Connect with us

Sport

Florent Ramadani rikthehet te Shkëndija, thotë se nuk ka më mirë se në shtëpi

KF Shkëndija me kënaqësi njofton rikthimin e mesfushorit Florent Ramadani, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare me klubin kuqezi.

Futbollisti 25-vjeçar, i cili është rritur në shkollën e futbollit të Shkëndijës, kthehet në klub pas vetëm 6 muajve. Në janar të këtij viti, Ramadani u transferua te Drita e Gjilanit në Kosovë, skuadër me të cilën arriti të shpallet kampion.

Dëshira e përbashkët e klubit dhe lojtarit për të bashkëpunuar sërish ka bërë që marrëveshja të arrihet shumë lehtë. Florent Ramadani do të paraqitet që pasditen e sotme në stërvitje për herë të parë nën urdhrat e trajnerit Artim Pollozhani.

Florent Ramadani: “Normal që është një ndjenjë shumë e mirë. Rikthehem në shtëpinë time, tek ngjyrat kuqezi dhe jam gati që të bëj më të mirën.”

…përvoja 6-mujore jashtë Shkëndijës…

Florent Ramadani: “Normal që ishte një përvojë e mirë për mua që luajta në Kosovë, te klubi i paraparë ku u shpallëm kampion. Dhe i falënderoj jashtë mase për të gjithë ata që më, që mi kanë dhënë, për ambientin siç ka, si ka qenë atje. Po sacipërisht për mirëkuptimin e dëshirës time për t’u kthyer në Shkëndijë dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohës.”

…njohja me klubin dhe ambiciet…

Florent Ramadani: “Normal që e di. Kam kaluar gjithë jetën këtu e di se çfarë më pret e çfarë klubi kërkon dhe cilat janë ambiciet e klubit. Dhe në unë shpresoj që të jap më të mirën dhe ne t’i realizojmë ato, të gjithë së bashku.”

…fjala e fundit nga zemra…

Florent Ramadani: “S’ka më mirë se në shtëpi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mbrëmja e “Duelit Sportiv” përfundon me incident në mes të Liridon Lecit dhe Edonisa Aliut

Televizioni Dukagjini ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me panelistin Liridon Leci, pas një incidenti që ka ndodhur të dielën mbrëma, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”.

Sipas reagimit të televizionit, incidenti ka ndodhur mes Lecit dhe mysafires së emisionit, ish-futbollistes Edonisa Aliu.

Drejtori i Informacionit në TV Dukagjini, Dibran Istrefi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, se vendimi është marrë pas shqyrtimit të rrethanave të rastit.

Televizioni ka theksuar se situata të tilla janë të papranueshme, ndërsa ka bërë të ditur se me rastin po merren organet e rendit dhe të drejtësisë.

TV Dukagjini ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet përkatëse, të cilat pritet të sqarojnë rrethanat e incidentit.

Continue Reading

Lajme

“Ballistët” formojnë strukturën e re organizative!

Tifogrupi i Shkëndijës ka formuar sonte strukturën e re organizative, pas mbledhjes së mbajtur më 4 tetor. Kryesia e ngushtë do të përbëhet nga 6 anëtarë, ndërsa për kryetar është zgjedhur Shaban Zeneli.

Kryesia e re do të ketë përkrahjen edhe të një grupi punues, i cili do të funksionojë si strukturë më e gjerë në mbështetje të kryesisë dhe tifogrupit.

Organizimi i parë i këtij kapitulli të ri do të jetë të dielën, më 11 tetor, në udhëtimin për ndeshjen Shkëndija e Haraçinës – Shkëndija, që do të zhvillohet në stadiumin e Çairit.

Continue Reading

Lajme

Shkëndija dhe Universiteti i Tetovës bashkojnë sportin me dijen

KF Shkëndija dhe Universiteti i Tetovës kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, duke formalizuar një bashkëpunim të ri institucional, me synim lidhjen më të ngushtë mes sportit, arsimit dhe shkencës, si dhe krijimin e mundësive konkrete për zhvillimin e të rinjve.

Memorandumi është nënshkruar në Tetovë nga Drejtori Ekzekutiv i KF Shkëndijës, Valdrin Uka, dhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti. Marrëveshja parasheh bashkëpunim në disa fusha, duke nisur nga praktika profesionale e studentëve pranë strukturave të klubit, deri te ligjëratat, seminaret dhe punëtoritë praktike me ekspertë të të dyja institucioneve.

Një fokus i rëndësishëm i marrëveshjes është edhe kërkimi shkencor dhe testimet sportive, ku kapacitetet akademike dhe laboratorike të Universitetit të Tetovës mund të kontribuojnë në monitorimin dhe zhvillimin e performancës së futbollistëve, përgatitjes fizike, rikuperimit dhe metodologjive bashkëkohore të stërvitjes.

Bashkëpunimi hap gjithashtu mundësi për projekte të përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Erasmus+ Sport, organizimin e konferencave dhe aktiviteteve sportive, si dhe mbështetjen e futbollistëve të rinj të Shkëndijës në ndjekjen e studimeve universitare përmes konceptit të karrierës së dyfishtë.

Memorandumi, i cili është i vlefshëm për një periudhë trevjeçare, krijon bazën për iniciativa dhe projekte të reja që mund të konkretizohen në vazhdim, me zhvillimin e sportit, dijes dhe gjeneratave të reja në qendër të këtij bashkëpunimi.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme6 hours ago

Artan Grubit nesër i përfundon arresti shtëpiak

Ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi nesër i mbaron arresti shtëpiak. Vendimi ekzekutohet sipas fuqisë së ligjit pasi kalojnë 60...

Lajme9 hours ago

Astrit Iseni pas suspendimit të gjashtë policëve: Askush nuk është mbi ligjin

Gjashtë policë janë suspenduar pas dhunës brutale të ushtruar ndaj dy të rinjëve nga Saraji, Institucionet reaguan në kohë rekord,...

Lajme9 hours ago

40 kamera të reja në funksion, “Safe City” shtrihet në pesë komuna!

Sistemi i kamerave “Safe City” ka nisur funksionimin edhe në rajonin e Ohrit, me rreth 40 kamera të vendosura në...

Lajme9 hours ago

Mbrëmja e “Duelit Sportiv” përfundon me incident në mes të Liridon Lecit dhe Edonisa Aliut

Televizioni Dukagjini ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me panelistin Liridon Leci, pas një incidenti që ka ndodhur të...

Lajme1 day ago

Ali Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka zhvilluar një takim me...

Lajme1 day ago

Kasami dhe Mexhiti vizitojnë shtabin e Jakup Huseinit në Çellopek: Edhe 7 ditë deri te ndryshimi

Dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë vizituar sonte shtabin e kandidatit për kryetar të Komunës së...

Lajme1 day ago

Tragjedi në Gjilan: Babai e vret djalin!

Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit, këtë e ka konfirmuar edhe...

Lajme1 day ago

Suspendohen 6 policët, Astrit Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

Pas incidentit të 7 tetorit në Shkup, gjashtë policë do të suspendohen dhe ndaj tyre do të nisë procedurë disiplinore....

Lajme1 day ago

MPB-ja suspendon gjashtë policë për përdorim të tepruar të forcës ndaj dy të rinjve

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të iniciojë procedurë disiplinore ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe do t’i suspendojë...

Lajme1 day ago

Të bllokuar nga stuhia në Malin Sharr, Kosova shpëton dy alpinistë të huaj!

Dy shtetas të huaj, të cilët kishin humbur rrugën drejt majës së Piribegut në Malin Sharr, janë shpëtuar falë ndërhyrjes...

Trending