Connect with us

Lajme

Bejxhan Iljazi braktis Frontin Evropian, i bashkohet shumicës parlamentare

Deputeti i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljazi, i cili në zgjedhjet parlamentare ishte pjesë e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI, i është bashkuar shumicës parlamentare në kuadër të procesit të rikonstruimit të Qeverisë. Me këtë zhvillim Fronti Evropian humb edhe një deputet në Kuvend, ndërsa shumica parlamentare forcon mbështetjen e saj.

Kalimi i Iljazit në shumicën parlamentare vjen në një periudhë kur po zhvillohen ndryshimet në përbërjen e Qeverisë dhe po rikonfigurohen raportet politike brenda koalicionit qeverisës.

Burime politike bëjnë të ditur se ende nuk është zyrtarizuar se cilin resor apo funksion do ta marrë Bejxhan Iljazi në kuadër të Qeverisë, ndërsa pritet që detajet të bëhen të ditura pas përfundimit të procesit të rikonstruimit.

Lajme

Nik Gjeloshaj: Malësia është në duar të sigurta, nuk pranojmë asnjë kompromis për territorin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka reaguar ndaj manipulimeve lidhur me çështjen e territorit të Malësisë, duke theksuar se qëndrimi i tij dhe i përfaqësuesve të Forumit Shqiptar mbetet i pandryshuar.

Gjeloshaj deklaroi se puna e bërë gjatë shtatë viteve të fundit dëshmon angazhimin institucional për mbrojtjen e interesave të Malësisë dhe rikujtoi se komunat kadastrale të Malësisë janë të përcaktuara që nga viti 1952.

Ai bëri të ditur se prej tetë vitesh është kërkuar që Malësisë t’i bashkëngjiten disa vendbanime dhe zona të caktuara, përfshirë Dubravën pranë Vllanës, pjesën e Rakiqit, Kakarriqin, Luharin, Ledinën, Laparin, Rabrajin, si dhe një pjesë të bjeshkës së Koshticës dhe Liqenin e Rikavecit.

Sipas Gjeloshajt, ai, së bashku me Eminin dhe Nerminin, nuk do të votojnë dhe nuk do të nënshkruajnë asnjë zgjidhje tjetër përveç asaj që është paraqitur në hartën zyrtare me të gjitha kërkesat e tyre.

Duke komentuar protestat e paralajmëruara, Gjeloshaj theksoi se protesta është një e drejtë demokratike, por shtoi se, nëse ajo organizohet për çështjen e territorit, vendi i saj është në Podgoricë, ndaj institucioneve që ende nuk kanë pranuar kërkesat e Malësisë, e jo në Tuz.

Në fund të reagimit, ai hodhi poshtë përpjekjet për ndarje në baza fetare, duke theksuar se shqiptarët e Malësisë do të mbeten të bashkuar.

“Mund të jem mysliman apo katolik, por me na nda nuk keni. Kurrë e për jetë. Jemi shqiptarë dhe Malësinë kemi me e ruejtë shqiptare”, përfundon deklarata e zëvendëskryeministrit Nik Gjeloshaj.

Ja postimi plotë:

Malësia është në duart të sigurta

Këtë nuk e dëshmojnë fjalët, por shtatë vjet punë, vendime dhe rezultate.

Për me i dhanë fund manipulimeve, po i rikujtoj faktet.

Komunat kadastrale të Malësisë, të cilat nuk i kam caktua unë, por janë kështu prej vitit 1952, janë:
KK Tuzi,
KK Dinosha,
KK Vranja,
KK Vuksanlekaj,
KK Trieshi i Epërm,
KK Trieshi i Poshtëm, KK Budza,
KK Hoti,
KK Gruda,
KK Traboini i Vjetër dhe
KK Koja.

Çdo komunë kadastrale përbëhet nga shumë vendbanime.

Prej tetë vitesh kemi kërkua që Malësisë t’i bashkëngjiten:

* Dubrava pranë Vllanës, nga KK Golubovci, me kalua në KK Vranë;
* pjesa e Rakiqit, nga KK Dajbabe, me kalua në KK Tuz;
* Kakarriqi, nga KK Maslina dhe KK Fundna, me kalua në KK Dinoshë;
* Luhari, Ledina, Lapari dhe Rabraji, nga KK Fundna, me kalua në KK Dinoshë;
* një pjesë e bjeshkës së Koshticës dhe Liqeni i Rikavecit, nga KK Gornje Stravçe dhe KK Orahovo, me kalua në KK Trieshi i Epërm.

Kurrë, as unë, as Emini e as Nermini, nuk kemi me pranua me votua apo me nënshkrua një zgjidhje tjetër, përveç asaj që paraqitet në hartë, me të gjitha kërkesat tona.

Nuk e di pse disa vazhdojnë me shpifje e manipulime. Apo jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe, në mungesë të programit, njerëzve kredibilë e vizionit, manipulimi u ka mbetë e vetmja rrugë?

P.S. Në hartë, me të kuqe janë paraqitë komunat kadastrale të Malësisë, sipas ndarjes së vitit 1952, ndërsa me të bardhë janë paraqitë kërkesat tona për t’ua bashkëngjitë këto vendbanime komunave kadastrale të Malësisë.

