Connect with us

Lajme

Tërmete shkatërruese në Venezuelë, afro 3 mijë viktima dhe mijëra të plagosur

Të paktën 2,954 persona kanë humbur jetën dhe 16,592 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet e vendit.

Lëkundjet sizmike me magnitudë 7.2 dhe 7.5 goditën kryesisht shtetin verior të La Guairas, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë. Sipas autoriteteve, mbi 16,000 persona kanë mbetur pa strehë, ndërsa 856 ndërtesa janë shembur ose dëmtuar rëndë.

Shqetësues mbetet edhe numri i lartë i personave të zhdukur. Sipas listave jozyrtare, rreth 38,500 persona rezultojnë ende të pagjetur, ndërsa në ditët e para pas katastrofës ky numër kishte arritur në rreth 60,000.

Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet në zonat më të prekura, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi operacionet e shpëtimit nën rrënoja ende nuk kanë përfunduar.

Lajme

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të Katanias.

Sipas Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), aktiviteti nisi në orët e para të mëngjesit dhe u intensifikua më vonë, duke krijuar një kolonë hiri që u ngrit rreth 1.5 kilometra mbi krater.

Autoritetet aeroportuale kufizuan përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të resë së hirit, ndërsa meteorologët parashikuan se ajo do të vazhdonte të lëvizte drejt jugut.

Etna, me një lartësi prej rreth 3,300 metrash, është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe shpërthen rregullisht me rrjedha lave dhe emetime hiri.

Continue Reading

Lajme

Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh

Autoritetet australiane po hetojnë origjinën e gjashtë sferave të mëdha misterioze që u shfaqën në Forrest Beach, në veri të Queensland, dhe që dyshohet se mund të jenë mbeturina hapësinore.

Agjencia Australiane e Hapësirës po punon për të përcaktuar prejardhjen e objekteve, ndërsa ekipet e specializuara, të pajisura me kostume mbrojtëse, i kanë vendosur ato në fuçi për materiale të rrezikshme nën mbikëqyrjen e policisë.

Autoritetet kanë vendosur një perimetër sigurie prej 50 metrash dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i prekin objektet, por të njoftojnë menjëherë shërbimet e emergjencës nëse hasin të tjera të ngjashme.

Në internet kanë qarkulluar spekulime se sferat mund të jenë rezervuarë shtytës të anijeve kozmike, të cilët mund të përmbajnë mbetje substancash të ndezshme ose reaktive.

Continue Reading

Lajme

Ethet e Nilit Perëndimor, Panovski: Virusi qarkullon, kujdes nga mushkonjat

Pas rastit të konfirmuar të Etheve të Nilit Perëndimor te një 68-vjeçar nga Shkupi, i cili nuk ka udhëtuar jashtë vendit, konfirmohet se virusi po qarkullon edhe në vend. Profesori Nikolla Panovski, thotë se kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme, pasi edhe te ne ekziston mushkonja që e bart këtë virus.

Ai paralajmëron se është e mundur të ketë edhe të tjerë të infektuar, të cilët kanë pasur pasqyrë të lehtë klinike ose nuk kanë zhvilluar simptoma, andaj edhe nuk janë regjistruar.

“Sa i përket rasteve, deri më tani nuk kemi pasur epidemi, megjithatë raste sporadike do të ketë. Pasi ky rast ka përfunduar në spital, sipas natyrës së sëmundjes, sigurisht që ka edhe dhjetëra raste të tjera që kanë kaluar me simptoma të lehta dhe nuk është zbuluar se për çfarë bëhet fjalë, si dhe shumë njerëz që nuk kanë fare simptoma. Kështu që për këtë sëmundje, ndryshe nga, le të themi, malaria apo disa sëmundje të tjera që barten nga vektorët si denga e të tjera, nuk është çudi që ka edhe përhapje lokale” – tha mikrobiologu Nikolla Panovski.

