Connect with us

Lifestyle

K Albo rikthehet fuqishëm me “Hiti”, publikon edhe videoklipin e ri

Rep-artisti nga Lugina e Preshevës, K Albo, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Hiti\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”, duke sjellë edhe një herë stilin e tij karakteristik që e ka veçuar në skenën e repit shqiptar.

I njohur për tekstet autentike, ritmet moderne dhe interpretimin unik, K Albo vazhdon të ndërtojë identitetin e tij artistik përmes projekteve që po marrin vëmendje të madhe nga publiku. Kënga e re \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Hiti\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” vjen me një energji të veçantë dhe pritet të zërë vend mes publikimeve më të dëgjuara të kësaj periudhe.

Projekti është shoqëruar edhe me një videoklip profesional, i realizuar nga IdealFilms, i cili i jep këngës një dimension vizual modern dhe dinamik, në përputhje me atmosferën dhe mesazhin që përcjell.

\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Hiti\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” është tashmë i disponueshëm në platformat muzikore dhe në YouTube, ndërsa fansat e artistit kanë nisur ta mirëpresin projektin e ri me komente pozitive dhe shpërndarje në rrjetet sociale.

Lifestyle

Florela Çoçaj shkëlqen krah babait të saj Flori Çoçaj, me këngën e re “Bjer o shi”

Një bashkëpunim i veçantë familjar po vjen në skenën muzikore shqiptare. Florela Çoçaj ka bashkuar zërin dhe talentin e saj me babanë, këngëtarin e njohur Flori Çoçaj, duke sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Bjer o shi”.

Ky projekt shënon një moment të veçantë për Florelën, e cila vjen krah babait të saj në një interpretim që i jep këngës një emocion të veçantë dhe e bën këtë bashkëpunim edhe më domethënës.

Për tekstin dhe muzikën është kujdesur vetë Flori Çoçaj, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Nexhat Mujovi – Virusi. Videoklipi është realizuar nga MProduction, kurse producent ekzekutiv i projektit është Flori Çoçaj.

Kënga publikohet nga Baresha Network dhe tashmë është në dispozicion të publikut.

“Bjer o shi” vjen si një bashkëpunim që bashkon muzikën, emocionin dhe lidhjen babë e bijë, duke i dhënë Florelës një hapësirë të veçantë për të prezantuar veten para publikut.

Continue Reading

Lifestyle

Kostovski: Nga deponi e egër në park të madh në Luboten, fshati po merr pamje krejtësisht të re

Hyrja e fshatit Luboten do të shndërrohet në një hapësirë të gjelbër dhe rekreative për banorët. Deponia e egër, e cila për vite me radhë kishte dëmtuar pamjen e kësaj zone, së shpejti do t’i takojë së kaluarës, pasi në vend të saj Komuna e Butelit do të ndërtojë një park të madh.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i cili përmes një postimi ka njoftuar se tashmë kanë nisur ndryshimet në hyrje të Lubotenit, me synimin që një hapësirë e shndërruar në deponi të kthehet në një park të bukur dhe të gjelbër.

Kostovski theksoi se asnjëherë më parë nuk është punuar kaq shumë për Lubotenin, duke përmendur si projekte konkrete realizimin e rrjetit të ujësjellësit, një kërkesë e kahmotshme e banorëve, si dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatit.

Ai rikujtoi se para banorëve kishte marrë edhe zotimin se deponia e egër në hyrje të fshatit do të largohej dhe në atë hapësirë do të ndërtohej një park i madh, ku banorët do të mund të kalojnë kohën e lirë dhe të rekreohen.

Ndërkohë, banorët e Lubotenit që ishin të pranishëm e falënderuan Kostovskin për angazhimin, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e vëmendjes së kryetarëve të mëparshëm ndaj kësaj zone. Sipas tyre, është e turpshme që drejtuesit e kaluar të komunës as që kishin vizituar këtë pjesë të Butelit.

Ata vlerësuan angazhimin e kryetarit aktual dhe theksuan se investimet dhe kujdesi për komunën duhet të shtrihen në çdo vendbanim, pa dallim se për cilën pjesë të Butelit bëhet fjalë.

Nga një hapësirë e mbuluar me mbeturina, hyrja e Lubotenit synon të shndërrohet në një pikë të re gjelbërimi dhe rekreacioni për komunitetin.

