Connect with us

Lajme

Intervistë me kryetarin e Shkupit, Orce Gjorgjievski: Bashkë me Izet Mexhitin po mbajmë fjalën e dhënë për banorët e Çairit, në Saraj po ndërtojmë Mega Parkun

Në këtë intervstë, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski flet për gjendjen e rëndë që ka hasur në fillim të mandatit, por edhe për mënyrën se si po tejkalohet kjo gjendje, e në këtë drejtim përmend edhe ndihmën e jashtëzakonshme të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe të Qeverisë,. Poashtu numëron projektet kapitale që po realizohen dhe të cilat do të realizohen gjatë mandatit të tij, duke premtuar se me përkushtim të plotë do të punon për kthimin e krenarisë tek banorët e kryeqytetit. Enkas për lexuesit e Lideri.mk, Gjorgjievski flet edhe për projektet te të cilat po vendoset theksi në komunat Çair e Saraj, duke potencuar poashtu edhe bashkëpunimin e ngushtë që në këtë drejtim po realizon me kryetarët e këtyre dy komunave Izet Mexhiti dhe Muhamet Elmazi.

Si do t’i vlerësonit sfidat me të cilat jeni përballur në këto muaj të parë të mandatit tuaj? A janë ato brenda kornizave të pritjeve tuaja kur u
kandiduat dhe fituat zgjedhjet?

Gjorgjievski: Sinqerisht, kur hyra në Qytet, e dija që sfida do të ishte e madhe. Nuk hyra me iluzione, por me vetëdije të plotë se kemi një detyrë serioze përpara nesh, ta rikthejmë Shkupin në këmbë pas disa viteve të neglizhencës, papërgjegjësisë dhe shkatërrimit sistemik. Gjetëm një situatë që lirisht mund ta quaj kaos. Një borxh i madh prej rreth 300 milionë eurosh, pothuajse asnjë fond për të paguar pagat dhe një vendim ekzekutiv nga përmbarues për pagesën e borxheve erdhi që në fillim të mandatit. Ndërmarrjet publike ishin në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë – kamionë të vjetëruar për mbledhjen e mbeturinave, autobusë të lënë në garazhe për shkak të defekteve të vogla, shërbime jofunksionale… Prandaj qytetarët përballeshin çdo ditë me mbeturina, çrregullime dhe ndjesinë se qyteti ishte lënë në mëshirë të fatit. Ky ishte realiteti që trashëguam. Por ne nuk kërkuam justifikime. Që nga dita e parë, filluam me një ritëm të fortë, me punë në terren, netë pa gjumë dhe mobilizim të plotë të shërbimeve. Ne arritëm të rivendosnim rendin, të ringjallnim ndërmarrjet publike dhe të tregojmë se kur ekziston vullnet, përgjegjësi dhe organizim, Shkupi përsëri mund të funksionojë. A ishin sfidat brenda pritjeve të mia? Po, e dija se do të ishte e vështirë. Por, sinqerisht, shkalla e kaosit që gjetëm ishte edhe më e madhe se ajo që opinioni mund të shihte nga jashtë. Megjithatë, pikërisht për këtë arsye kërkova besimin e qytetarëve, në mënyrë që të përballeshim me problemet, jo t’u iknim atyre. Ky ishte vetëm fillimi. Pjesa më e vështirë ishte të ndalonim shkatërrimin dhe të rivendosnim rendin elementar. Tani do të vjen një periudhë zhvillimi, projektesh dhe rezultateve të dukshme. I siguroj banorët e Shkupit se Shkupi ka një të ardhme, edhe atë një të ardhme të bukur. Do të duhet punë, disiplinë dhe kohë, por qyteti do të jetë përsëri një shtëpi krenare, e pastër, funksionale dhe dinjitoze për të gjithë ne.

Çfarë keni ndryshuar në menaxhimin e kryeqytetit dhe për çfarë jeni veçanërisht krenar?

