Connect with us

Lajme

VLEN: BDI në panik- lutet të mos ketë zgjedhje në Tetovë!

Kumtesa e sotme e BDI-së është dëshmia më e qartë e panikut që ka kapluar radhët e tyre. Pasi për vite të tëra e lanë Tetovën peng të premtimeve boshe dhe dështimeve, sot përpiqen ta politizojnë një proces që më në fund po merr zgjidhje.

Qytetarët e dinë se problemi i emrave të rrugëve dhe shesheve nuk u krijua nga VLEN-i, por është trashëgimi e papërgjegjësisë së integristëve.

Në vend që të pranojnë fajin për lëshimet e tyre, ata zgjedhin të nxisin tensione dhe të përhapin dezinformata.

VLEN mbetet e përkushtuar që çështja e emrave të rrugëve në Tetovë të zgjidhet në mënyrë ligjore, institucionale dhe në interes të qytetarëve. Ndërsa BDI merret me protesta dhe propagandë, ne merremi me zgjidhje konkrete dhe me realizimin e projekteve që i duhen Tetovës.

Koha e manipulimeve ka përfunduar. Tetova meriton punë, përgjegjësi dhe rezultate, jo panik politik.

Ata tentuan të protestojnë për jurisprudencën, por jo vetëm jurisprudenca po edhe 50 provimet tjera ne po i rregullojmë.

Protestojnë per emrat, edhe këto po i rregullojmë. Mos protestojnë edhe për problemet brendapartiake se edhe ato do ua rregullojmë!

Lajme

Nga Strasburgu, nënkryetarja Musa: Është koha që BE-ja të vlerësojë Maqedoninë e Veriut mbi bazën e meritave

Nënkryetarja e VLEN-it dhe deputetja, Mimoza Musa, ka përcjellë një videomesazh nga Parlamenti Evropian në Strasburg, ku po qëndron në kuadër të programit European Union Visitors Programme (EUVP). Ajo tha se gjatë vizitës po përfaqëson zërin e Maqedonisë së Veriut në qendrat kryesore të vendimmarrjes evropiane, në Bruksel dhe Strasburg, përcjell tetova1

Sipas Musës, programi i ka mundësuar zhvillimin e takimeve me eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike, si dhe me ekspertë që punojnë në hartimin e politikave të Bashkimit Evropian.

Ajo theksoi se në këto takime ka prezantuar përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj reformave, vlerave demokratike dhe harmonizimit me standardet evropiane, duke nënvizuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet interes strategjik dhe jetik për qytetarët e vendit.

Musa ritheksoi gjithashtu se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi të veçantë për Bashkimin Evropian dhe se integrimi i plotë i tij është i domosdoshëm për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në rajon. Ajo kërkoi që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e vendit mbi bazën e meritave reale, duke shtuar se Maqedonia e Veriut e meriton vendin e saj në familjen evropiane.

Në fund të mesazhit, nënkryetarja e VLEN-it theksoi se përvoja, sugjerimet dhe shkëmbimet me eurodeputetët dhe ekspertët evropianë do të jenë një vlerë e shtuar për punën e saj dhe se angazhimi për procesin e integrimit evropian do të vazhdojë me përkushtim.

“Të nderuar qytetarë, ju përshëndes nga Parlamenti Evropian këtu në Strasburg. Përmes European Union Visitors Programme (EUVP), këto ditë kam nderin të përfaqësoj zërin e Maqedonisë së Veriut në qendrat kryesore të vendimmarrjes evropiane, në Bruksel dhe Strasburg.

Ky program ka qenë një hapësirë e jashtëzakonshme për të zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike, si dhe me ekspertë të fushave të ndryshme që punojnë për politikat e Bashkimit Evropian. Në secilin prej këtyre takimeve, kam shpalosur me vendosmëri të vërtetën mbi rrugëtimin tonë: Maqedonia e Veriut ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj reformave, vlerave demokratike dhe harmonizimit me standardet evropiane. Anëtarësimi ynë në BE është një interes strategjik dhe jetik i qytetarëve tanë!

Nga këtu, e ritheksova qëndrimin se Ballkani Perëndimor është arteria më e rëndësishme e BE-së. Integrimi i plotë i rajonit tonë është i domosdoshëm. Ai është një investim ekonomik afatgjatë dhe garancia e vetme për stabilitet, siguri dhe paqe në të gjithë rajonin. Tani është koha që edhe Bashkimi Evropian të dëshmojë kredibilitet, duke vlerësuar progresin tonë mbi bazën e meritave reale. Për ne ia VLEN të jemi pjesë e vlerës së çmuar të familjes evropiane!

