Lajme
VLEN: Mbi 6 milionë euro investim- Saraji fiton siguri, zhvillim dhe dinjitet
Fillimi i punimeve për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit është një ogur i mirë për mijëra banorë të kësaj ane. Ky investim strategjik i cili kap vlerën mbi 6 milionë euro i jep fund një problemi shumëvjeçar që përbënte rrezik për jetën e qytetarëve, pronën dhe tokat bujqësore.
I nisur nga koha e Izet Mexhitit si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër, tani nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi dhe përkushtimit të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ky projekt po merr formë si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë vendbanim.
Saraji për 22 vjet u la në harresë. Çdo cikël zgjedhor shoqërohej me premtime të njëjta, ndërsa pas zgjedhjeve qytetarët ngelnin me përmbytjet, dëmet materiale dhe zhgënjimin.
Prandaj sot kësaj politike të mashtrimit i ka ardhur fundi dhe qytetarët me të drejtë pyesin;
Pse Saraji u la për dekada pa mbrojtje?
Pse mijëra familje u detyruan të jetojnë nën frikën e çdo reshjeje dhe përmbytjeje?
Me VLEN investimet janë një tjetër provë se premtimet po shndërrohen në vepra, ato prekin te qytetarët dhe problemet e trashëguara po marrin zgjidhje konkrete.
Prandaj mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë të përmirësojmë cilësinë e jetës dhe të garantojmë zhvillim të qëndrueshëm për çdo qytetar.
Lajme
Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me SHBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot zhvilloi takim me Nicole Varns, ushtruese e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u konfirmua bashkëpunimi i fortë dhe i vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe SHBA-së si partner strategjik në zbatimin e reformave në sistemin e drejtësisë.
Në takim u diskutua për prioritetet kyçe të Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë te reformat në drejtësi, sundimi i ligjit, digjitalizimi i sistemit gjyqësor, agjenda legjislative dhe lufta kundër korrupsionit. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, kërkoi që në periudhën e ardhshme të mundësohet shkëmbimi i përvojave dhe ofrimi i ndihmës ekspertësh nga SHBA-ja në fushën e legjislacionit penal.
Ministri Shasivari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ofron Ministrisë së Drejtësisë dhe proceseve reformuese në vend, duke theksuar se ajo luan një rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, si dhe në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe reforma e legjislacionit penal, e cila mbetet një nga prioritetet strategjike të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë drejtim, u theksua se ka filluar zbatimi i projektit “Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Drogat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i financuar nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në takim u konfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të partneritetit përmes projekteve të reja të përbashkëta, mbështetjes së ekspertëve dhe shkëmbimit të përvojave në fushat me interes të përbashkët.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar fuqishëm në zbatimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve evropiane, në interes të qytetarëve dhe të integrimit evropian të shtetit.
Lajme
“I ka pa tre të vdekur” – Qytetari tregon momentin ku tre kosovarët u gjeten të vdekur nga aksidenti në Maqedoni
Një qytetar ka treguar se si u gjetën trupat e tre kosovarëve në Maqedoni.
Ai tha se policia iu kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre, teksa gjatë aksionit një polic i ka gjetur dhe ka lajmëruar ekipet tjera dhe ambulancën.
“Na ka ardh keq shumë”, u shpreh ai.
Lajme
Mickoski: Kryetari i Gostivarit dhe gjithë të tjerët kanë përgjegjësi morale, hetimi do ta vërteton përgjegjësinë ligjore
Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon që kreu i Gostivarit dhe gjithë zinxhiri përgjegjës të mbajnë përgjegjësi morale për helmimin e qytetarëve të Gostivarit. Sipas tij, Instituti i Shëndetit Publik e ka bërë punën e vet, ndërsa tani në hap është Prokuroria Publike e cila duhet të dalë me kualifikimin e veprës penale. Për shkak se ujësjellësi në Gostivar është projekt i financuar nga jashtë dhe me mbështetjen e Qeverisë, Mickoski tha se përgjegjësi do të ketë edhe për mbikëqyrësin e punimeve i cili ka nënshkruar raportin kur ka mbaruar projekti.
“Nga i pari deri tek i fundit duhet të mbajnë përgjegjësi morale, pavarësisht asaj që nga ana tjetër Prokuroria do të merret me përgjegjësinë e nivelit tjetër. Por unë pres që nga kryetari i komunës e gjithë të tjerët me rend të mbajnë përgjegjësi morale si fillim. Sigurisht që ka mbikëqyrës që ka nënshkruar raportin. Sipas ligjit për ndërtim, patjetër të keni mbikëqyrës dhe kompani që i kontrollon punimet dhe të gjithë një për një do të shqyrtohen”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
