Lajme
Parandalohet hyrja e vezëve të pasigurta nga Serbia
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kreu 1.221 inspektime të jashtëzakonshme përpara festave të Pashkëve, duke vendosur gjoba në shumën mbi 19.000 euro në ekuivalentin e denarit.
Siç raportohet nga AUV, u shkatërruan më shumë se 272 kilogramë ushqim të pasigurt, shumica e të cilëve me origjinë shtazore.
Përveç kësaj, mbi 40 ton vezë të pasigurta me origjinë nga Serbia, të cilat u penguan të hynin në treg, u shkatërruan pa rrezik në deponinë e Drisllës.
“Për mospërputhjet e identifikuara, u morën 35 vendime për eliminimin e tyre dhe u lëshuan gjashtë paralajmërime”, njoftojnë nga AUV.
Kontrollet zbuluan një sërë shkeljesh, duke përfshirë vendosjen e ushqimit të skaduar, përdorimin e mishit të ngrirë në përgatitjen e produkteve, si dhe etiketimin e papërshtatshëm të ushqimit.
Gjatë inspektimeve, u përcaktua se shtatë objekte nuk ishin të regjistruara si operatorë ushqimorë, tre nuk kryenin ekzaminime të detyrueshme shëndetësore për punonjësit, ndërsa 13 operatorë u gjetën me kushte higjienike dhe teknike të pakënaqshme.
AUV njofton se kontrollet kishin për qëllim të gjitha segmentet e zinxhirit ushqimor, me qëllim parandalimin e vendosjes së produkteve të pasigurta dhe shtypjen e tregtisë së paligjshme në pritje të festave.
Lajme
Skandal në Shkup: Nëna e rreh mësuesen gjatë mbledhjes prindërore
Më datë 15.04.2026, rreth orës 22:10, në SPB Shkup, personi me iniciale K.K.L. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:00 është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në një klasë të një shkolle fillore në zonën e komunës së Aerodromit, derisa denoncuesja së bashku me një koleg tjetër po mbanin mbledhje me prindër. Sulmi fizik ndaj mësueses është kryer nga M.M.G. nga Shkupi, e cila është prind (nëna) e një nxënësi të asaj shkolle. Policia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
Lajme
Zgjatet gjendja e krizës për furnizimin me naftë
Kvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar zgjatjen e gjendjes së krizës për furnizimin me naftë dhe derivate, e cila do të zgjasë deri më 20 korrik 2026 dhe hyn në fuqi nga 21 prilli, pas publikimit në “Gazetën Zyrtare”, përcjell TV21.
Vendimi vjen si pasojë e situatës së rënduar ndërkombëtare të sigurisë dhe energjisë, sidomos pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjeve serioze në transportin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.
Sipas autoriteteve, sulmet dhe bllokimet e fundit kanë ulur ndjeshëm rrjedhën e naftës, duke rritur rrezikun për mungesa dhe çmime më të larta në tregun global, me ndikim të drejtpërdrejtë edhe në vend. Deri më tani, Qeveria ka ndërmarrë masa për të zbutur pasojat, përfshirë uljen e TVSH-së për energjentët dhe reduktimin e akcizave për karburantet, me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe sigurimin e furnizimit stabil.
Lajme
Çairi përgjigjet për Haqim Ramadanin: Çdo angazhim është ligjor dhe i lidhur me punë konkrete
Nga komuna e Çairit kanë dalë me sqarim rreth punësimit të ish-kandidatit për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, i cili në Open Finance, figuron se merr pagë mujore prej rreth 1,000 euro nga Komuna e Çairit. Komuna e Çairit deklaron se të gjitha angazhimet dhe pagesat bëhen në përputhje me ligjin dhe janë të dokumentuara e të verifikueshme. Nga komuna hedhin poshtë pretendimet për parregullsi.
“Komuna e Çairit informon opinionin publik se të gjitha angazhimet realizohen mbi bazën e procedurave të qarta ligjore, kontratave dhe shërbimeve konkrete të kryera. Çdo person i angazhuar ka detyrime të përcaktuara, ndërsa çdo pagesë është e evidentuar, e dokumentuar dhe plotësisht e verifikueshme. Komuna nuk praktikon dhe nuk do të lejojë angazhime fiktive apo pagesa pa bazë reale. Në përpjekje për të devijuar vëmendjen nga thelbi, po plasohen konstrukte politike që nuk kanë asnjë lidhje me faktet. Në vend që të shtrohet çështja nëse dikush është banor i caktuar, thelbi është nëse puna është kryer dhe në këtë rast ajo është qartësisht e dokumentuar dhe e konfirmuar. Është ironike që pikërisht ata që për vite me radhë nuk vendosën standarde të transparencës, sot përpiqen të mbajnë leksione për llogaridhënie. Dallimi sot është i qartë: çdo proces është i hapur, i verifikueshëm dhe i nënshtrohet shqyrtimit publik. Komuna e Çairit mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj parimeve të ligjshmërisë, llogaridhënies dhe menaxhimit profesional. Nëse ekziston çfarëdo dyshimi për keqpërdorim, ne jemi të parët që do të kërkojmë zbardhje të plotë dhe përgjegjësi”, thuhet në reagimin e Komunës.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
