Lajme
VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, Maqedonia e Veriut e para në rajon me teknologjinë më të avancuar
Transporti ajror në Maqedoninë e Veriut po shënon përparim të vazhdueshëm përmes investimeve në siguri, teknologji dhe zgjerim të lidhjeve me destinacione të reja. Kuadrot e VLEN-it në institucione po dëshmojnë se me punë dhe përkushtim mund të arrihen standarde që deri dje dukeshin të paarritshme.
Në këtë drejtim, zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli, mori pjesë në vënien në funksion të sistemit të ri tomografik për kontrollin e sigurisë së bagazhit të dorës.
Investimi prej 1 milion eurosh e vendos Maqedoninë e Veriut në hartën e vendeve që zbatojnë teknologjitë më të avancuara në këtë fushë, duke qenë sistemi i parë i këtij lloji në Ballkan.
Rezultatet nuk ndalen vetëm te modernizimi teknologjik. Në dy vitet e fundit janë hapur 28 destinacione të reja ajrore, ndërsa këtë vit pritet që numri i pasagjerëve të tejkalojë 3,5 milionë, duke konfirmuar se politikat e reja po e forcojnë pozitën e vendit si një nyje gjithnjë e më e rëndësishme e transportit ajror në rajon.
VLEN vazhdon të dëshmojë se qeverisja matet me rezultate, jo me retorikë. Çdo investim që rrit sigurinë, përmirëson shërbimet dhe zgjeron mundësitë për qytetarët është pjesë e vizionit tonë për një Maqedoni të Veriut moderne, të zhvilluar dhe të lidhur më mirë me Evropën dhe botën.
Lajme
“Rikonstruimi i qeverisë”, Kasami: Jemi të kënaqur me ndarjen e posteve, “Drejtësia” ka qenë kërkesë e jonë
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në “Vetëm intervistë” në Kanal 5, duke folur për rikonstruimin e qeverisë dhe dy vitet e qeverisjes së VLEN, ka thënë se janë të kënaqur si dhe për punën e ministrave të tyre.
“Fillimisht është folur për të mbajtur pozicionet që kishim, por ne gjithë kohës flasim me kryeministrin se si të zgjidhet një nga problemet, ai i Provimit të jurisprudencës si të gjendet zgjidhje më e shpejtë që të mos vazhdojë kjo situatë tensionuese mes studentëve. Një nga propozimet ka qenë të zgjidhet me ndryshimin e kuadrove”, ka thënë Kasami.
Ai tha se jo që deshëm të përzihemi në zgjidhjet kadrovike të koalicionit qeveritar, por siç tha, “kemi raport korrekt edhe me kryeministrin dhe është me rëndësi të ketë mirëkuptim”.
“Ministri i deritashëm i Drejtësisë nuk ishte i gatshëm të gjejë zgjidhje. Ka qenë kërkesë jonë se jemi të gatshëm të përballemi me këtë për të gjetur zgjidhje për studentët”, ka thënë Kasami.
Lajme
Pas aksidentit, NPK Tetovë rikthen gjelbërimin në rrugën Industriale, mbillen 10 drunj të rinj
Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) Tetovë ka përfunduar punimet për rregullimin e hapësirës së gjelbër në Rrugën Industriale (Rruga \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Vidoe Smilevski Bato\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”), e cila ishte dëmtuar si pasojë e një aksidenti.
Ekipet e NPK-së kanë intervenuar për rehabilitimin e plotë të zonës së prekur, duke rikthyer gjendjen e saj dhe duke përmirësuar pamjen e kësaj pjese të qytetit.
Në kuadër të punimeve është realizuar edhe mbjellja e 10 drunjve të rinj të llojit Acer, të cilët do të kontribuojnë në shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm e më estetik për qytetarët.
Nga NPK Tetovë theksojnë se mirëmbajtja dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbra mbetet një nga prioritetet e ndërmarrjes, me qëllim që qyteti të jetë më i pastër, më i gjelbër dhe më i këndshëm për banorët.
Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të kujdesen për hapësirat publike dhe gjelbërimin urban, në mënyrë që investimet e realizuara të ruhen dhe të shërbejnë për të mirën e përbashkët.
Lajme
Latifi: Maqedonia e Veriut hyn në fazën e verifikimit për integrimin e tregut të energjisë elektrike me BE-në
Drejtori i SHA MEPSO, Burim Latifi, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut ka hyrë në fazën e verifikimit në procesin e integrimit të tregut të energjisë elektrike me Bashkimin Evropian (market coupling), pasi ka përmbushur të gjitha parakushtet e nevojshme ligjore.
Sipas Latifit, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka konfirmuar fillimin e kësaj faze, e cila përbën një hap të rëndësishëm strategjik drejt integrimit evropian në sektorin e energjisë.
Ai theksoi se gjatë procesit të verifikimit do të vlerësohet zbatimi praktik i kornizës së re ligjore, si dhe gatishmëria institucionale dhe operacionale e pjesëmarrësve të tregut për integrim të plotë në tregun unik evropian të energjisë elektrike.
“Ky zhvillim paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu më efikas, më konkurrues dhe më të sigurt të energjisë elektrike”, ka shkruar Latifi.
Sipas tij, është veçanërisht inkurajuese që Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet e para në rajon që arrijnë këtë fazë, si pala e katërt kontraktuese e Komunitetit të Energjisë, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Moldavisë.
Latifi vlerësoi se ky progres dëshmon përkushtimin institucional ndaj reformave, harmonizimit me standardet evropiane dhe forcimit të stabilitetit energjetik në vend dhe në rajon.
Në fund, ai theksoi se SHA MEPSO mbetet e angazhuar në zbatimin e standardeve evropiane dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal në sektorin elektroenergjetik, me synim ndërtimin e një sistemi energjetik më modern, më të qëndrueshëm dhe të integruar.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
