Lajme
Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët
Një kombinim i dëmshëm mes shtetit dhe naftëtarëve është shndërruar në një grabitje të pastër ndaj qytetarëve të Kosovës për shkak të rritjes jo normale të çmimeve.
Dokumente faturash dhe emaile të brendshme të kompanisë IP Petrol qe ka siguruar VOX Kosova, nxjerrin manipulimet jo vetëm nga ata që importojnë dhe shesin naftën, por edhe nga ata Ministria e Tregtisë dhe Qeverinë.
Ishte data 2 mars kur çmimi i naftës filloi të ngritej në Kosovë, nga 1.22 cent , në 1.25, në 1.30 e deri në 1 e 44 deri me datën 4 mars.
Pavarësisht se nafta ishte tashmë e blerë e gjendej në stok, çmimi rritet deri në tri here, vetëm brenda datës 3 mars, në kompaninë IP Petrol, ani pse akoma nuk ishte furnizuar me naftë të ri më të shtrenjtë.
Pra 10:30 në mëngjes, 15:00 pasdite dhe 16:15.
Të nesërmen. 4 marsi rastis të jetë data, kur IP Petroli furnizohet për herë të parë me naftë të shtrenjtuar në Bursa.
Pra kompania në fjalë, për të paktën 3 ditë rradhazi ka operuar me çmim super më të shtrenjtë, ani pse naftën e kishte në stokë të importuar me çmimin e lirë.
Dhe qartazi tashmë e dini se këtë e ka bërë bash secila kompani, sepse çmimi rritej te secila njëjtë, përkundër se kishin naftë në stoqe.
Kjo faturë është e datës 4 mars.
Në të, kompania IP Petrol furnizohet me tridhjetë e dy mijë e pesëdhjetë litra naftë, për një vlerë prej njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë dollarë amerikanë.
E përkthyer në kosto reale me euro, një litër naftë del 80 centë, pra çmim bazë, pa asnjë taksë të shtetit.
Por çfarë ndodh më pas?
Mbi këtë çmim shtohet akciza që është 36 cent për litër, dhe menjëherë mbi këtë shumë aplikohet edhe TVSH-ja, 18%, duke e çuar çmimin 1 euro e 38 cent për litër.
Kësaj shifre i shtohet edhe fitimi i lejuar prej 12 centësh, i njohur tashmë, si Tavani i Mimoza Kusarit duke e çuar çmimin final në 1 euro e 50 cent për litër.
Por pas kësaj blerje, kompania, jo vetëm që nuk u ndal në 1 euro 50 cent, por e rriti çmimin tutje, deri në 1 euro 52 cent, e më pas edhe më shumë.
Për ti paraprirë dallavereve, që siç duket, dihej se do të ndodhnin, para datës 4 mars, më datën 3 mars, pikërisht në ditën që nafta po shtrentohej tre herë, drejtori i operacioneve dhe marketingut ju shkruan punonjësve të pomave një njoftim shumë me rëndësi.
“Nëse keni inspektime nga Inspektorati i tregut, patjetër se duhet të kontaktohet edhe Zekim Istogu. Tjetër hap shumë i rëndësishëm, të mos jipet asnjë dokument apo kupon fiskal pa kontaktuar fillimisht me Zekimin. Arsyetimi: Fillimisht duhet ta kontaktojmë zyrën qëndrore, në mënyrë që të sigurojmë të gjitha kërkesat e juaja. “
Pra drejtori i IP Petrol po kërkonte që të sabotohet shteti. E pa shpjegueshme është se si inspektoratë kanë lejuar që vetë punonjësit e pompave të përcaktonin se kur mund të japin të dhëna e kur jo.
Por, kjo qartëson faktin se gjithçka bëhet në bashkëpunim.
Ndërkohë blerja vazhdon, kjo faturë është e datës 13 mars, sërish IP-ja furnizohet, e përllogaritjet e nxjerrin shifrën 1 euro e 54 cent të lejuar për treg, përderisa në këto data, sërish cmimi varion deri në 1 e 60 cent nëpër pompa, çmim që është mbi marzhën e lejuar për këto data.
