Connect with us

Lajme

Me Ligjin e ri të Lojërave të Fatit vendosen rregulla të reja për giveaway: leje, kompensim dhe kushte të përcaktuara qartë për organizimin e tyre

Disa nga risitë e vendosura në Ligjin e ri të Lojërave të Fatit dhe Lojërave Argëtuese, i cili fillon të zbatohet më 14 korrik janë lejet e detyrueshme për organizimin e lojërave shpërblyese (giveaway), kompensimi për organizimin e tyre, publikimi publik i rregullave dhe rezultateve, si dhe afatet dhe kushtet e përcaktuara qartë për organizimin e tyre. Qëllimi i zgjidhjes së re ligjore, e cila për herë të parë krijon kornizë të rregulluar për organizimin e lojërave të fatit është që të vendosë rregulla, detyrime dhe kushte të qarta për organizatorët, si dhe transparencë dhe siguri më të madhe ligjore për pjesëmarrësit.

Sipas dispozitave të reja ligjore, do të lëshohet leje për organizimin e lojës shpërblyese – giveaway, e cila merret pasi të parashtrohet kërkesë në Ministrinë e Financave, më së voni 30 ditë para ditës së caktuar për fillimin e lojës.

Nëse organizatori i lojës shpërblyese është tregtar individual, me kërkesën e lëshimit të lejes ai duhet të parashtrojë rregulla dhe rregullore lidhur me shpërblimet, prova për origjinën e tyre, dokument regjistrimi të lëshuar nga Regjistri Qendror, informacione mbi gjendjen ekonomike dhe financiare bazuar në llogarinë e fundit vjetore, nëse ka ushtruar aktivitete afariste, provë për pagesën e kompensimit për parashtrimin e kërkesës në vlerë prej 100 eurosh në kundërvlerë me denarë dhe provë për pagesën e detyrimeve publike në bazë të tatimeve, doganave dhe kontributeve.

Nëse organizatori është shoqëri tregtare, përveç dokumentacionit të specifikuar si tregtar individual, së bashku me kërkesën duhet të dorëzojë edhe dokument regjistrimi të lëshuar nga Regjistri Qendror, si dhe vërtetime nga Regjistri i Dënimeve për Vepra Penale të Kryera të Personave Juridikë që dëshmojnë se ndaj tij nuk është shqiptuar dënim plotësues me ndalesë për marrjen ose heqjen e lejes për organizimin e lojërave të fatit, si dhe as ndalesë e përkohshme ose e përhershme për ushtrimin e veprimtarisë së organizimit të lojërave të fatit.

Nëse kërkesa parashtrohet nga shoqëri tregtare në emër dhe për llogari të ndonjë shoqërie tjetër tregtare, nevojitet të dorëzohet dokumentacioni që i përket shoqërisë tregtare në emër dhe për llogari të së cilës parashtrohet kërkesa.

Ligji përcakton gjithashtu detyrimin e organizatorit për të paguar kompensim për organizimin e lojës në vlerë prej 18% të vlerës së përgjithshme të fondit të shpërblimeve. Kompensimi paguhet para fillimit të lojës, brenda tre ditëve nga marrja e lejes, dhe nëse nuk paguhet brenda afatit ligjor, leja hiqet.

Një risi tjetër është se rregullat e lojës duhet të shpallen publikisht para se të fillojë ndarja e shpërblimeve, kurse rezultatet, përkatësisht fituesit, duhet të shpallen më së voni tre ditë nga dita e tërheqjes ose përcaktimit të fitimeve. Shpërblimet në para dhe mallra duhet të paguhen, përkatësisht të ndërmerren, në kuadër të periudhës së përcaktuar nga rregullat e lojës, që nuk mund të jetë më e gjatë se 60 ditë nga dita e shpalljes së rezultateve.

Me këtë ligj, gjithashtu përcaktohet në detaje edhe përmbajtja e rregullave të lojës. Ato duhet të përmbajnë domosdoshmërisht të dhëna në lidhje me organizatorin, produktet ose shërbimet që reklamohen, kushtet për pjesëmarrje, kohëzgjatjen e lojës, mënyrën e tërheqjes dhe përcaktimin e fituesve, vlerën e shpërblimeve dhe fondin e përgjithshëm të tyre, mënyrën e dhënies së tyre, procedurën e ankesës, si dhe ndalimin e pjesëmarrjes së të punësuarve te organizatori dhe anëtarëve të familjeve të tyre të ngushta.

Kohëzgjatja e një loje fati të tipit giveaway nuk mund të jetë më e gjatë se një vit.

Me ligjin e ri për herë të parë vendoset përkufizimi ligjor i ndarjes së shpërblimeve (giveaway). Kjo është lojë fati në të cilën investimi për pjesëmarrje përbëhet nga këto aktivitete: pëlqimi, etiketimi, shpërndarja ose publikimi i përmbajtjes, e cila organizohet nga ndonjë shoqëri tregtare ose tregtar individual, me qëllim të reklamimit të produkteve ose shërbimeve, në mënyrë të zakonshme ose elektronike, nëpërmjet internetit, telefonave celularë ose platformave të tjera.