Përvoja, sugjerimet dhe shkëmbimet me këta ekspertë dhe eurodeputetë janë një vlerë e shtuar për punën tonë në vend. Ne do të vazhdojmë të punojmë me dinjitet dhe profesionalizëm, duke punuar tani më fort në procesin e integrimit në BE, sepse Maqedonia e Veriut e meriton vendin e saj të barabartë në familjen evropiane”, ka përfunduar Musa./tetova1.mk

https://www.facebook.com/share/r/1FwPZudpL9/

Continue Reading

Lajme

Vritet ish-deputetja e njohur britanike, arrestohet një autor i dyshuar

Widdecombe shërbeu në Dhomën e Komunave si deputete nga viti 1987 deri në vitin 2010 dhe ishte e njohur për pikëpamjet e saj socialisht konservatore kundër të drejtave të abortit dhe zgjerimit të të drejtave LGBTQ+.

Një hetim për vrasje nisi të premten për vdekjen e Ann Widdecombe, një ish-anëtare e Parlamentit e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Anglinë jugperëndimore, tha policia.

Ish-ligjvënësja konservatore dhe ministrja e burgjeve, 78-vjeçare, kishte “pësuar lëndime të rënda” kur u gjet të enjten në Haytor, në buzë të Parkut Kombëtar Dartmoor, sipas një deklarate nga Policia e Devonit dhe Cornwallit.

Policia tha se po kërkonte një mashkull të bardhë si të dyshuar.

Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood tha se rrethanat e vdekjes së saj “janë jashtëzakonisht shqetësuese”.

Widdecombe fitoi famë pasi u largua nga Parlamenti si konkurrente në reality show-t televizivë Strictly Come Dancing dhe Celebrity Big Brother.

Më vonë ajo u bashkua me Partinë Brexit dhe u bë zëdhënëse e partisë anti-imigracion Reform UK.

Ajo shërbeu në Dhomën e Komunave si deputete nga viti 1987 deri në vitin 2010 dhe ishte e njohur për pikëpamjet e saj socialisht konservatore kundër të drejtave të abortit dhe zgjerimit të të drejtave LGBTQ+.

Ish-kryeministri Boris Johnson e quajti atë një “mbështetëse heroike të Brexit-it dhe një folëse të shkëlqyer që mundi t’i emociononte aq shumë audiencat konservatore saqë ishte shumë e vështirë ta ndiqje atë”.

Kompania e menaxhimit që e përfaqësoi atë pasi ajo u largua nga politika tha se jeta dhe karriera e saj udhëhiqeshin nga vlera të forta të krishtera dhe një angazhim ndaj shërbimit publik.

“Ajo e donte shumë debatin politik dhe, 16 vjet pasi u largua nga Parlamenti, ende bënte fushatë aktive për Reform UK dhe ofronte pikëpamje të hapura mbi temat më të nxehta të ditës”, tha Cloud9 Management.

“Siç tha dikur Ann… ‘ne e provojmë një herë këtë anë të përjetësisë, një herë. Jeta nuk është një provë gjenerale, ti shfrytëzon mundësitë që të pëlqejnë dhe i përpiqesh, kjo është filozofia ime’.”

Continue Reading

Lajme

Rruga Tetovë-Prizren / Nikollovski: Punohet në projektimin e tunelit, më pas do të kërkohen mjetet

Për rrugën Tetovë-Prizren, po punohet në projektimin e tunelit, pasi ai të jetë tuneli më i madh në shtet. Kështu u përgjigj ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski, në pyetjen se në çfarë faze është rruga Tetovë-Prizren, për të cilën Qeveria e RMV-së dhe Kosovës janë dakorduar për ta ndërtuar. Ai theksoi se është i kënaqur për ecjen e dinamikës së punimeve, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një prej projekteve më të mëdha, për të cilin, pasi ta përfundojnë projektimin do të dinë edhe vlerën e së njejtës.

“Fakulteti i Ndërtimtarisë i cili e ka përfunduar më projekin bazë, flas për anën tonë të projektit, ka kërkuar informacione shtesë në pjesën e gjatësisë së tunelit dhe pikën e lidhjes, , ne ato informacione po i dorëzojmë, marrë parasysh se do të ketë një tunel mjaftë të gjatë, gjegjësisht tuneli më i madh në shtet. Tani po punohet në projektimin e tunelit, tunelet janë projektet më komplekse inxhinierike dhe sapo të përfundojnë projektimin e tunelit, ne do ta dimë vlerën e saktë dhe do të fillojmë të sigurojmë fonde, pas së cilës do të fillojmë punën”.

