Sport
Mexhit Hysenaj në ringun e “Fair FC”! Përballje e madhe më 19 shtator në Duisburg
Kickbokseri shqiptar Mexhit Hysenaj është gati për një tjetër sfidë të madhe në karrierën e tij. Hysenaj do të ngjitet në ring më 19 shtator 2026, në kuadër të eventit të madh të FAIR Fighting Championship, që do të zhvillohet në Glückauf-Halle në Duisburg të Gjermanisë. Në kategorinë K1, deri në 73 kilogramë, Hysenaj do të përballet me holandezin Jeffrey van Duijn, në një duel që premton shumë ritëm, teknikë dhe spektakël. Hysenaj, i cili përfaqëson Amrani Palace Oberhausen, vlerësohet për stilin agresiv, kombinimet e shpejta dhe presionin e vazhdueshëm në ring. Organizatorët e përshkruajnë shqiptarin si një luftëtar që hyn në çdo përballje me goditje të sakta, kombinime të fuqishme dhe mentalitet fitues, duke mos i dhënë kundërshtarit shumë hapësirë për të marrë kontrollin e duelit.
Përballë tij do të jetë Jeffrey van Duijn nga Holanda, pjesë e Aihato Gym Groningen, i njohur për disiplinën, teknikën e pastër të kickboxingut dhe shpejtësinë në momentet vendimtare. Megjithatë, vëmendja kryesore do të jetë te Mexhit Hysenaj, i cili synon të tregojë edhe një herë potencialin e tij në një skenë të rëndësishme të kickboxit në Gjermani. Teknikë kundër teknikës, shpejtësi kundër shpejtësisë dhe presion kundër disiplinës. Kështu promovohet kjo përballje, ndërsa për Hysenajn 19 shtatori mund të jetë një tjetër hap i rëndësishëm përpara në karrierën e tij.
📍 Glückauf-Halle, Duisburg, Gjermani 📅 19 shtator 2026 🥊 K1 – 73 kg 🇦🇱 Mexhit Hysenaj vs. Jeffrey van Duijn Një duel i madh po vjen – dhe sytë do të jenë te Mexhit Hysenaj!
Sport
Skandal në futbollin serb: Mbahet një minutë heshtje për Mlladiqin, i dënuar për krime lufte
Një skandal është shënuar para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Serbisë.
Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët e Partizanit janë dëgjuar duke bërë thirrje në mbështetje të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska.
Mlladiqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Para nisjes së takimit, u mbajt edhe një minutë heshtjeje në nderim të tij.
Ngjarja ka ndodhur në prag të përballjes mes dy rivalëve të përbetuar të futbollit serb, Crvena Zvezdës dhe Partizanit.
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
Sport
Shkëndijën ska kush e ndal, fiton edhe në Kratovë ndaj Sileksit
Shkëndija e Tetovës vazhdon me rezultate pozitive në kampionat, raporton SHENJA. Kuqezinjtë tetovarë regjistruan fitoren e pestë radhazi, pasi në kuadër të xhiros së 5-të të elitës mposhtën Sileksin me rezultat 2:0. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa Shkëndija e zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të. Meliqi realizoi për epërsinë 1:0 të miqve. Kuqezinjtë vazhduan të kërkonin golin e dytë dhe e gjetën atë në minutën e 87-të, kur Xengue shënoi për 2:0, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë fitore, Shkëndija shkon në kuotën e 15 pikëve pas pesë xhirove, ndërsa Sileksi mbetet me 7 pikë. /SHENJA/
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
