Connect with us

Sport

Spektakël boksi në Gostivar, Benjamin Imeri kryeson mbrëmjen me duelin ndaj kolumbianit Mosquera

Qyteti i Gostivarit do të jetë sot (e enjte) amfiteatri i një spektakli të vërtetë boksi profesional, ku do të ngjiten në ring boksierë nga i gjithë Ballkani dhe bota. Në përballjen kryesore të mbrëmjes, vëmendja do të jetë te boksieri Benjamin Imeri, i cili do të matë forcat me rivalin nga Kolumbia, Edwin Mosquera.

Për të qenë në formën më të mirë të mundshme për këtë sfidë, Imeri ka zhvilluar një fazë përgatitore mjaft intensive dy-mujore, duke premtuar një përballje të fortë dhe me rivalitet të lartë.
Përveç duelit kryesor, organizatorët kanë parashikuar edhe një seri ndeshjesh të tjera mjaft interesante, ku do të përballen emra të njohur të boksit nga rajoni dhe më gjerë.

Një nga organizatorët e këtij eventi, ish-boksieri i njohur Nelson Hysa, shprehet i bindur se e nesërmja do t’u dhurojë adhuruesve të boksit një mbrëmje të jashtëzakonshme sportive.

“Benjamin Imeri është një boksier mjaft i mirë dhe me cilësi të larta. Presim që ndeshjen e nesërme ta përfundojë me një rezultat pozitiv për të,” tha Hysa gjatë prononcimit të tij.

Gostivari mirëpret kështu një event të përmasave ndërkombëtare, ku pritet prani e madhe e tifozëve për të mbështetur boksierët dhe për të shijuar emocionet e ringut.

Sponsor kryesor i kësaj mbrëmjeje të madhe të boksit është kompania Global Immobilien.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Granit Xhaka e pranon falsifikimin e çertifikatës, nuk do të luajë ndaj Maqedonisë

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka pranuar publikisht se ka kryer një testim të falsifikuar për COVID-19.

Xhaka me këtë rast ka kërkuar falje për këtë ngjarje, përmes një reagimi.

Ai deklaroi se kishte frikë ta merrte vaksinën.
“Në ditët e fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime. Për këtë arsye, dëshiroj të shprehem personalisht. Në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha. Kisha mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i ndikuar nga frika dhe pasiguria. Në këtë gjendje të ngarkuar emocionale, bleva një konfirmim vaksinimi, në vend që t’i sqaroja pyetjet dhe shqetësimet e mia përmes rrugës së parashikuar. Sot e kuptoj qartë se kjo rrugë nuk ishte e drejtë. Ishte një gabim. Më vjen keq për këtë. Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, i vë vetes në dispozicion autoriteteve për sqarimin e plotë të çështjes dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kompetente”, ka shkruar Xhaka.

Continue Reading

Lajme

Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani

Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.

Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.

“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.

Continue Reading

Sport

Mexhit Hysenaj në ringun e “Fair FC”! Përballje e madhe më 19 shtator në Duisburg

Kickbokseri shqiptar Mexhit Hysenaj është gati për një tjetër sfidë të madhe në karrierën e tij. Hysenaj do të ngjitet në ring më 19 shtator 2026, në kuadër të eventit të madh të FAIR Fighting Championship, që do të zhvillohet në Glückauf-Halle në Duisburg të Gjermanisë. Në kategorinë K1, deri në 73 kilogramë, Hysenaj do të përballet me holandezin Jeffrey van Duijn, në një duel që premton shumë ritëm, teknikë dhe spektakël. Hysenaj, i cili përfaqëson Amrani Palace Oberhausen, vlerësohet për stilin agresiv, kombinimet e shpejta dhe presionin e vazhdueshëm në ring. Organizatorët e përshkruajnë shqiptarin si një luftëtar që hyn në çdo përballje me goditje të sakta, kombinime të fuqishme dhe mentalitet fitues, duke mos i dhënë kundërshtarit shumë hapësirë për të marrë kontrollin e duelit. Përballë tij do të jetë Jeffrey van Duijn nga Holanda, pjesë e Aihato Gym Groningen, i njohur për disiplinën, teknikën e pastër të kickboxingut dhe shpejtësinë në momentet vendimtare. Megjithatë, vëmendja kryesore do të jetë te Mexhit Hysenaj, i cili synon të tregojë edhe një herë potencialin e tij në një skenë të rëndësishme të kickboxit në Gjermani. Teknikë kundër teknikës, shpejtësi kundër shpejtësisë dhe presion kundër disiplinës. Kështu promovohet kjo përballje, ndërsa për Hysenajn 19 shtatori mund të jetë një tjetër hap i rëndësishëm përpara në karrierën e tij. 📍 Glückauf-Halle, Duisburg, Gjermani 📅 19 shtator 2026 🥊 K1 – 73 kg 🇦🇱 Mexhit Hysenaj vs. Jeffrey van Duijn Një duel i madh po vjen – dhe sytë do të jenë te Mexhit Hysenaj!

Continue Reading

TË FUNDIT

Lifestyle5 hours ago

Noga shfaqet në takim me ministrin Sveçla: “Miku i familjes”, takimi që ngjall shumë kureshtje

Një takim mes hip-hop artistit të njohur Noga dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka tërhequr...

Lajme16 hours ago

Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu

Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi...

Lajme1 day ago

Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe

Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një...

Lajme1 day ago

Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj

Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve...

Lajme1 day ago

Skandal në aeroportin e Shkupit: Kallëzim anonim zbulon skemë të dyshuar për kontrabandë migrantësh me ndihmë të policisë!

Një kallëzim penal anonim i dorëzuar në institucionet kompetente ka vënë në alarm autoritetet, duke kërkuar hetim urgjent për një...

Lajme1 day ago

Nata e flakëve në Shkup: Digjen tri vetura brenda pak orëve në Çair e Gazi Babë!

Një seri zjarresh misterioze ka tronditur kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës. Tri automjete janë përfshirë...

Lajme1 day ago

Vdes edhe një person nga Ethet e Nilit Perëndimor, 11 pacientë në Klinikën Infektive

Një 66-vjeçar nga Kumanova, i cili kishte edhe sëmundje shoqëruese, është viktima e fundit nga ethet e Nilit Perëndimor në...

Lajme1 day ago

Granit Xhaka e pranon falsifikimin e çertifikatës, nuk do të luajë ndaj Maqedonisë

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka pranuar publikisht se ka kryer një testim të falsifikuar për COVID-19. Xhaka me këtë...

Lajme2 days ago

Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!

Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se...

Lajme2 days ago

Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani

Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të...

Trending