Lajme
Populizmi si mjet për përçarje dhe manipulim të Malësisë
Shkruan: Albert Bikaj
Ditëve të fundit kemi lexuar deklarata të ndryshme mbi përfundimin e arbitrazhit midis Komunës së Podgoricës dhe Tuzit.
Ndër to bien në sy reagimet e forta, me gjuhë të ashpër, akuzuese, populiste dhe alarmuese. Disa madje po flasin për “tradhti”, gjoja se Malësia po “shitet” dhe se po “rrezikohet” nga Forumi Shqiptar!
Çfarë absurditeti!
Forumi Shqiptar, asokohe koalicion, jo vetëm që e ka pavarësuar Komunën e Malësisë nga Podgorica, por edhe e ka zhvilluar dukshëm në çdo drejtim!
Keqinterpretimi i çështjes së arbitrazhit është shembull klasik i populizmit dhe manipulimit.
Përfaqësuesit e Tuzit në arbitrazh, me në krye z. Nik Gjeloshaj, e kanë shpjeguar qartë të vërtetën e bisedimeve në lidhje me kufijtë e Komunës së Tuzit. Ajo bazohet në hartën kadastrale për Komunën e Tuzit që i takon vitit 1952, për të cilën pala malësore ka paraqitur kërkesat për korrigjim dhe ka insistuar për kthim të vendbanimeve që tradicionalisht i takojnë Malësisë. Nga këto të fundit nuk kanë hequr dorë për asnjë çast, e jam i bindur se nuk do të tërhiqen.
Prandaj, të dashtun malësorë, kudo që ndodheni, mos bini pre e mashtrimeve as populizmave.
Populizmi zakonisht shtrembëron faktet, pasi synon t’i demonizojë kundërshtarët politikë. Kështu tentojnë t’i banalizojnë, dramatizojnë dhe t’i keqinterpretojnë problemet.
Në këtë mënyrë krijohen përfundime të gabuara; krijohet ndjenja e rrezikut, preken emocionet dhe qytetarët irritohen.
Kjo është strategjia tradicionale e populistëve për të fituar mbështetje nëpërmjet manipulimit me retorikë të thjeshtë, kontradiktore, herë gjoja qytetare, herë “patriotike”. Varet nga audienca.
Vetë fakti se këtë narrativë po e mbështet me të madhe një kategori personash që jo vetëm se ishin e janë kundërshtarë politikë të formimit të Komunës së Tuzit, por edhe mohues të rrënjëve shqiptare të kësaj treve, flet mjaftueshëm.
Mbase kanë arsyet e veta, pasi një pjesë e tyre janë ende jugonostalgjikë, disa të tjerë lokalistë që preferojnë gjuhë dhe identitet tjetër (me të drejtën e tyre). Natyrisht, këto kategori lidhen me ish-pushtetin ose, më saktë, keqmenaxhuesit e Komunës Urbane të Tuzit për 30 vjet.
Pjesa tjetër e këtij komuniteti nuk është vendase për nga gjuha, tradita, as bindja politike. Kuptohet, janë të ardhur në këto treva me të drejtën e tyre qytetare; rrjedhimisht, kanë interesa, bindje dhe qasje tjetër politike nga ne.
Si dikush që beson në parimet e demokracisë moderne, them se është e drejtë e çdokujt të mbajë qëndrimet e veta, ashtu siç është e jona të mbajmë, ruajmë dhe kultivojmë identitetin tonë autokton shqiptar. Gjë për të cilën jam i bindur se Forumi Shqiptar po e arrin me sukses në Malësi. Jo me parulla e retorikë boshe, por me punë konkrete dhe rezultate të prekshme.
Prandaj, Malësia është në duar të sigurta!
Lajme
Kryetari i Studeniçanit mban premtimin, sigurohet transporti i organizuar për nxënësit
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ka njoftuar se nga sot ka nisur zyrtarisht transporti i organizuar dhe i sigurt për nxënësit e kësaj komune, shkruan ZYRTARE.net
Abazi, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se më parë nxënësit detyroheshin të ecnin kilometra të tëra për të arritur në shkollë, shpesh në kushte të vështira atmosferike.
Ai theksoi se ky ishte një premtim i dhënë gjatë fushatës dhe se tashmë është realizuar.
“Premtim i dhënë – premtim i mbajtur!”, shkroi Abazi, duke uruar nxënësit dhe prindërit për fillimin e transportit të organizuar.
“Urime nxënësve dhe prindërve! Na priftë e mbara!”, përfundoi ai./ZYRTARE.NET/
Lajme
Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione
Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti “Safe City”, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm, informon tvfesta.mk
Këtë e bëri të ditur komandanti i Stacionit Policor në Kumanovë, Tomislav Dodevski, gjatë përgjigjes në pyetjet e këshilltarëve komunalë.
„Për shkak të kërkesave të qytetarëve, por edhe nga vlerësimet tona, kamerat ekzistuese të ‘Safe City’ nuk janë të mjaftueshme. Përveç bulevardit ‘Revolucioni i Tetorit’ dhe lokalitetit ‘Tabakana’, kam informacion se në periudhën më të shpejtë të mundshme do të vendosen kamera edhe në tre lokacione të tjera“, deklaroi Dodevski.
Sipas autoriteteve, vendosja e këtyre kamerave vjen si nevojë për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit dhe për të reduktuar shkeljet e rregullave të komunikacionit.
Kujtojmë se procesi i shqiptimit të gjobave përmes sistemit “Safe City” në Kumanovë ka nisur që nga muaji shkurt i këtij viti. Aktualisht, kamerat janë të vendosura në dy pika në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, në hyrje-daljet e qytetit, si dhe në disa akse të rrugëve rajonale.tvfesta
Lajme
Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes
SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar.
“Më 21.09.2026 në ora 23:15 në DPB Gostivar, J.A.(45) nga fshati Raven ka denoncuar se bashkëshorti i saj A.A.(60) rreth orës 07:00 ka shkuar në punë në Gostivar dhe nuk është kthyer në shtëpi, e as nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 22.09.2026 në ora 00:20, A.A. është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit Raven, ndërsa në afërsi të drejtpërdrejtë është gjetur një sharrë motorike. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Urgjente Gostivar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer Prokurori Publik, mjeku i mjekësisë ligjore, ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar.
Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në vendin e ngjarjes, rreth orës 01:50, zyrtari policor ka rënë në një pusë betoni të hapur dhe të pashënuar me thellësi prej rreth 1,5 metrash dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar”, thonë nga MPB.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