Muajin e kaluar në vend u regjistrua një rast i të infektuarit me virusin “Zika” te një person që kishte qëndruar në Maldive, ndërsa ethet “Denga” u konfirmuan te një punëtor nga Bangladeshi.

Kyç është që rastet e importuara të identifikohen me kohë dhe pacientët të izolohen, me qëllim që të parandalohet pickimi nga mushkonjat dhe përhapja e mëtejshme e virusit.

“Tani, e gjithë politika është që kur të importohet një rast nga jashtë, ai të identifikohet në kohë, në mënyrë që të mos pickohet më pas nga mushkonjat. Deri më tani kjo është bërë me sukses me malarien, kështu që edhe për këto sëmundje të tjera do të duhej izolimi i pacientit, kuptohet, përveç të gjitha atyre masave që merren kundër mushkonjave. Kështu që realisht ka gjasa të vogla që këtu të shfaqet, le të themi, denga, malaria apo zika. Nuk është hera e parë që kemi sëmundje të tilla, veçanërisht sa i përket malaries që e kemi ndjekur këto 50 vjet. Ka pasur raste, madje kemi pasur edhe raste me vdekje, megjithatë deri më tani nuk ka pasur rast po flas për malarien që të shfaqet rast brenda Maqedonisë, që do të thotë pa qenë jashtë shtetit, pra transmetim nga njeriu te njeriu përmes mushkonjave” – u shpreh mikrobiologu Nikolla Panovski.

Panovski potencon se mushkonjat mund të pakësohen, por jo edhe të eliminohen plotësisht. Prandaj, ai thotë se nevojiten masa më të rrepta dhe kontroll i shtuar, veçanërisht pas shfaqjes së virusit “Zika” dhe etheve “Denga”.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime...

Lajme2 hours ago

Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh

Autoritetet australiane po hetojnë origjinën e gjashtë sferave të mëdha misterioze që u shfaqën në Forrest Beach, në veri të...

Lajme4 hours ago

Ethet e Nilit Perëndimor, Panovski: Virusi qarkullon, kujdes nga mushkonjat

Pas rastit të konfirmuar të Etheve të Nilit Perëndimor te një 68-vjeçar nga Shkupi, i cili nuk ka udhëtuar jashtë...

Lajme5 hours ago

Protestuesit prej më shumë se një muaji thërrasin “Berisha në burg,“ Kreu i PD: Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së

Sali Berisha u tha protestuesve që mblidhen çdo mbrëmje para kryeministrisë dhe që ndër të tjera kërkojnë që ai të...

Lajme5 hours ago

Mbyllet seanca në Gjykatën e Tiranës, dy protestues mbeten në arrest shtëpie, 12 në “detyrim paraqitje”

Është mbyllur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për 19 protestuesit e arrestuar pas tensioneve së të së enjtes para...

Sport5 hours ago

E “zyrtarizon” vetë ai, trajneri i ri nis punën te Partizani

Florin Bratu është trajneri i ri i Partizanit, kjo është mës e e konfirmuar dhe pritet vetëm prezantimi para gazetarëve....

Lajme7 hours ago

Një 24 vjeçar në Shkup gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Një 24-vjeçar nga Shkupi është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në komunën Gazi Babë, raporton Tetovasot. Sipas...

Lajme7 hours ago

Femra sulmon një femër tjetër në një restorant në Kumanovë

Më datë 05.07.2026 në orën 00:30, policë të SP Kumanovës e privuan nga liria I.T. (36) nga Shkupi, për shkak...

Lajme7 hours ago

Ohër, testohen kamerat nga “Safe City”

Në pritje të pjesës më intensive të sezonit turistik veror, sistemi “Qytet i Sigurt” në rajonin e Ohrit po hyn...

Lajme7 hours ago

Nesër pritet rritja e çmimeve të derivateve të naftës

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoki tha se pret që gjatë ditës së nesërme çmimi i naftës të rritet për 2...

Trending