Connect with us

Lajme

Mexhiti nga Gostivari: Garantimi i ujit të pijshëm është detyrim themelor i institucioneve përcjell Zhurnal.mk .

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se sigurimi i ujit të pijshëm është një e drejtë elementare e qytetarëve dhe një nga detyrimet më themelore të institucioneve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti njoftoi se ka qëndruar në Gostivar, ku zhvilloi një takim në Komunën e Gostivarit për t’u njohur nga afër me situatën e krijuar dhe masat që po ndërmerren për tejkalimin e saj.

Ai bëri të ditur se, në cilësinë e nënkryetarit të BNJVL-së, ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale, me qëllim që kjo krizë të menaxhohet sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja për qytetarët.

Sipas Mexhitit, prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, sigurimi i furnizimit me ujë të sigurt dhe koordinimi i të gjitha institucioneve për t’iu përgjigjur me efikasitet situatës së krijuar.

“Në momente si këto, qytetarët kanë nevojë për institucione që veprojnë, bashkëpunojnë dhe marrin përgjegjësi. Jam i bindur se me koordinim të plotë ndërinstitucional dhe me mbështetje të ndërsjellë do ta tejkalojmë këtë situatë sa më shpejt, duke rikthyer normalitetin dhe sigurinë për çdo familje në Gostivar”, ka shkruar Mexhiti. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme

Ministri Hoxha: Deri në fund të vitit 2026 do të thjeshtohen 15 procedura administrative në Ministrinë e Mjedisit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, mori pjesë në takimin e punës kushtuar realizimit të Hapit 4 të Agjendës së Reformave, ku u prezantuan aktivitetet e ndërmarra deri më tani për thjeshtimin e procedurave administrative.

Hoxha bëri të ditur se Ministria ka analizuar gjithsej 31 procedura administrative, ndërsa 15 prej tyre do të thjeshtohen deri në fund të vitit 2026. Sipas tij, për secilën nga këto procedura janë përgatitur masa konkrete dhe plane zbatimi, me synimin që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbime më të shpejta, më të lehta dhe më efikase.

“Vazhdojmë me përkushtim në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda e Reformave dhe në ndërtimin e një administrate moderne, me procedura të thjeshtuara, institucione më efikase dhe shërbime më cilësore për qytetarët dhe komunitetin e biznesit”, theksoi ministri Hoxha.

Ky proces është pjesë e reformave të administratës publike dhe synon uljen e barrës burokratike, rritjen e efikasitetit institucional dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike.

https://www.facebook.com/share/p/1Jq4r3ZpHM/

Continue Reading

Lajme

Mexhiti nga Gostivari: Garantimi i ujit të pijshëm është detyrim themelor i institucioneve

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se sigurimi i ujit të pijshëm është një e drejtë elementare e qytetarëve dhe një nga detyrimet më themelore të institucioneve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti njoftoi se ka qëndruar në Gostivar, ku zhvilloi një takim në Komunën e Gostivarit për t’u njohur nga afër me situatën e krijuar dhe masat që po ndërmerren për tejkalimin e saj.

Ai bëri të ditur se, në cilësinë e nënkryetarit të BNJVL-së, ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale, me qëllim që kjo krizë të menaxhohet sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja për qytetarët.

Sipas Mexhitit, prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, sigurimi i furnizimit me ujë të sigurt dhe koordinimi i të gjitha institucioneve për t’iu përgjigjur me efikasitet situatës së krijuar.

“Në momente si këto, qytetarët kanë nevojë për institucione që veprojnë, bashkëpunojnë dhe marrin përgjegjësi. Jam i bindur se me koordinim të plotë ndërinstitucional dhe me mbështetje të ndërsjellë do ta tejkalojmë këtë situatë sa më shpejt, duke rikthyer normalitetin dhe sigurinë për çdo familje në Gostivar”, ka shkruar Mexhiti.

Continue Reading

Lajme

Ministri Agon Ferati priti Sh.S. Nicole Varns: Fokus te “25 vite dhe përtej”, modernizimi i Ministrisë dhe bashkëpunimi me SHBA-në

Ministri Agon Ferati sot priti në takim ushtruesen e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Sh. S. znj. Nicole Varns.

Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për Ministrinë, e cila po punon në përgatitjen e Planit Vjetor, riformatimin strukturor dhe modernizimin institucional.

Në takim u diskutua edhe për konceptin “25 vite dhe përtej”, në kuadër të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, si një platformë që synon të hapë një qasje të re ndaj bashkëjetesës, gjithëpërfshirjes dhe ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve.

Ministri theksoi se qëllimi i Ministrisë është i qartë: ndërtimi i një institucioni funksional, gjithëpërfshirës dhe më afër qytetarit.

\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin dhe demokracinë, por edhe për forcimin e institucioneve që u shërbejnë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe të përgjegjshme”, theksoi ministri.

Gjatë takimit u riafirmua rëndësia e bashkëpunimit me SHBA-në si partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në proceset që lidhen me institucionet gjithëpërfshirëse, besimin ndërmjet komuniteteve dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 hour ago

Ministri Hoxha: Deri në fund të vitit 2026 do të thjeshtohen 15 procedura administrative në Ministrinë e Mjedisit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, mori pjesë në takimin e punës kushtuar realizimit të Hapit 4...

Lajme1 hour ago

Mexhiti nga Gostivari: Garantimi i ujit të pijshëm është detyrim themelor i institucioneve

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se sigurimi i ujit të pijshëm është një e drejtë elementare...

Lajme1 hour ago

Mexhiti nga Gostivari: Garantimi i ujit të pijshëm është detyrim themelor i institucioneve përcjell Zhurnal.mk .

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se sigurimi i ujit të pijshëm është një e drejtë elementare...

Lajme5 hours ago

Ministri Agon Ferati priti Sh.S. Nicole Varns: Fokus te “25 vite dhe përtej”, modernizimi i Ministrisë dhe bashkëpunimi me SHBA-në

Ministri Agon Ferati sot priti në takim ushtruesen e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara...

Lajme13 hours ago

Komuna e Gostivarit: Punojmë në terren për normalizimin e gjendjes së sistemit të ujësjellësit

Komuna e Gostivarit në një njoftim për media informon se Shtabi i Krizës në nivel qendror dhe lokal, si dhe...

Sport13 hours ago

Spektakël boksi në Gostivar, Benjamin Imeri kryeson mbrëmjen me duelin ndaj kolumbianit Mosquera

Qyteti i Gostivarit do të jetë sot (e enjte) amfiteatri i një spektakli të vërtetë boksi profesional, ku do të...

Lajme13 hours ago

“16 arsye pse BDI dhe deputetët satelitë duhet të japin llogari ” – Bekim Qoku shtron pyetjen!

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, deputeti Bekim Qoku, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj BDI-së dhe deputetëve që, sipas...

Lajme13 hours ago

VLEN: A po del uji i Gostivarit si kanalizimi i Zajazit?!

Nga VLEN përmes një kumtese kërkojnë përgjegjësi të plotë për secilin zyrtar pas ndotjes së ujit në Gostivar. Nga kjo...

Lajme13 hours ago

Çifti bashkëshortor u ndalua në Tabanoc, në çantën e tyre u gjetën 26 copë stoli ari

Është parandaluar një tentativë për kontrabandimin e 348 gramëve stoli ari, me vlerë prej rreth 1,3 milionë denarësh, gjatë hyrjes...

Lifestyle1 day ago

Eris vjen me projektin e ri muzikor “Malli”

Artisti Eris ka sjellë për publikun projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Malli”, një këngë që trajton...

Trending