Ligji gjithashtu përcakton termat “pëlqim” dhe “etiketim” si investim për pjesëmarrje në këto lojëra fati. Pëlqimi është shfaqje interesi ose reagim pozitiv ndaj përmbajtjes së caktuar, ndërsa etiketimi është përcaktim i personit, fotografisë ose videos, kur një aktivitet i tillë është kusht për pjesëmarrje në lojë.

Me vendosjen e këtyre rregullave krijohet kornizë e vetme ligjore për organizimin e aktiviteteve giveaway, përcaktohen detyrimet e qarta për organizatorët dhe sigurohet transparencë më e madhe, siguri ligjore dhe mbrojtje e pjesëmarrësve gjatë organizimit të këtij lloji të lojërave të fatit.

Lajme

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe te familja Sinani, ku siç bënë të ditur, ka qenë refugjate gjatë luftës së Kosovës, përcjell TV21.

Haxhiu, këtë veprim, siç njofton ajo, e ka bërë për “t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre”.

“Pas 27 vitesh, u ktheva aty ku kisha ardhur si fëmijë refugjat lufte.
U ktheva për t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre.
Mirënjohje e përjetshme për solidaritetin, bujarinë dhe humanizmin e tyre”, shkruan Haxhiu.

Gjatë ditës, Haxhiu ka realizuar takime bilaterale dhe është takuar edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut./TV21

Continue Reading

Lajme

Bora e parë e këtij viti në Maqedoni, ja ku po bie

Reshjet e borës kanë nisur sonte në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, reshjet më të dendura janë regjistruar në Kodrën e Diellit.

Një video e regjistruar rreth orës 18:00 në qafën malore të Strazhës, në aksin rrugor Gostivar–Kërçovë, tregon kushtet dimërore në këtë segment rrugor dhe nevojën për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve.

Sipas dëshmive të shoferëve që kanë kaluar në këtë rrugë, bora deri më tani nuk po qëndron në asfalt, ndërsa trafiku po zhvillohet pa probleme të theksuara.

Megjithatë, drejtuesit e automjeteve këshillohen të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në zonat malore.

Continue Reading

Lajme

Adnan Azizi: Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e hapën kurrë çështjen e jurisprudencës, ne sjellim zgjidhje

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në një intervistë për Pollogu.news, ka folur për zgjidhjen ligjore që mundëson dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se për dekada me radhë kjo çështje nuk është zgjidhur nga qeveritë e kaluara.

Azizi tha se, ndonëse problemi i provimit të jurisprudencës ekziston prej shumë vitesh, vetëm tani po ndërmerren hapa konkretë për të garantuar përdorimin e gjuhës shqipe në këtë proces.

“Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e kanë hapur kurrë këtë çështje për ta zgjidhur problemin e jurisprudencës. Nuk është 84 për qind zgjidhja e jurisprudencës siç pretendon BDI-ja. Për mua, kjo është zgjidhja më e mirë”, deklaroi Azizi.

Duke komentuar protestat studentore kundër zgjidhjes së propozuar, deputeti i VLEN-it vlerësoi se ato kanë motive politike, duke nënvizuar se zgjidhja e ofruar synon të kapërcejë pengesat shumëvjeçare për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.

Sipas Azizit, nuk ekziston një alternativë tjetër që do të mundësonte funksionalizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

“Po i heqim barrierat për provimet profesionale dhe po ndërtojmë një ligj me themel. Pas këtij ligji, të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe”, thekson Azizi.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme10 hours ago

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe...

Lajme10 hours ago

Bora e parë e këtij viti në Maqedoni, ja ku po bie

Reshjet e borës kanë nisur sonte në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, reshjet...

Lajme11 hours ago

Adnan Azizi: Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e hapën kurrë çështjen e jurisprudencës, ne sjellim zgjidhje

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në një intervistë për Pollogu.news, ka folur për zgjidhjen ligjore që mundëson dhënien e provimit...

Lajme18 hours ago

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë duke deklaruar se...

Lajme18 hours ago

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka vlerësuar si të mirë bashkëpunimin mes VLEN-it dhe...

Lajme18 hours ago

Tre të lënduar nga përplasja e një “Golf”-i me një “Audi” në Shkup

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkup, në kryqëzimin e...

Lajme18 hours ago

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

Kardiokirurgu shqiptar nga Tetova, Prof. Dr. Omer Xhemali, është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zurich, Zvicër. I...

Lajme18 hours ago

Ndërpritet transmetimi live në Top Channel: Grida Duma bie pa ndjenja në hyrje të “Top Story”

Ditën e djeshme në mbrëmje në Top Chanel, në hyrje të emisionit Top Story ka rënë pa ndjenja Grida Duma...

Lajme18 hours ago

Gashi priti Haxhiun në Kuvend: Thellim i bashkëpunimit parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka pritur sot në takim zyrtar kryetaren e Kuvendit të Kosovës,...

Lajme2 days ago

Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh

Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh. Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen...

Trending