Gjorgjievski: Shumë gjëra kanë ndryshuar, do të thoja, thelbi i menaxhimit të kryeqytetit ka ndryshuar. Së pari dhe më e rëndësishmja, e hapëm Qytetin. Shkupi nuk duhet të jetë një institucion i mbyllur, i ndarë nga qytetarët, me rampa, distancë dhe mure burokratike. Qyteti duhet të jetë një servis për qytetarët, jo një vend ku qytetarët do të luten për diçka që u takon. Prandaj i hoqëm ato barriera dhe e kthyem institucionin aty ku e ka vendin, pranë njerëzve. Mënyra e punës ka ndryshuar gjithashtu. Disiplina, përgjegjësia dhe rendi janë rikthyer. Kam deklaruar publikisht se nuk do të lejoj askënd të rrin në shtëpi, të mos vijë në punë dhe të marrë rrogë nga paratë e qytetarëve. Kjo ishte një praktikë nga e kaluara që duhej të merrte fund. Sot, punonjësit e dinë se të gjithë duhet të japin kontributin e tyre, të gjithë duhet të punojnë dhe të gjithë duhet të jenë përgjegjës për detyrat që kanë. Jam veçanërisht krenar që kemi rikthyer atmosferën e punës. Sot, ka energji në Qytet, ka dëshirë për të punuar, ka lëvizje. Ndërmarrjet publike janë aktivizuar përsëri, shërbimet janë në terren, qytetarët marrin
shërbime më shpejt dhe më në kohë, dhe mungesa e shpejtësisë që ka krijuar revoltë tek banorët e Shkupit për vite me radhë ngadalë po mbetet pas nesh. Për mua, ndryshimi më i madh nuk është vetëm në projekte, por në qasje. Qyteti nuk është më një institucion që pret problemet të bëhen më të mëdha. Qyteti duhet të reagojë, të zgjidhë problemet dhe të jetë i pranishëm. Pikërisht këtë kemi ndryshuar – kemi rikthyer shpirtin, kemi rikthyer përgjegjësinë dhe kemi rikthyer besimin se Shkupi mund dhe duhet të udhëhiqet ndryshe.

A mendoni se keni dështuar diku gjatë këtyre muajve?

Gjorgjievski: Gjithmonë mund të jetë më mirë. Kjo është qasja ime si person dhe si kryetar i Qytetit. Nuk e kam konsideruar kurrë se diçka është mjaftueshëm e mirë nëse mund të jetë edhe më mirë për qytetarët. Por, sinqerisht, nuk mendoj se kemi dështuar. Përkundrazi, do të thoja se së bashku me ekipin tim, në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, kemi bërë diçka që ndonjëherë dukej e pamundur. Qytetarët ndonjëherë nuk mund ta shohin të gjithë mozaikun përmes rrjeteve sociale ose medias, por kaosi që gjetëm dhe që filluam ta zgjidhim ishte vërtet i madh. Ndodh që qytetarët reagojnë dhe ankohen, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbeturinat, dhe unë e kuptoj këtë. Por ndryshimi nga e kaluara është thelbësor, sot Shkupi është një qytet më i pastër dhe më i organizuar. Nuk po them se nuk ka probleme, por po them se më në fund ka sistem, ka reagim, ka rend dhe ka përgjegjësi. Duhet të dihet gjithashtu se trashëguam të njëjtat pajisje mekanike, të njëjtat kamionë, të njëjtat kapacitete të kufizuara. Nuk kishim pajisje të reja me të cilat mund të bënim një mrekulli brenda natës. Por edhe me ato kapacitete, me organizim, disiplinë dhe punë më të mirë në terren, arritëm të vendosnim rend. Kjo tregon se problemi nuk ishte vetëm në pajisje, por edhe në mënyrën e menaxhimit. Ndërkohë, në një periudhë shumë të shkurtër kohore, me mbështetjen e Qeverisë, janë siguruar automjete të reja për “Higjienën Komunale”, të cilat presim të na dorëzohen. Gjithashtu, është shpallur tenderi për më shumë se 2000 kontejnerë. Kjo do të rrisë gjithashtu efikasitetin dhe do të ofrojë shërbim edhe më të mirë për qytetarët. Prandaj them, nuk dështuam. Përkundrazi, e vendosëm qytetin në këmbë të veta. Por nuk do të ndalemi këtu. Gjithmonë mund të jetë më mirë dhe ju garantoj se do të jetë më mirë. Shkupi meriton punë, rregull dhe rezultate të vazhdueshme, dhe ne do të vazhdojmë ta ofrojmë këtë.

A mendoni ndonjëherë se do të kishit qenë më mirë nëse do të kishit mbetur kryetar i Kisella Vodës?

