Sport
Botërori 2026: Norvegjia dhe Anglia përballen për një biletë në gjysmëfinale
Botërori 2026 hyn në fazën vendimtare, teksa sonte në mbrëmje në stadiumin “Hard Rock” në Miami do të zhvillohet një nga përballjet më të shumëpritura të çerekfinaleve. Norvegjia dhe Anglia do të luftojnë për një biletë në gjysmëfinale, në një sfidë ku vëmendja do të jetë e përqendruar te dy sulmuesit më në formë të momentit, Erling Haaland dhe Harry Kane.
Fituesi i këtij takimi do të përballet në gjysmëfinale me skuadrën që do të dalë triumfuese nga çifti Argjentinë–Zvicër.
Norvegjia vjen me moral të lartë pas suksesit historik ndaj Brazilit në fazën e 1/8-ave. Trajneri Ståle Solbakken pritet t’i besojë të njëjtit formacion që eliminoi pesë herë kampionët e botës.
Nyland do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Pedersen, Ajer, Heggem dhe Wolfe. Në mesfushë do të luajnë Berge, Berg dhe kapiteni Martin Ødegaard, i cili do të ketë detyrën të organizojë lojën. Në repartin ofensiv, Haaland do të udhëheqë sulmin, i mbështetur nga Sørloth dhe talenti Antonio Nusa.
Edhe Anglia synon të vazhdojë rrugëtimin drejt titullit botëror. Trajneri Thomas Tuchel pritet të bëjë vetëm dy ndryshime në formacion, njëri prej tyre i detyruar pas pezullimit të Quansah.
Jordan Pickford do të mbrojë portën, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Spence, Guehi, Konsa dhe O’Reilly. Në mesfushë do të luajnë Declan Rice dhe Elliot Anderson, me Jude Bellingham në rolin e organizatorit pas sulmuesit Harry Kane. Në krahët e sulmit pritet të aktivizohen Madueke dhe Gordon.
Përballja pritet të jetë një nga më të fortat e këtij Botërori, me dy skuadra që synojnë gjysmëfinalen dhe me një duel të veçantë mes Haaland dhe Kane, dy prej golashënuesve më të spikatur të futbollit botëror.
Sport
Sonte Gjoni Palokaj ndeshet me çeçenin Machaev
Ka probleme për çeçenin, shkaku i peshës.
Mago Machaev nuk ka arritur ta bëjë peshën. Në momentin zyrtar të matjes, ai ishte 1.2 kg mbi limit. Ndërsa, Gjoni Palokaj e ka bërë peshën sipas rregullave.
Pas matjes, Machaevit iu dhanë edhe 2 orë kohë shtesë për t’i hequr 1.2 kg, por nuk ia doli. Ai arriti të humbte vetëm 100 gramë, kështu që mbeti 1.1 kg mbi peshën e lejuar.
Ndërkohë, organizata e pyeti Gjonin dhe trajnerin e tij, David Palokaj, nëse dëshironin që ndeshja të zhvillohej. Trajneri David Palokaj pranoi dhe tha: “Po.”
Për shkak se nuk e bëri peshën sipas rregullave, Oktagon ia hoqi Machaevit rripin e kampionit.
Kjo do të thotë se, edhe nëse Machaev fiton ndeshjen, ai nuk mund ta rikthejë rripin e kampionit. Ndërsa, nëse Gjoni fiton, ai do të shpallet kampion dhe do ta marrë rripin.
Lajme
Shkëndija sot ndaj Europa FC, do të luajë ndeshjen e 70-të europiane!
Shkëndija e Tetovës sot e nis fushatën e re europiane, kur në transfertë do të përballet me Europa FC në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Konferencës.
Tetovarët e nisin këtë rrugëtim të rri europian me synim për të kaluar këtë raund të parë dhe për të përsëritur sukseset e viteve të kaluara. Ndeshja e sotme do të jetë e para zyrtare për trajnerin e ri Artim Pollozhani, i cili do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët përveç Sebastian Spahiut i cili mbetet në dyshim për lojë për shkak të disa shqetësimeve me lëndim.
Sa i përket kundërshtarit të kuqezinjëve, Europa FC është 8 herë kampion i Gjibraltarit, por karakterizohet nga një përbërje ku 85% e lojtarëve janë spanjollë, të udhëhequr nga një trajner italian.
Takimi ndërmjet Europa FC dhe Shkëndijës do të zhvillohet sot, duke nisur nga ora 19:30 dhe do të jetë ndeshja e 70-të e kuqezinjëve në Kupat e Europës./Sportmania/
Sport
Argjentina përmbys Egjiptin dhe kalon në çerekfinale
Kombëtarja e Argjentinës në mënyrë të jashtëzakonshme ka kaluar në çerekfinalen e Botërorit 2026.
Argjentina e mposhti Egjiptin 3-2, edhe pse ishte duke humbur 2-0 deri në minutën e 79-të të ndeshjes.
Egjipti shënoi fillimisht në minutën e 15-të të ndeshjes, përmes Yasser Ibrahim, derisa epërsinë e dyfishoi në minutën e 67-të me anë të Mostafa Zikos.
Argjentina e nisi rikthimin e madh në minutën e 79-të, kur Christian Romero shënoi pas asistimit nga Lionel Messi.
Messi u përkujdes për të shënuar golin e barazimit, në minutën e 83-të të ndeshjes.
Kur dukej se gjithçka po shkonte në vazhdime, në skenë doli Enzo Fernandezi, i cili shënoi për 3-2.
Enzo shënoi në minutën e 92-të.
Me këtë fitore, Argjentina kalon në çerekfinale të Botërorit 2026, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Zvicër – Kolumbi.
Kjo ndeshje do të luhet sonte, me fillim nga ora 22:00.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
