Connect with us

Lajme

Vritet me thikë imami kosovar

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, ka humbur jetën pas një përleshjeje të ndodhur në këtë fshat, thonë burime të Indeksonline.

Ai dyshohet se u godit me një mjet të mprehtë gjatë konfliktit dhe, megjithëse u dërgua në QKMF-në e Dragashit, mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

I dyshuari për rastin Beshir Hamza është në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e tij. Motivi dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim. /Indeksonline/

Lajme

“Ishte në varkë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët” – detaje të reja për zhdukjen e 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës

Një person 25-vjeçar dyshohet se është zhdukur pasditen e së martës në Liqenin e Batllavës, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon prej disa orësh.

Sipas burimeve të Tëvë1, 25-vjeçari kishte qenë në një varkë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Në një moment ai dyshohet se është hedhur në ujë për të notuar, por nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.

Po sipas të njëjtave burime, thellësia e ujit në zonën ku ndodhi rasti është rreth 10 metra.

Në operacionin e kërkimit është angazhuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila iu është bashkuar Policisë së Kosovës dhe ekipeve të tjera të kërkim-shpëtimit në përpjekjet për lokalizimin e 25-vjeçarit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 13:00 dhe se operacioni është ende në zhvillim.

“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit. Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar”, ka deklaruar Pllana në një përgjigje me shkrim.

Në vendin e ngjarjes mbeten të angazhuara njësitë e Policisë së Kosovës, pjesëtarët e FSK-së dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, ndërsa kërkimet për gjetjen e 25-vjeçarit po vazhdojnë.

Continue Reading

Lajme

Palestina kritikon planin izraelit për të ndërtuar 100 vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar

Palestina dënoi fuqishëm të martën planin e vendbanimeve të paligjshme të Izraelit që synon rreth 100 lokacione brenda të ashtuquajturës Zona A në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

“Lëvizja përfaqëson një zhvillim shtesë në të menduarit kolonial izraelit dhe një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjeve të nënshkruara”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Ministria e përshkroi planin si “një krim sistematik lufte” që synon të imponojë fakte të reja me forcë në tokën e pushtuar palestineze, duke minuar sigurinë dhe stabilitetin dhe duke shkatërruar themelet e zgjidhjes me dy shtete.

“Izraeli nuk ka sovranitet mbi asnjë pjesë të territorit të pushtuar palestinez. Aktiviteti i pushtimit dhe vendbanimit në të gjitha format nuk ka legjitimitet dhe përbën një krim sipas ligjit ndërkombëtar, konsensusit ndërkombëtar dhe rezolutave të OKB-së”, thuhet në deklaratë.

“Okupimi i vazhdueshëm i paligjshëm i Izraelit dhe sistemi kolonial i vendbanimeve janë rrënja e vuajtjeve dhe arsyeja kryesore për mungesën e sigurisë dhe paqes në Lindjen e Mesme”, tha ministria.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të OKB-së, përfshirë Këshillin e Sigurimit, të marrin masa praktike parandaluese për të ndaluar vendbanimet koloniale dhe për të detyruar Izraelin, si fuqi pushtuese, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e OKB-së.

Ministria bëri thirrje gjithashtu për zbatimin e opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për vitin 2024, duke e detyruar Izraelin të braktisë planet e tij koloniale dhe të respektojë marrëveshjet e nënshkruara, në një mënyrë që garanton fundin e pushtimit izraelit dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet.

Grupet okupatore izraelite thuhet se kanë përgatitur një plan për të kapur 100 vendndodhje strategjike në Zonën A të administruar nga Autoriteti Palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Gazeta Israel Hayom tha se plani, i përgatitur nga Shoqata e Fermave të Settler dhe Forumi Havat (Fermat), synon të riformësojë rrënjësisht hartën e territorit të pushtuar.

Propozimi përshkruan një mekanizëm për vendosjen e forcave në afërsisht 100 vende strategjike në Bregun Perëndimor në atë që e përshkruan si një “ditë ekzekutimi”.

Lokacionet ndodhen në Zonën A, e cila, sipas Marrëveshjes II të Oslos të vitit 1995, është nën kontrollin administrativ dhe të sigurisë të Autoritetit Palestinez.

