Connect with us

Sport

Kupa e Maqedonisë: Nesër përballen dy Shkëndijat në Tetovë

E mërkura do të sjellë ndeshjet e para të gjysmëfinales në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë raund, vëmendja kryesore do të jetë në duelin mes dy Shkëndijave, asaj të Tetovës dhe Haraçinës. Takimi i parë do të zhvillohet në Tetovë, ku kuqezinjtë e Jeton Beqirit do të synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e terrenit për të siguruar një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit. Të dyja ekipet shqiptare pritet të japin maksimumin në fushë, me synimin e qartë për të bërë një hap të madh drejt finales së madhe të këtij kompeticioni. Ndeshja ndërmjet dy Shkëndijave do të luhet në stadiumin e qytetit të Tetovës, duke nisur nga ora 14:00. Ndërkohë, sfida e kthimit, e cila do të përcaktojë ekipin finalist, është planifikuar të zhvillohet më 6 maj. Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, po ashtu nesër, do të përballen Ohridi dhe Sileksi, në një duel që nis nga ora 12:00. /SHENJA/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Bomba” e merkatos: Mevlan Adili transferohet te Shkëndija e Haraçinës

Shkëndija e Haraçinës vazhdon të përforcohet për sezonin e ri, teksa ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit me përvojë, Mevlan Adili.

Pas negociatave të zhvilluara ndërmjet palëve, drejtuesit e skuadrës debutuese në elitën e futbollit vendor arritën ta bindin futbollistin shkupjan që të veshë fanellën kuqezi.

Adili vjen nga kampionati i Kosovës, ku së fundmi ishte pjesë e Gjilanit. Gjatë karrierës së tij ai ka ndërtuar një eksperiencë të pasur, duke mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura, si Shkëndija e Tetovës, Bylisi, Vllaznia, Shkupi, Žalgirisi dhe UTA Arad.

Me afrimin e 31-vjeçarit, Shkëndija e Haraçinës synon të fitojë më shumë siguri në repartin defensiv dhe të përfitojë nga përvoja e tij në sezonin e parë në elitën e futbollit. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

“As në vitet e 80-ta s’ka pasur transmetime të tilla”, Mustafa Ademi kritikon ashpër Arena Sport M

Gazetari sportiv i RTVM-së, Mustafa Ademi, ka reaguar ashpër ndaj televizionit Arena Sport M mënyrës së transmetimit televiziv të ndeshjes së xhiros së parë të Ligës së Parë të futbollit ndërmjet Strugës dhe Shkëndijës së Haraçinës, transmeton Zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi e cilësoi transmetimin në Arena Sport M si “të tmerrshëm”, duke theksuar se ai nuk ishte në nivelin e një kampionati elitar.

Sipas tij, transmetimi u zhvillua pa timer në ekran, ndërsa pamjet nga kamerat ishin të një cilësie shumë të dobët, të cilat ai i krahasoi me një transmetim të thjeshtë në internet.

“Bile edhe transmetimet e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar kanë qenë më të mira”, shkroi Ademi, duke shprehur pakënaqësinë e tij për standardin e transmetimit në ndeshjen që shënoi debutimin historik të Shkëndijës së Haraçinës në elitën e futbollit vendor.

Arena Sport M ishte në qendër të kritikave edhe gjatë transmetimit të finales së kupës së botës për cilësinë e dobët në transmetimin e ndeshjes finale. /Zyrtare.net/

Continue Reading

Sport

Spektakël boksi në Gostivar, Benjamin Imeri kryeson mbrëmjen me duelin ndaj kolumbianit Mosquera

Qyteti i Gostivarit do të jetë sot (e enjte) amfiteatri i një spektakli të vërtetë boksi profesional, ku do të ngjiten në ring boksierë nga i gjithë Ballkani dhe bota. Në përballjen kryesore të mbrëmjes, vëmendja do të jetë te boksieri Benjamin Imeri, i cili do të matë forcat me rivalin nga Kolumbia, Edwin Mosquera.

Për të qenë në formën më të mirë të mundshme për këtë sfidë, Imeri ka zhvilluar një fazë përgatitore mjaft intensive dy-mujore, duke premtuar një përballje të fortë dhe me rivalitet të lartë.
Përveç duelit kryesor, organizatorët kanë parashikuar edhe një seri ndeshjesh të tjera mjaft interesante, ku do të përballen emra të njohur të boksit nga rajoni dhe më gjerë.

Një nga organizatorët e këtij eventi, ish-boksieri i njohur Nelson Hysa, shprehet i bindur se e nesërmja do t’u dhurojë adhuruesve të boksit një mbrëmje të jashtëzakonshme sportive.

“Benjamin Imeri është një boksier mjaft i mirë dhe me cilësi të larta. Presim që ndeshjen e nesërme ta përfundojë me një rezultat pozitiv për të,” tha Hysa gjatë prononcimit të tij.

Gostivari mirëpret kështu një event të përmasave ndërkombëtare, ku pritet prani e madhe e tifozëve për të mbështetur boksierët dhe për të shijuar emocionet e ringut.

Sponsor kryesor i kësaj mbrëmjeje të madhe të boksit është kompania Global Immobilien.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 hour ago

Largohet një investitor serioz i huaj nga Maqedonia

Kompania gjermane BMZ (BMZ Group), e cila prodhon bateri litium-jon, ka marrë vendim që deri në fund të vitit 2026...

Lajme1 hour ago

Privohet nga liria shoferi 29 vjeç, voziste “BMW” me 204 km/h në autostradë!

Një 29-vjeçar nga Gjevgjelia është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 204 kilometra në...

Lajme1 hour ago

Në Tetovë ofiqarët i “zhvatin” çiftet që duan të kurorëzohen, u marrin nga 50 euro që t’i martojnë në restorant

Në tetor të vitit 2025 një grua nga Tetova me mbesën e saj shkoi në zyrën e gjendjes civile në...

Lajme1 hour ago

Gjuriq: Serbia do të hapë konsullatë në Shkodër, Shqipëria në Bujanoc

Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc. Lajmi është bërë...

Lajme15 hours ago

Mexhiti: Një lajm i madh për Pollogun, 74 milionë euro për Spitalin Klinik të Tetovës

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për realizimin e projektit të modernizimit dhe transformimit të...

Lajme18 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

Arben Fetai Në seancën e mbajtur dje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më emëroi të Dërguar Special për...

Lajme18 hours ago

Ulen rastet e reja nga epidemia në Gostivar

Numri i rasteve të reja të lidhura me epideminë në Gostivar po vazhdon të ulet, ndërsa autoritetet shëndetësore vlerësojnë se...

Lajme18 hours ago

LAJM I MIRË/ Do të punësohen 300 specializantë të rinj në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot në një konferencë për shtyp njoftoi se Qeveria ka sjellë vendim për të zhbllokuar...

Lajme18 hours ago

Fund pritjeve në kufi! 2 milionë euro nga BE-ja për kufij inteligjentë – mallrat kalojnë për pak sekonda!

Mustafa Dauti Me një grant prej 2 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, do të automatizohen plotësisht terminalet kufitare përmes projektit...

Lajme18 hours ago

Skandal me provimin e Stomatologjisë: Studentja i pagoi ryshfet profesorëve, policia kapi mijëra euro

Njësia për Krim Financiar pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave të dyshuar për...

Trending