Gjorgjievski: Kisella Voda do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Është një komunë në të cilën kam investuar shumë punë, energji, përkushtim dhe rezultate, dhe është normale që një person të ndiejë një lidhje të veçantë me mjedisin në të cilin ka punuar dhe ku, së bashku me qytetarët dhe ku kam bërë ndryshime serioze. Por kurrë nuk kam menduar në drejtimin se “do të kishte qenë më mirë për mua” të qëndroja atje. Nuk iki nga sfidat. Përkundrazi, gjithmonë kam besuar se kur qytetarët të japin besimin e tyre, veçanërisht për kryeqytetin, është një nder i madh, por edhe një përgjegjësi e madhe. Shkupi ishte në një situatë të vështirë dhe pikërisht për këtë arsye e pranova këtë detyrë. E dija që nuk do të ishte e lehtë, e dija që do të kishte presione, probleme dhe kushte të trashëguara që nuk do të zgjidheshin brenda natës. Por gjithashtu e dija që nëse dikush duhej të hynte në atë proces, të merrte përsipër barrën dhe të fillonte ta kthente qytetin në rrugën e duhur, atëherë këtë duhej ta bënim me guxim, ndershmëri dhe me shumë punë. Kisella Voda ishte një shkollë e rëndësishme jetësore dhe politike për mua, por Shkupi është një përgjegjësi edhe më e madhe. Sot qëllimi im është që i gjithë Shkupi të ndiejë të njëjtën qasje – punë në terren, zgjidhje problemesh, llogaridhënie dhe rezultate. Prandaj, nuk jam pishman. Përkundrazi, jam mirënjohës për besimin. Çdo ditë është e vështirë, por çdo ditë është gjithashtu një mundësi për të bërë diçka të mirë për qytetin dhe njerëzit e Shkupit.

Si u përballët me pasojat e stuhisë së disa ditëve më parë. Pati shumë kritika drejtuar jush?

Gjorgjievski: Disa ditë më parë, Shkupi u godit nga një stuhi vërtet e fortë, që nuk mbahet mend vitet e fundit. Kjo nuk është vetëm një përshtypje personale, por edhe shifrat e tregojnë këtë, sasia e shiut që ra brenda një periudhe të shkurtër kohore ishte jashtëzakonisht e lartë dhe është normale që në rrethana të tilla të krijohen sfida serioze në pika të caktuara kritike në qytet. Pati reagime se pusetat dhe kanalet nuk po pastrohen, por unë duhet ta mohoj qartë këtë. Shahtet dhe kanalet pastrohen çdo ditë, vazhdimisht, në të gjitha pjesët e qytetit. Deri më tani, janë pastruar më shumë se 20,000 kanaleza dhe ekipet punojnë vazhdimisht në terren. Megjithatë, kur bie një sasi e madhe shiu në një kohë të shkurtër, sistemi përballet me presion që kërkon një përgjigje të shpejtë, të organizuar dhe të koordinuar. Pikërisht këtë e bëmë. Shtabi i krizës u aktivizua menjëherë, ekipet e ndërmarrjeve publike dolën në terren në çdo lagje dhe unë isha personalisht me ta në vendet kritike. Nuk qëndruam ulur në zyra, nuk pritëm që problemi të kalonte vetë, por reaguam menjëherë. Rreth 40 minuta pas stuhisë, situata u vu nën kontroll. Pati kritika, dhe kjo është normale në demokraci. Secili ka të drejtë të kritikojë. Por dallimi është se disa punojnë në terren, kurse disa mezi presin një stuhi për të postuar një status në rrjetet sociale. Nuk kam ndërmend të hyj në grindje të përditshme politike, veçanërisht kur bëhet fjalë për situata që kërkojnë përgjegjësi, koordinim dhe seriozitet. Puna jonë është të reagojmë, të vendosim dhe të jemi aty ku qytetarët kanë nevojë për ndihmë. Kështu ndodhi edhe këtë herë. Ne do të vazhdojmë të punojmë, të përmirësojmë sistemin dhe të riparojmë dobësitë që kanë mbetur të pazgjidhura prej vitesh. Do t’i dëgjojmë kritikat kur ato janë konstruktive, por nuk do të lejojmë që postimet politike të zhvleftësojnë punën e njerëzve që ishin në terren atë natë dhe mbrojtën qytetin.

Cilat janë projektet kapitale që banorët e Shkupit mund të presin në periudhën e ardhshme?