Ushtria izraelite kryen bastisje pothuajse ditore në qytete dhe qyteza të Bregut Perëndimor, shpesh duke përfshirë arrestime, marrje në pyetje në terren dhe kontrolle në shtëpi.

Izraeli u krijua në vitin 1948 në tokat e pushtuara nga grupet e armatosura sioniste që kryen masakra dhe shpërngulën të paktën 750.000 palestinezë. Më vonë pushtoi më shumë territore dhe refuzon të tërhiqet ose të lejojë krijimin e një shteti palestinez.

Continue Reading

Lajme

Komunës së Çairit i kalon pronësia e tokës së Sheshit “Skënderbeu”, Mexhiti: Hiqet pengesa e fundit administrative për realizimin e fazës së tretë

Komunës së Çairit i ka kaluar pronësia e tokës së Sheshit “Skënderbeu”, transmeton TV21. Këtë e bëri të ditur kryetari i Çairit Izet Mexhiti nëpërmjet rrjeteve sociale. Mexhiti shkruan se me këtë është hequr pengesa e fundit administrative, duke shtuar se hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”.

Statusi i plotë i Izet Mexhitit

Sot, Qeveria miratoi vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit.

Me këtë vendim hiqet pengesa e fundit administrative dhe hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”.

Ky është një hap i rëndësishëm që e afron edhe më shumë kompletimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme për shqiptarët në Shkup. Tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që shumë shpejt do hapet tenderimi që të nisin punimet, dhe Sheshi “Skënderbeu” të marrë formën që e meriton.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme5 minutes ago

“Ishte në varkë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët” – detaje të reja për zhdukjen e 25-vjeçarit në Liqenin e Batllavës

Një person 25-vjeçar dyshohet se është zhdukur pasditen e së martës në Liqenin e Batllavës, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit po...

Lajme7 minutes ago

Palestina kritikon planin izraelit për të ndërtuar 100 vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar

Palestina dënoi fuqishëm të martën planin e vendbanimeve të paligjshme të Izraelit që synon rreth 100 lokacione brenda të ashtuquajturës...

Lajme58 minutes ago

Komunës së Çairit i kalon pronësia e tokës së Sheshit “Skënderbeu”, Mexhiti: Hiqet pengesa e fundit administrative për realizimin e fazës së tretë

Komunës së Çairit i ka kaluar pronësia e tokës së Sheshit “Skënderbeu”, transmeton TV21. Këtë e bëri të ditur kryetari...

Lifestyle1 hour ago

Natë, muzikë e argëtim… vera vetëm në këtë vend nuk ka mbarim!

Vera ka ardhur e padyshim që festat më të zjarrta bëhen natën, kur dielli perëndon e temperaturat bien. Në Prishtinë...

Lajme5 hours ago

Kostovski nuk ndalet: Ofensiva ndërtimore po ndryshon fytyrën e lagjes Shkup Veri

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka informuar se në lagjen Shkup Veri po zhvillohet ofensiva më e madhe...

Sport8 hours ago

Skuadrat nga Tetova Sportishkollor Istikball dhe Kf Renova dhuruan spektakël në finalen e kupës së futbollit në Durrës

Sporti Shkollor Istikball U15 triumfon në turneun ndërkombëtar të futbollit \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Vllaznimi Cup\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” në Durrës. Skuadrat nga Tetova Sportishkollor Istikball dhe...

Lajme8 hours ago

Arrestohet një profesoresh e universitetit, i mori 300 euro ryshfet një studentit

Më 29.06.2026, në orën 11:45 në Shtip, zyrtarë policorë nga SPB Shtip kanë privuar nga liria T.A. (39) nga Shtipi,...

Lajme8 hours ago

VLEN: U desh Ali Ahmeti të shkojë në opozitë që Zajazi të kuptojë pse mbeti pa kanalizim

Ka një ironi që nuk mund të fshihet. Për 24 vite, Ali Ahmeti nuk arriti ta bëjë me kanalizim as...

Lajme9 hours ago

Digjet deponia ilegale në Shuto Orizare

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një deponi ilegale në lagjen Shuto Orizare të Shkupit, ndërsa zjarrfikësit po...

Lajme9 hours ago

Ndalohet një person nga Shkupi, kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg prej shtatë vite e një muaj

MPB njofton se më 29.06.2026, në orën 20:00, në fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, nëpunësit policorë të Njësitit të Policisë...

Trending