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i Evropës në kategorinë gjysmë të rëndë.
Meçi është zhvilluar në kuadër të spektaklit të boksit “Showdown for Legacy IV” në Gjermani dhe është transmetuar drejtpërdrejt në RTK.
Krasniqi ka hyrë në ring me objektivin për të mbrojtur titullin WBO Intercontinental, ndërsa njëkohësisht synonte edhe titullin evropian. Ai ka zhvilluar një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë duelit, duke dominuar në shumicën e raundeve përballë kundërshtarit kroat.
Megjithatë, dallimin vendimtar e ka bërë në raundin e fundit, ku ka treguar epërsi të qartë dhe e ka vulosur fitoren.
Me këtë triumf, Ardian Krasniqi jo vetëm që e ka mbrojtur titullin e tij WBO Intercontinental, por edhe e ka fituar titullin e kampionit të Evropës.
Sport
Fillojnë ‘ethet’ në Kupën e Botës, përfundon faza e grupeve
Faza e grupeve në Kupën e Botës 2026 ka përfunduar zyrtarisht, duke sjellë edhe çiftet që do të përballen në raundin e 1/16 së finales. Kombëtaret më të mira të turneut kanë siguruar kalimin tutje, ndërsa tani nis faza eliminatore, ku çdo gabim mund të kushtojë me eliminim.
Në mesin e dueleve më të spikatura bie në sy përballja mes Gjermanisë dhe Paraguait, ndërsa Brazili do të sfidojë Japoninë. Kampionia në fuqi, Argjentina, do të përballet me Kepin e Gjelbër, teksa Anglia do të ketë përballë Republikën Demokratike të Kongos.
Një tjetër duel interesant pritet të jetë ai mes Portugalisë dhe Kroacisë, ndërsa Spanja do të masë forcat me Austrinë. Holanda do të përballet me Marokun, kurse Franca do të luajë ndaj Suedisë.
Kanadaja do të sfidojë Afrikën e Jugut, SHBA-ja do të ketë përballë Bosnje dhe Hercegovinën, ndërsa Belgjika do të luajë ndaj Senegalit.
Në anën tjetër të tabelës, Bregu i Fildishtë do të përballet me Norvegjinë, Meksika me Ekuadorin, Zvicra me Algjerinë, ndërsa Kolumbia do të sfidojë Ganën.
Përballjet e plota të 1/16 së finales:
Gjermania – Paraguai
Franca – Suedia
Afrika e Jugut – Kanadaja
Holanda – Maroku
Portugalia – Kroacia
Spanja – Austria
SHBA – Bosnja dhe Hercegovina
Belgjika – Senegali
Brazili – Japonia
Bregu i Fildishtë – Norvegjia
Meksika – Ekuadori
Anglia – Republika Demokratike e Kongos
Argjentina – Kepi i Gjelbër
Australia – Egjipti
Zvicra – Algjeria
Kolumbia – Gana
Nga tani e tutje nuk ka më hapësirë për gabime, pasi çdo ndeshje është me sistem eliminimi direkt dhe vetëm 16 kombëtare do të vazhdojnë rrugëtimin drejt ëndrrës për të ngritur trofeun e Kupës së Botës 2026.
Sport
Garë për Milazim Bajraktarin – klubet kërkojnë kapitenin e Trepçës ’89
Milazim Bajraktari, i njohur si “Ximi”, po vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të futbollit kosovar. Kapiteni i Trepçës ’89 zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës, duke u shfaqur si lider i vërtetë dhe një prej lojtarëve më të dalluar në fushë.
Paraqitjet e tij fantastike kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve, si Skënderbeu, Partizani, Elbasani e Besa e Kavajës, por edhe të skuadrave të njohura kosovare si Prishtina, Drita dhe Ferronikeli.
Me karakter, përkushtim dhe cilësi të padiskutueshme, Bajraktari është kthyer në një simbol të Trepçës ’89 dhe një futbollist që çdo klub do ta dëshironte në radhët e veta. Tashmë pritet vendimi i tij për hapin e radhës në karrierë.
Sport
Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh
Norvegjia ka hedhur kandidaturën për të qenë një nga surprizat e mundshme të Kupës së Botës pas fitores 3-2 përballë Senegalit në ndeshjen e dytë në grup, duke u bërë gati për “finalen” përballë Francës që do të përcaktojë kreun, pasi të dy skuadrat kanë siguruar kualifikimin në turin tjetër.
Në një ndeshje të dominuar nga norvegjezët që në start, ishte Pedersen ai që u dha avantazhin në fundin e pjesës së parë.
Më pas, e kishte radhën Haland të shënonte dy herë, duke bërë të pavlefshme tentativat e ekipit afrikan për të marrë diçka nga kjo sfidë me dy golat e Sarr që shërbyen vetëm për statistikë.
Kështu, Norvegjia fitoi për herë të parë dy ndeshje në një edicion të Kupës së Botës dhe Haland mbeti në garë për “Këpucën e Artë” të turneut duke mos iu ndarë dyshes Mesi-Mbape. Kurse Senegali, mban ende gjallë shpresa për kualifikim mes të tretave më të mira nëse mund Irakun.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