Gjorgjievski: Banorët e Shkupit mund të presin projekte serioze kapitale në periudhën e ardhshme, të cilat do të jenë zgjidhje që do të ndryshojnë pamjen, funksionimin dhe të ardhmen e kryeqytetit. Duhet të përmend se nuk po flasim për projekte të zakonshme, por për probleme të bllokuara që nuk janë zgjidhur me vite, dhe disa prej tyre me dekada. Qasja jonë nuk është të anashkalojmë çështjet e vështira, por t’i adresojmë ato drejtpërdrejt. Në një kohë shumë të shkurtër që kur mora detyrën e kryetarit të Qytetit, kemi zhbllokuar projektin “Momin Potok”, ku puna tani po zhvillohet me një vrull serioz. Ky është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës për Shkupin, ku po ndërtohen tre ura, dhe një korsi është pothuajse e përfunduar. Është një projekt që do të lehtësojë trafikun dhe do të sjellë lidhje shumë më të mirë në këtë pjesë të qytetit. Gjithashtu zhbllokuam urën te “Ljubljanska”, një projekt që gjithashtu ishte i bllokuar, dhe sot puna po zhvillohet atje me një ritëm të fuqishëm. Bëmë të njëjtën gjë me urën “General Mihajlo Apostolski”, e cila për vite me radhë ishte simbol i mosfunksionimit dhe njihej për publikun si “ura e peshkimit”. Problem atje ishin marrëdhëniet e pazgjidhura pronësore dhe juridike, por me përkushtim dhe dinamikë të fortë arritëm ta çonim procesin përpara. Tani rruga po pastrohet dhe pas përfundimit të aktiviteteve të ndërtimit, ura më në fund do të vihet në funksion. Kemi filluar edhe me përfundimin e bulevardit “Boris Trajkovski”, një projekt i premtuar prej 30 vitesh. Pengesa kryesore edhe atje ishin edhe marrëdhëniet pronësore-juridike, por i zgjidhëm ato në një kohë të shkurtër dhe sot puna është duke u zhvilluar në terren. Presim që shumica e këtyre projekteve të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Paralelisht, kemi filluar edhe projektin në “Limak”, pra bulevardin “Maqedonia”, me çka Shkupi do të fiton rrugën e parë nëntokësore. Është një projekt me rëndësi të madhe, i cili do të sjellë një zgjidhje të re, moderne dhe urbane të trafikut në zonën qendrore të qytetit. Disa ditë më parë, së bashku me kolegun tim Darko Kostovski nga Buteli, njoftuam se ka filluar rindërtimi i rrugëve “Butelska” dhe “Radishanska”, dy hapa të rëndësishëm për banorët e Butelit dhe për lidhje më të mirë të asaj pjese të qytetit. Por kjo që numërova është vetëm një pjesë e asaj që do të realizohet. Përpara nesh është ndërtimi i Luna Parkut, lidhje të reja, rrethrrotullime, zgjidhje për bulevardin dhe shumë projekte të tjera të parashikuara në programin tim. Shkupi ka pritur shumë gjatë për zgjidhje. Tani këto zgjidhje po ndodhin. Këtu, duhet të përmend edhe se kemi mbështetje të fortë, si kurrë më parë, nga Kryeministri Hristijan Mickoski dhe Qeveria, të cilët me veprat e tyre tregojnë se sa shumë e duan qytetin dhe vendin.

Na tregoni diçka më tepër për projektet që po planifikoni dhe zbatoni në komunat Çair dhe Saraj?