Kjo është e vetmja hartë që kemi kërkua, paraqitë dhe nënshkrua.
Asnjë tjetër.

Me protestua, po. Është demokraci dhe krejt legjitime.

Por, nëse protesta është për territorin, atëherë vendi i saj është në Podgoricë, kundër atyne që nuk i pranojnë këto kërkesa. Në Tuz nuk protestohet për territorin, por kundër Forumit Shqiptar dhe pushtetit në Tuz.

Edhe kjo është legjitime në demokraci, por jo me parulla të rrejshme për territorin.

Sa për përpjekjet me na nda në baza fetare, e kanë kot.

Mund të jem mysliman apo katolik, por me na nda nuk keni. Kurrë e për jetë. Keni harrua një gjë: jemi shqiptarë dhe Malësinë kemi me e ruejtë shqiptare.

Nika, Emini e Nermini

Continue Reading

Lajme

Aksident trafiku në Kumanovë, humb jetën një 49-vjeçar

MPB njofton se në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilën ka humbur jetën një person.

“Më 29.06.2026 rreth orës 12:40, SPB Kumanovë raportoi se në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Seat Ibiza” me targa të Kumanovës, të drejtuar nga A.A. (64) nga Kumanova dhe një motoçiklete me targa të Kumanovës, të drejtuar nga D.S. (49) nga Kumanova”, thonë nga MPB.

Motoçiklisti ka ndërruar jetë nga plagët e marra në vendin e aksidentit, ndërsa një mjek e shpalli të vdekur.

Continue Reading

Lajme

Mickoski prezanton ministrat e rinj të Qeverisë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media bëri të ditur emrat e ministrave në rikonstriumin e Qeverisë.

Mickoski bëri të ditur se VMRO-DPMNE do të udheheqë me Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini me Gjoko Velkovski, Sasho Klekovski nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor kalon në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa në vend të tij do të emërohet Zlatko Perinski, Ivan Stoilkoviq nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të kaloi në krye të Ministrisë për Veteqeverisje Lokale. Ndërkaq, sa u përket partnerëve të koalicionit, Mickoski tha se VLEN në rikonstruimin e Qeverisë merr Ministrinë e Drejtësisë, Kulturën dhe Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Ndërsa partneri tjetër i koalicionit ZNAM do të marrë ministrinë e Bujqësisë.

Mickoski bëri të ditur se resori për Qeverisje të mirë shfuqizohet, por ky resor do të jetë drejtpërdrejtë nën ingerencat e kabinetit të kryeministrit.

Mes tjerash, tha se rikonstriumi i Qeverisë është një fazë e re të cilën fokusin do ta ketë në efikasitet dhe në rezultate konkrete për qytetarët.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme19 minutes ago

Bejxhan Iljazi braktis Frontin Evropian, i bashkohet shumicës parlamentare

Deputeti i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljazi, i cili në zgjedhjet parlamentare ishte pjesë e Frontit Evropian të udhëhequr nga...

Lajme29 minutes ago

Nik Gjeloshaj: Malësia është në duar të sigurta, nuk pranojmë asnjë kompromis për territorin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka reaguar ndaj manipulimeve lidhur me çështjen e...

Lajme1 hour ago

Aksident trafiku në Kumanovë, humb jetën një 49-vjeçar

MPB njofton se në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilën ka humbur jetën një person. “Më 29.06.2026...

Lajme1 hour ago

Mickoski prezanton ministrat e rinj të Qeverisë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media bëri të ditur emrat e ministrave në rikonstriumin e Qeverisë....

Lajme4 hours ago

“Ishte në varkë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët” – detaje të reja për zhdukjen e 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës

Një person 25-vjeçar dyshohet se është zhdukur pasditen e së martës në Liqenin e Batllavës, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit po...

Lajme4 hours ago

Palestina kritikon planin izraelit për të ndërtuar 100 vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar

Palestina dënoi fuqishëm të martën planin e vendbanimeve të paligjshme të Izraelit që synon rreth 100 lokacione brenda të ashtuquajturës...

Lajme5 hours ago

Komunës së Çairit i kalon pronësia e tokës së Sheshit “Skënderbeu”, Mexhiti: Hiqet pengesa e fundit administrative për realizimin e fazës së tretë

Komunës së Çairit i ka kaluar pronësia e tokës së Sheshit “Skënderbeu”, transmeton TV21. Këtë e bëri të ditur kryetari...

Lifestyle5 hours ago

Natë, muzikë e argëtim… vera vetëm në këtë vend nuk ka mbarim!

Vera ka ardhur e padyshim që festat më të zjarrta bëhen natën, kur dielli perëndon e temperaturat bien. Në Prishtinë...

Lajme9 hours ago

Kostovski nuk ndalet: Ofensiva ndërtimore po ndryshon fytyrën e lagjes Shkup Veri

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka informuar se në lagjen Shkup Veri po zhvillohet ofensiva më e madhe...

Sport11 hours ago

Skuadrat nga Tetova Sportishkollor Istikball dhe Kf Renova dhuruan spektakël në finalen e kupës së futbollit në Durrës

Sporti Shkollor Istikball U15 triumfon në turneun ndërkombëtar të futbollit \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Vllaznimi Cup\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” në Durrës. Skuadrat nga Tetova Sportishkollor Istikball dhe...

Trending