Ndalemi këtu, nga data 4, deri më datën 13, ani pse kompania nuk ka improtuar naftë të re, kjo kompani e rritë 5 herë çmimin e naftës së njëjtë.
Megjithatë, rradha i vjen sërish furnizimit, tash me datën 17 mars, këtu dëshmohet më së miri manipulimi i pastër.
Kompania importon 30,938 litra naftë, në vlerë prej mbi 2 milionë e 600 mijë lekësh, siç figuron në faturën e siguruar, që e konvertuar rezulton me çmim rreth 85 centë për litë.
Me përfshirjen e akcizës 36 cent, dhe TVSH-së, 18%, çmimi për litër arrin në 1 euro e 43 cent. Për të siguruar një marzh fitimi prej 12 cent për litër, kompania supozohet ta shesë naftën me rreth 1euro e55 cent për liter, por kjo sërish nuk ndodhë.
Po në këtë datë kompania dërgoi emailin e ndryshimit të çmimit të derivative, ku dieselin (naften) e percakton me 1 euro e 60 cent. 5 cent me shume sesa del përllogaritja e lejuar, nga faturat po te tyre per daten e njejte.
E veç brenda 3 ditësh, kompania serish ndryshon çmimin edhe për 5 cent të tjera.
Ta keni parasysh, këto centa të fituara për litër kundër tavanit të përcaktuar, janë miliona euro në total nëse merret parasysh fitimi i të gjitha pompave dhe kompanive të derivateve në Kosovë.
E si kurrë më parë, në kriza të tilla globale, ka nevojë për dorën e shtetit, ku kërkesa drejtpërdrejt shkon tek ekzekutivi për largimin a përgjysmimin e akcizës dhe tvsh-së , kuptohet përkohësisht.
Por diçka të tillë as që kanë në mend Qeveria e Albin Kurtit.
“TVSH-ja asnjëherë nuk ka qenë asnjëherë opsion, Sa i përket akcizës, mbetet të përcjellët. Në situatën aktuale nuk e konsiderojmë si opsion heqjen e akcizës.” Deklaronte Kusari Lila.
Ani pse dikur për shefin e saj, çmimi prej 1 euro e 22 centësh ishte i papranueshëm.
Vijojmë tutje, çmimet janë akoma lartë, kur pikërisht në ditën që Ministrja e Tregtisë njofton se çmimi në Bursa, po pëson rënie, më 23 mars, në bazën e IP Petrol vjen një tjt email, sërisht shtrenjtim i naftës.
“Ju njoftoj se sot në ora 14:45 do të dalim me cmime të reja. Diesel 1.78, Diesel plus 1.83”
Dhe ashtu ndodhë, të nesërmën në mëngjes, të gjitha pompat sillen në këto çmime.
Krejt në fund besoj e kemi të gjithë një pyetje të përbashkët, ti kenë ikur vërtetë gjithë këto manipulime një aparati të tërë shtetëror, apo mbyllim një sy, pasi aq më i lartë çmimi i naftës, e importi, aq më i madh fitimi i shtetit përmes akcizës e TVSH-së. Rrjedhimisht aq më të manipuluar e të vjedhurat qytetarët e varfër të Kosovës.
Lajme
Ambasadorja amerikane në Dibër, shijon Liqenin dhe bukuritë e qytetit!
Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes, dje pasdite qëndroi në Dibër, ku u takua me kryetarin e komunës, Fisnik Mela.
“Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore, ndërsa Warnes pati mundësinë të njihej nga afër me bukuritë natyrore, potencialin turistik dhe mikpritjen e Dibrës”, njoftuan nga Komuna.
Vizita nisi me kafe pranë Liqenit të Dibrës dhe vazhdoi me një shëtitje me varkë, duke i mundësuar të ftuarës së lartë të shijonte peizazhin dhe bukuritë e veçanta natyrore të liqenit.
Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të mira, si dhe promovimi i potencialeve turistike dhe natyrore të Komunës së Dibrës.
Ambasadorja u takua gjithashtu me përfaqësues të komunitetit të biznesit dibran në SHBA, të udhëhequr nga Ibrahim Kolyari, i cili ka kompani edhe në Dibër dhe njihet si filantrop.
Lajme
Plani famoz për ndarjen e Maqedonisë, Georgievski zbulon të vërtetën (VIDEO)
Lubço Georgievski, ish-kryeministri i periudhës së konfliktit të vitit 2001 ka ndarë për herë të parë detaje se a kishte plan atëkohë për ndarjen e Maqedonisë, që disa herë është përmendur nga kreu i BDI-së dhe ish-shefi politik i UÇK-së, Ali Ahmeti, përcjell INA.
Georgievski në një intervistë ditëve të fundit për TV24 theksoi se ka pasur plan famoz që i është prezantuar nga krerët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) dhe se ai më pas këtë e ka diskutuar me kreun shtetëror. Sipas tij, ideja apo plani i është bërë me dije edhe Arbën Xhaferit, atëkohë kryetar i PDSH-së dhe pjesë e Qeverisë, i cili më pas ka informuar siç nënkuptohet edhe UÇK-në.
Më poshtë vijon deklarata e plotë e ish-kryeministrit Lupço Georgievski:
“Planin famoz për herë të parë e kam dëgjuar nga akademikët Gjorgji Stradellov, Bllazhe Ristevski, Gjorgji Efremov që ishte kryetar. Megjithatë pavarësisht tyre, jemi ulur më pas ne si kreu shtetëror, unë, Stojan Andov dhe presidenti Boris Trajkovski, që njëlloj erdhëm deri tek njohuri të tilla se nëse nuk duan të jetojnë me ne, atëherë të ndahemi. Kemi folur për këtë ide. Boris Trajkovski i ka informuar ndërkombëtarët, por edhe mediat për idenë e tij. Logjika ishte shumë e thjeshtë se pse të luftojmë, të vritemi, nëse nuk duan të jetojmë bashkë, të ndahemi. Unë kam informuar atëkohë Arbën Xhaferin, dhe ai më tha se do të japësh kohë një javë, 10 ditë, dhe më pas më tha se nuk e përkrahin si propozim, nuk duan. Se kush nuk deshti nuk më ka thënë, a ishte nga ndërkombëtarët, apo nga ata, duke nënkuptuar UÇK-ja. Por, edhe pse ishin kundër planit, sipas komunikatave të tyre, shihej se ata luftonin për territor”. (INA)
Përgjigja e plotë nga minuta 1:51:02
Lajme
Në fund të muajit nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aktivitet të intensifikuar ndërtimor, duke paralajmëruar ndërtimin e gjashtë segmenteve të autostradave në të gjithë vendin në periudhën e ardhshme
Drejt fundit të këtij muaji, ndoshta më 26 gusht, tregoi Mickoski, do të fillojë ndërtimi i segmentit të autostradës Bllacë – Shkup, për të cilin, tha ai, kanë përfunduar të gjitha procedurat formale.
“Më në fund, për këtë projekt dhjetëvjeçar që u paralajmërua, kemi një kontraktor, është një kompani vendase, kemi mbikëqyrje, janë plotësuar të gjitha kushtet për të filluar ndërtimin e kësaj autostrade. Në shtator pres që të fillojë edhe një segment autostrade, pra Bukojçan – Kërçovë, dhe me dinamikë të shtuar të përfundojë autostrada Kërçovë – Ohër. Pres që segmenti nga Izvor deri në Vrbjan të fillojë në gjysmën e dytë të tetorit, ndërsa i gjithë segmenti të jetë në tremujorin e parë të vitit 2027”, tha Mickoski pasi inspektoi aktivitetet ndërtimore të fazës së parë të ndërtimit të sistemit të kanalizimit në Idrizovë në komunën e Gazi Babës.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