Programi im përcakton qartë se zhvillimi i Shkupit duhet të jetë i balancuar. Kjo do të thotë që asnjë komunë, asnjë vendbanim dhe asnjë qytetar nuk duhet të harrohet. Shkupi është një shtëpi për të gjithë ne, dhe ajo shtëpi duhet të zhvillohet në mënyrë të barabartë, me projekte specifike, me investime dhe me zgjidhje reale për problemet e përditshme të qytetarëve. Kur flasim për Sarajin, po planifikojmë dhe zbatojmë disa projekte të rëndësishme. Është planifikuar ndërtimi i një parkingu-montazh në vendin turistik Matka, i cili do të jetë me rëndësi të madhe si për banorët ashtu edhe për vizitorët, por edhe për një organizim më të mirë të trafikut në atë zonë. Përveç kësaj, po planifikojmë ndriçim të ri, rinovim të rrugës kryesore, rregullim të bregut (kejit) të lumit, si dhe përmirësim serioz të hapësirave publike. Disa ditë më parë, së bashku me kryetarin e komunës Muhamed Elmazi, filluam edhe pastrimin e deponisë së paligjshme, një zonë që në vend që të jetë turp dhe pengesë për qytetarët, do të shndërrohet në një zonë të gjelbër dhe të rregulluar. Ky është vizioni ynë – t’i shndërrojmë vendet që janë lënë pas dore me vite në hapësira për zbavitje, rekreacion dhe jetë të përditshme dinjitoze. Në Saraj, do të punojmë edhe në rindërtimin e mega parkut të lënë pas dore, në mënyrë që qytetarët të fitojnë përsëri hapësirën që meritojnë. Në Çair, njëri nga projektet më të rëndësishme është zgjerimi i bulevardit “Cvetan Dimov”. Është një premtim disa dekadësh për banorët e Çairit, një premtim që më në fund do të bëhet realitet. Tek unë, fjala është fjalë, dhe ajo që u premtohet qytetarëve, së bashku me kolegun tim Izet Mexhiti, do ta përmbushim. Ky projekt është me rëndësi të madhe për zhvillim më të mirë të trafikut, siguri më të madhe dhe funksionim më të mirë të kësaj pjese të qytetit. Përveç kësaj, ne parashikojmë ndërtimin e një garazhi-montazh shumëkatësh te “Çairçanja”, i cili do të adresojë një nga problemet më të mëdha të banorëve, që është mungesa e hapësirës së parkimit. Do të punojmë edhe në ndërtimin e bulevardit “Brigada Maqedonase-Kosovare”, një projekt që do të sjellë vlerë të re infrastrukturore dhe lidhje më të mirë. Thelbi është i thjeshtë, Çairi dhe Saraji, por edhe çdo komunë tjetër në Shkup, do të fitojnë vëmendje, punë dhe projekte. Ne nuk i ndajmë qytetarët sipas komunave, vendbanimeve apo përkatësisë politike. Obligimi ynë është të punojmë për të gjithë. Shkupi duhet të jetë një qytet që zhvillohet në mënyrë të barabartë, të drejtë dhe me vizion, dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë.

“Ali Tobacco” u largua nga Bit Pazari, çfarë do të ndodhë me urën dhe kalimin, i cili ende nuk është një kalim i shënuar për këmbësorë?

Gjorgjievski: Nuk bëhet fjalë vetëm për “Ali Tobacco”. Vendosmëria jonë ka qenë e qartë që nga fillimi, të punojmë për heqjen e të gjitha strukturave të përkohshme të paligjshme që uzurpojnë hapësirën publike dhe pëngojnë lëvizjen normale të qytetarëve. Shkupi duhet të jetë një qytet i rendit, jo një qytet ku secili do të vendosë çfarë të dojë, ku të dojë dhe si të dojë. Qytetarët kanë të drejtë për trotuare të lira, shtigje të sigurta për këmbësorë, shtigje funksionale për biçikleta dhe hapësirë ​​publike të mirëmbajtur. Kjo praktikë nga e kaluara, në të cilën hapësira publike u uzurpua dhe u shndërrua në interes privat, duhet të marrë fund. Duhet të ketë rend dhe do të ketë rend. Lidhur me kalimin në Bit Pazar, ne do t’i qasemi me kujdes dhe përgjegjësi. Jemi të vetëdijshëm se qytetarët atje kanë nevojë për kalim, por çdo zgjidhje duhet të jetë e sigurt, e përshtatshme me trafikun dhe në interes të njerëzve që lëvizin çdo ditë në atë pjesë. Do të udhëhiqemi nga vullneti dhe nevojat e qytetarëve. Ne marrim besimin e tyre dhe për këtë arsye zëri i tyre është gjëja më e rëndësishme për ne. Do të diskutojmë,
do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe, së bashku me shërbimet profesionale, do të gjejmë një zgjidhje që do të jetë më e përshtatshme, më e sigurt dhe më e dobishme për qytetarët. Qëllimi ynë nuk është vetëm të heqim strukturat e paligjshme, por të lirojmë hapësirë, të vendosim rend dhe të krijojmë një qytet që funksionon më mirë për të gjithë.

Lajme

Ministri Hoxha viziton punimet në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”: Projekti strategjik po merr formë konkrete

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka vizituar sonte në orët e mbrëmjes nga afër punimet që po zhvillohen në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke parë progresin e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për arsimin e lartë në gjuhën shqipe.