Continue Reading

Lifestyle

Afrona dhe Androna Thaçi, motrat e vogla nga Tetova që po sjellin emocion me këngën “Për çdo fëmijë” në “Akordet e Kosovës”

Talentet e reja nga Tetova po ngjiten në skenën muzikore! Afrona dhe Androna Thaçi marrin pjesë në edicionin e katërt të festivalit “Akordet e Kosovës” me këngën “Për çdo fëmijë”, një projekt muzikor që përcjell mesazh të veçantë për më të vegjlit.

Dy artistet e vogla nga Tetova, Afrona dhe Androna Thaçi, po prezantojnë talentin e tyre në edicionin e katërt të festivalit “Akordet e Kosovës”, me këngën “Për çdo fëmijë”, duke sjellë një paraqitje që i kushtohet fëmijërisë dhe rëndësisë së saj.

Kënga vjen me muzikë dhe orkestim nga Nexhat Mujovi – Wirus, ndërsa tekstin e ka shkruar Besarta Murtezani. Përmes këtij projekti, Afrona dhe Androna bëhen pjesë e një festivali që u jep hapësirë talenteve të reja për të shfaqur aftësitë e tyre dhe për të hedhur hapat e parë në skenën muzikore.

Pjesëmarrja e dy motrave nga Tetova është një moment i bukur për promovimin e talenteve të reja shqiptare, të cilat me pasionin dhe përkushtimin e tyre dëshmojnë se muzika nuk njeh moshë dhe se ëndrrat mund të fillojnë të marrin jetë që në fëmijëri.

Me këngën “Për çdo fëmijë”, Afrona dhe Androna Thaçi përfaqësojnë me krenari qytetin e tyre, Tetovën, duke sjellë në festival zërin dhe talentin e gjeneratës së re.

Skena e “Akordeve të Kosovës” është një mundësi e rëndësishme për artistet e reja që të fitojnë përvojë, të prezantojnë talentin e tyre para publikut dhe të ndërtojnë rrugëtimin e tyre artistik.

Suksese Afronës dhe Andronës! Tetova ka arsye të krenohet me talentet e saj të vogla!

https://www.facebook.com/reel/1771651417500702

Continue Reading

TË FUNDIT

Sport2 days ago

Ejup Ademi zgjidhet kryetar i ri i Klubit të Mundjes Liria

Ejup Ademi është zgjedhur kryetar i ri i Klubit të Mundjes Liria, në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtur sot, ku...

Lajme2 days ago

Në ditën e parë u shitën mbi 24.5 milionë kopje të GTA 6, 2.36 miliardë dollarë të ardhura

Pas 13 vitesh pritje, videoloja e shumëpritur Grand Theft Auto 6 (GTA 6) ka debutuar me një sukses të jashtëzakonshëm...

Lajme2 days ago

Era e fuqishme në Tetovë dhe Pollog! Rreth 15 intervenime, pa të lënduar

Erërat e fuqishme që përfshinë mbrëmë Tetovën dhe rajonin e Pollogut shkaktuan dëme të shumta materiale. Pemë të rrëzuara, kulme...

Lajme2 days ago

Imer Aliu: PPD, BDI dhe VLEN – emra të ndryshëm, e njëjta filozofi politike!

35 vite pluralizëm, emra të rinj partish, por e njëjta formulë politike: kompromiset për pushtet në kurriz të interesave të...

Lajme2 days ago

BFI-ja konfirmon: Kemi marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri pranë Kalasë së Shkupit

Nga Bashkësia Fetare Islame (BFI) thonë se kanë siguruar lejen për ndërtimin e objektit të ri administrativ në pronën e...

Lajme2 days ago

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në...

Lajme3 days ago

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë! Mbyllet për tri ditë autostrada Selanik–Evzoni, ndryshon qarkullimi!

Një pjesë e autostradës Selanik–Evzoni, që lidh Greqinë me Maqedoninë e Veriut, do të mbyllet plotësisht në të dy drejtimet,...

Lajme3 days ago

Kush e solli Alta Bankën në Maqedoni? Përgjigjet Ademi

Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, foli lidhur me çështjen e Alta Bankës dhepretendimet me përfshirjen e Qeverisë në këtë...

Lajme3 days ago

Levica akuzon Albi Qamilin: Ka siguruar Badenterin për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë

Partia Levica ka reaguar ndaj zv/kryetarit të Komunës së Tetovës, Albi Qamili, njëherësh kryetar i Komisionit për riemërimin e rrugëve,...

Lajme3 days ago

Ademi: Oponent e kemi VMRO-në, VLEN nuk pyetet as për ministrat e vet

Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, në emisionin “Debat në Shenja”, ka hedhur poshtëpretendimet se BDI është e rezervuar në...

Trending