Lajme
Mexhiti: Mbi 70 rrugë në Çair mbajnë emra të historisë shqiptare
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se mbi 70 rrugë në territorin e Komunës së Çairit mbajnë emra të figurave dhe ngjarjeve të rëndësishme të historisë shqiptare, ndër të cilat edhe rruga me emrin e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK).
Mexhiti nënvizoi se emërtimi i këtyre rrugëve është bërë duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe institucionale, ndërsa emrat figurojnë në të gjitha dokumentet zyrtare të qytetarëve.
“Mbi 70 rrugë në Çair mbajnë emra të historisë shqiptare, ndër to edhe rruga me emrin e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Këta emra janë vendosur sipas të gjitha procedurave ligjore dhe figurojnë në dokumentet zyrtare të qytetarëve. Ftoj z. Ahmeti të heqë dorë nga manipulimet me emrat e rrugëve dhe t’i bashkohet promovimit të rrugës me emrin e LPK-së në Çair,” deklaroi Mexhiti.
https://www.facebook.com/reel/1728581861518086/?t=0
Lajme
Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të TetovësProf. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës
Në Universitetin e Tetovës sot u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzim-pranimit të detyrës së rektorit, gjatë së cilës rektori në largim Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ia dorëzoi drejtimin e institucionit rektorit të ri të zgjedhur për mandatin 2026-2029, Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit.
Ceremonia e dorëzim-pranimit u zhvillua në prani të kryetarit të Komisionit Universitar Zgjedhor, prorektorëve, dekanëve të njësive akademike, senatorëve të Universitetit, Sekretarit të përgjithshëm, si dhe përfaqësuesve të administratës universitare, duke reflektuar frymën institucionale dhe vazhdimësinë e qeverisjes akademike.
Me këtë rast, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i uroi suksese Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit në ushtrimin e detyrës së re, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së zhvillimit institucional, avancimit të cilësisë në arsimin e lartë, kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit të Universitetit.
Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti shprehu mirënjohje për besimin e dhënë nga komuniteti akademik dhe falënderoi Prof. Dr. Jusuf Zejnelin për kontributin e tij gjatë drejtimit të Universitetit të Tetovës. Ai theksoi se do të angazhohet për ta çuar përpara misionin dhe vizionin e Universitetit, duke u fokusuar në cilësinë akademike, inovacionin, transformimin digjital dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, duke shënuar një tranzicion të rregullt institucional dhe fillimin e një kapitulli të ri në drejtimin e Universitetit të Tetovës.
Lajme
Veliaj në burg, kryetari i bashkisë së Tiranës bëhet baba për herë të dytë, i jepet leja ta shohë fëmijën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, është bërë baba për herë të dytë. Bëhet e ditur se bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, ka sjell sot në jetë djalin e tyre të dytë.
Ndërkohë SPAK i ka dhënë leje Veliajt që të takojë fëmijën e porsalindur në maternitet, shkruajnë mediat në Tiranë.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit 2025. Kryebashkiaku i Tiranës është dërguar për gjykim nga SPAK me një sërë akuzash penale, duke përfshirë shpërdorim detyre, korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Dosja hetimore përfshin gjithashtu bashkëshorten e tij dhe një sërë biznesmenësh e subjektesh të tjera.
Kujtojmë që çifti janë edhe prindër të një djali tjetër, i cili ka ardhur në jetë në vitin 2018.
Lajme
Vdekja e policit në kufi, arrestohet shoferi nga Shqipëria
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet mbrëmë pas mesnate, ku humbi jetën polici Rexhep Gashi, ka përfunduar në ndalim policor.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur nga i dyshuari.
Sipas konfirmimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 02:40, kur është raportuar se polici është goditur nga një veturë që drejtohej nga një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