Gjatë vizitës, ministri Hoxha u njoh me dinamikën e punimeve dhe fazat aktuale të ndërtimit, të cilat po zhvillohen sipas planit të paraparë. Ai theksoi rëndësinë e këtij investimi, i cili synon krijimin e kushteve moderne për studentët, stafin akademik, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit “Nënë Tereza”.

Ndërtimi i kampusit universitar për vite me radhë ka qenë një kërkesë dhe një ëndërr e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa sot po shndërrohet në një realitet konkret.

Projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm në fuqizimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe në krijimin e mundësive më të mira për gjeneratat e reja.

Punimet në kampus po vazhdojnë me intensitet, duke kaluar nëpër etapa të ndryshme të realizimit dhe duke shënuar hapa të rëndësishëm drejt përfundimit të një infrastrukture moderne universitare.

Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza” pritet të jetë një hapësirë bashkëkohore për mësim, inovacion dhe zhvillim akademik, duke dëshmuar se investimi në arsim është investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen.

https://www.facebook.com/share/r/1cFJY8GeSC/

Continue Reading

Lajme

Ministri Hoxha inspekton punimet në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”: Projekti strategjik po merr formë konkrete

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka inspektuar sonte në orët e mbrëmjes nga afër punimet që po zhvillohen në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke parë progresin e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për arsimin e lartë në gjuhën shqipe.

Gjatë vizitës, ministri Hoxha u njoh me dinamikën e punimeve dhe fazat aktuale të ndërtimit, të cilat po zhvillohen sipas planit të paraparë. Ai theksoi rëndësinë e këtij investimi, i cili synon krijimin e kushteve moderne për studentët, stafin akademik, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit “Nënë Tereza”.

Ndërtimi i kampusit universitar për vite me radhë ka qenë një kërkesë dhe një ëndërr e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa sot po shndërrohet në një realitet konkret.

Projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm në fuqizimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe në krijimin e mundësive më të mira për gjeneratat e reja.

Punimet në kampus po vazhdojnë me intensitet, duke kaluar nëpër etapa të ndryshme të realizimit dhe duke shënuar hapa të rëndësishëm drejt përfundimit të një infrastrukture moderne universitare.

Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza” pritet të jetë një hapësirë bashkëkohore për mësim, inovacion dhe zhvillim akademik, duke dëshmuar se investimi në arsim është investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen.

https://www.facebook.com/share/r/1cFJY8GeSC/

Continue Reading

Lajme

Nga Strasburgu, nënkryetarja Musa: Është koha që BE-ja të vlerësojë Maqedoninë e Veriut mbi bazën e meritave

Nënkryetarja e VLEN-it dhe deputetja, Mimoza Musa, ka përcjellë një videomesazh nga Parlamenti Evropian në Strasburg, ku po qëndron në kuadër të programit European Union Visitors Programme (EUVP). Ajo tha se gjatë vizitës po përfaqëson zërin e Maqedonisë së Veriut në qendrat kryesore të vendimmarrjes evropiane, në Bruksel dhe Strasburg, përcjell tetova1

Sipas Musës, programi i ka mundësuar zhvillimin e takimeve me eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike, si dhe me ekspertë që punojnë në hartimin e politikave të Bashkimit Evropian.

Ajo theksoi se në këto takime ka prezantuar përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj reformave, vlerave demokratike dhe harmonizimit me standardet evropiane, duke nënvizuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet interes strategjik dhe jetik për qytetarët e vendit.

Musa ritheksoi gjithashtu se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi të veçantë për Bashkimin Evropian dhe se integrimi i plotë i tij është i domosdoshëm për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në rajon. Ajo kërkoi që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e vendit mbi bazën e meritave reale, duke shtuar se Maqedonia e Veriut e meriton vendin e saj në familjen evropiane.

Në fund të mesazhit, nënkryetarja e VLEN-it theksoi se përvoja, sugjerimet dhe shkëmbimet me eurodeputetët dhe ekspertët evropianë do të jenë një vlerë e shtuar për punën e saj dhe se angazhimi për procesin e integrimit evropian do të vazhdojë me përkushtim.

“Të nderuar qytetarë, ju përshëndes nga Parlamenti Evropian këtu në Strasburg. Përmes European Union Visitors Programme (EUVP), këto ditë kam nderin të përfaqësoj zërin e Maqedonisë së Veriut në qendrat kryesore të vendimmarrjes evropiane, në Bruksel dhe Strasburg.

