Lajme
Mexhiti në përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës: Harresa është aleatja më besnike e krimit
“Ka vende ku historia kalon si një lumë dhe ka vende ku ajo mpikset në gjak. Srebrenica është njëra prej tyre”, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në përkujtim të përvjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.
Mexhiti gjithashtu ka theksuar se Srebrenica nuk është vetëm një datë në kalendarin e tragjedive njerëzore, por një plagë që i kujton botës se qytetërimi nuk është një gjendje e fituar përgjithmonë.
Sipas Mexhitit, mjafton që urrejtja të marrë pushtetin dhe heshtja të justifikohet, që errësira të rikthehet sërish.
Mexhiti vlerëson se varret e Srebrenicës nuk mbajnë vetëm eshtrat e mijëra viktimave të pafajshme, por edhe peshën e ndërgjegjes së njerëzimit, i cili, siç shprehet, pa, vonoi dhe nuk arriti ta ndalte tragjedinë.
Sipas Mexhiti Srebrenica nuk duhet të kujtohet vetëm me ceremoni dhe lule, por si një paralajmërim i përhershëm se harresa është aleatja më besnike e krimit, ndërsa kujtesa mbetet forma më e lartë e drejtësisë për ata që nuk patën mundësi të mbroheshin.
Lajme
Bilall Kasami nga Tirana sjell lajmin e madh për Tetovën: Filluan punimet për rrugën Tetovë – Prizren
Sot ka filluar edhe zyrtarisht hapja e rrugës Tetovë-Prizren. Kështu së paku bëhet me dije nga Tirana, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ai thotë se si komunë, por edhe si Vlen, për këtë rrugë do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë deri në përfundimin e plotë dhe lidhjen me shtetin e Kosovës. Benefitit sipas Kasamit do të jenë të mëdha edhe në aspekt social, por edhe në aspekt ekonomik.
“Një lajm i madh për Tetovën! Sot kanë nisur punimet në terren për segmentin e rrugës Tetovë-Prizren që kalon mbi fshatin Shipkovicë. Kjo pjesë e korridorit Tetovë-Prizren është e rëndësishme sepse me këtë po nisin në terren punimet për realizimin e këtij projekti mbarëkombëtar. Besojmë që me projektimin edhe të tunelit, përfundimisht ëndrra e shqiptarëve për t’u lidhur përmes Sharrit po bëhet realitet”, tha Kasami.
Kryetari i bashkësisë lokale të Shipkovicës, Nexhazi Kadriu, në një prononcim për tv KOHA tha se ky lajm është pritur shumë mirë nga banorët e fshatit dhe se ka qenë një ëndërr e kahmoçme për t’u lidhur me Prizrenin. Ai thotë se me depërtimin e kësaj rrugë, dukshëm do të ulet ngarkesa brenda Shipkovicës nga ana e banorëve të fshatrave të tjerë të Malësisë që e frekuentojnë në përditshmëri.
Përndryshe, kjo rrugë ka qenë një premtim i shumë cikleve zgjedhore nga shumë parti politike. Shteti i Kosovës, nga ana tjetër, ka avancuar në hapjen e trasesë drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut.
Lajme
Raportohet se Thaçi ka ofruar 50 mijë € dorëzani
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ofruar 50 mijë euro dorëzani në Gjykatën e Hagës për lirim me kusht.
Kështu ka mësuar emisioni Info Magazine në Klan Kosova.
Lajme
Dukaj në Srebrenicë: Kujtesa na obligon, ndërsa njerëzia është zgjedhja jonë e përhershme
Në kuadër të delegacionit shtetëror të Malit të Zi, ministri i Administratës Publike, mr. Marash Dukaj, mori pjesë sot në Qendrën Memoriale në Potoçari në ceremoninë përkujtimore me rastin e 11 korrikut – Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Duke nderuar viktimat e pafajshme dhe duke shprehur solidaritetin e tij me familjet e tyre, ministri Dukaj theksoi se Srebrenica mbetet një kujtesë e përhershme se deri ku mund të çojnë urrejtja, intoleranca dhe dehumanizimi.
“Në këtë vend, fjalët nuk janë kurrë të mjaftueshme. Para viktimave të Srebrenicës, ne flasim para së gjithash me heshtje, respekt dhe të vërtetën. Është detyra jonë të ruajmë kujtesën, sepse një popull që harron viktimat e pafajshme rrezikon të humbasë edhe një pjesë të njerëzisë së vet. Prandaj, kujtesa le të jetë përgjegjësia jonë, ndërsa njerëzia zgjedhja jonë e përhershme”, porositi ministri Dukaj.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