Kurse sa i përket punimeve në autostradën Tetovë-Gostivar, ministri paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të jenë gati kilometrat e para, ndërsa shtoi se nëse punët shkojnë sipas dinamikës së tanishme, ajo do duhet të jetë e gatshme në vitin 2028.

“Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar po shkon mirë. Është një autostradë që kjo qeveri e nisi, të gjitha çështjet që lidhen me shpronësimin janë zgjidhur, tani po zgjidhen edhe çështjet që lidhen me zhvendosjen e tubacioneve. Gjithashtu, nuk duam ta shkëpusim popullsinë nga njëra anë ose tjetra e autostradës, prandaj edhe mbikalimet, pra urat, po punohen paralelisht, dhe nëse vazhdojmë me këtë vrull, do të shohim kilometrat e parë të përfunduar vitin e ardhshëm, dhe deri në fund të vitit 2028 autostrada nga Tetova në Gostivar do të jetë plotësisht e përfunduar, dhe kjo është diçka për të cilën jam veçanërisht krenar”, tha Nikollovski.

Nikolloski njoftoi se, së bashku me Bashkimin Evropian, po punohet intensivisht për dokumentacionin për lidhjen hekurudhore midis Shkupit dhe Tetovës dhe Gostivarit.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme45 minutes ago

Nga Strasburgu, nënkryetarja Musa: Është koha që BE-ja të vlerësojë Maqedoninë e Veriut mbi bazën e meritave

Nënkryetarja e VLEN-it dhe deputetja, Mimoza Musa, ka përcjellë një videomesazh nga Parlamenti Evropian në Strasburg, ku po qëndron në...

Lifestyle5 minutes ago

Zbulohet emri i djalit të princit Lekë dhe Blerta Celibashit

Lindi djali i Princ Lekës II dhe Princeshës Blerta, Oborri Mbretëror jep njoftimin zyrtar. Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen...

Lajme20 minutes ago

Vritet ish-deputetja e njohur britanike, arrestohet një autor i dyshuar

Widdecombe shërbeu në Dhomën e Komunave si deputete nga viti 1987 deri në vitin 2010 dhe ishte e njohur për...

Lajme29 minutes ago

VLEN: BDI në panik- lutet të mos ketë zgjedhje në Tetovë!

Kumtesa e sotme e BDI-së është dëshmia më e qartë e panikut që ka kapluar radhët e tyre. Pasi për...

Lajme30 minutes ago

Rruga Tetovë-Prizren / Nikollovski: Punohet në projektimin e tunelit, më pas do të kërkohen mjetet

Për rrugën Tetovë-Prizren, po punohet në projektimin e tunelit, pasi ai të jetë tuneli më i madh në shtet. Kështu...

Lifestyle1 hour ago

“Po m’përcjell në lokacion…”, “Alarmi” u bën Halidit dhe Alkyt

Reperi Halid dhe këngëtarja e njohur me nofkën ‘Alky’, kanë lansuar këngën e tyre të re. Ata në kanalin Youtube...

Lajme5 hours ago

BDI: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Bilall Kasamit dhe jo shpërbërjen e këshillit komunal të Tetovës

Reagimi i BDI-së Bilall Kasami edhe një herë dëshmoi para qytetarëve pafuqinë e tij politike dhe institucionale. Në pamundësi për...

Lajme5 hours ago

Kasami: Ta gëzojnë banorët rrugën e re, me realizimin e këtij projekti përmirësohen kushtet e qarkullimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka pritur ministrin dhe zëvendësen e Transportit në Tetovë për të prerë...

Lajme6 hours ago

“Fluturon” me Lamborghini, kosovarja kap shpejtësinë marramendëse prej 200 km/h dhe e filmon veten

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, pasi një vajzë nga Kosova shihet duke vozitur...

Lajme8 hours ago

Thyhet një dritare në një fluturim drejt Mynihut – presioni tërhoqi një pasagjer, ndërsa bashkëshortja e mbante nga këmbët

Një ngjarje dramatike ndodhi mëngjesin e sotëm në një fluturim të kompanisë Ryanair nga Aeroporti \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Maqedonia\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” në Selanik drejt Mynihut....

Trending