Ky program ka qenë një hapësirë e jashtëzakonshme për të zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike, si dhe me ekspertë të fushave të ndryshme që punojnë për politikat e Bashkimit Evropian. Në secilin prej këtyre takimeve, kam shpalosur me vendosmëri të vërtetën mbi rrugëtimin tonë: Maqedonia e Veriut ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj reformave, vlerave demokratike dhe harmonizimit me standardet evropiane. Anëtarësimi ynë në BE është një interes strategjik dhe jetik i qytetarëve tanë!

Nga këtu, e ritheksova qëndrimin se Ballkani Perëndimor është arteria më e rëndësishme e BE-së. Integrimi i plotë i rajonit tonë është i domosdoshëm. Ai është një investim ekonomik afatgjatë dhe garancia e vetme për stabilitet, siguri dhe paqe në të gjithë rajonin. Tani është koha që edhe Bashkimi Evropian të dëshmojë kredibilitet, duke vlerësuar progresin tonë mbi bazën e meritave reale. Për ne ia VLEN të jemi pjesë e vlerës së çmuar të familjes evropiane!

Përvoja, sugjerimet dhe shkëmbimet me këta ekspertë dhe eurodeputetë janë një vlerë e shtuar për punën tonë në vend. Ne do të vazhdojmë të punojmë me dinjitet dhe profesionalizëm, duke punuar tani më fort në procesin e integrimit në BE, sepse Maqedonia e Veriut e meriton vendin e saj të barabartë në familjen evropiane”, ka përfunduar Musa./tetova1.mk

https://www.facebook.com/share/r/1FwPZudpL9/

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme7 hours ago

Ministri Hoxha inspekton punimet në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”: Projekti strategjik po merr formë konkrete

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka inspektuar sonte në orët e mbrëmjes nga afër punimet që...

Lajme7 hours ago

Ministri Hoxha viziton punimet në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”: Projekti strategjik po merr formë konkrete

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka vizituar sonte në orët e mbrëmjes nga afër punimet që...

Lajme10 hours ago

Nga Strasburgu, nënkryetarja Musa: Është koha që BE-ja të vlerësojë Maqedoninë e Veriut mbi bazën e meritave

Nënkryetarja e VLEN-it dhe deputetja, Mimoza Musa, ka përcjellë një videomesazh nga Parlamenti Evropian në Strasburg, ku po qëndron në...

Lifestyle10 hours ago

Zbulohet emri i djalit të princit Lekë dhe Blerta Celibashit

Lindi djali i Princ Lekës II dhe Princeshës Blerta, Oborri Mbretëror jep njoftimin zyrtar. Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen...

Lajme11 hours ago

Vritet ish-deputetja e njohur britanike, arrestohet një autor i dyshuar

Widdecombe shërbeu në Dhomën e Komunave si deputete nga viti 1987 deri në vitin 2010 dhe ishte e njohur për...

Lajme11 hours ago

VLEN: BDI në panik- lutet të mos ketë zgjedhje në Tetovë!

Kumtesa e sotme e BDI-së është dëshmia më e qartë e panikut që ka kapluar radhët e tyre. Pasi për...

Lajme11 hours ago

Rruga Tetovë-Prizren / Nikollovski: Punohet në projektimin e tunelit, më pas do të kërkohen mjetet

Për rrugën Tetovë-Prizren, po punohet në projektimin e tunelit, pasi ai të jetë tuneli më i madh në shtet. Kështu...

Lifestyle12 hours ago

“Po m’përcjell në lokacion…”, “Alarmi” u bën Halidit dhe Alkyt

Reperi Halid dhe këngëtarja e njohur me nofkën ‘Alky’, kanë lansuar këngën e tyre të re. Ata në kanalin Youtube...

Lajme15 hours ago

BDI: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Bilall Kasamit dhe jo shpërbërjen e këshillit komunal të Tetovës

Reagimi i BDI-së Bilall Kasami edhe një herë dëshmoi para qytetarëve pafuqinë e tij politike dhe institucionale. Në pamundësi për...

Lajme15 hours ago

Kasami: Ta gëzojnë banorët rrugën e re, me realizimin e këtij projekti përmirësohen kushtet e qarkullimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka pritur ministrin dhe zëvendësen e Transportit në Tetovë për të prerë...

Trending