Connect with us

Lajme

Gjorgjievski: Kalimi në Bit Pazar përfundimisht do të mbyllet

Kryetari i Qytetit të Shkup, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se në ditët në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për largimin e objekteve ilegale dhe mbylljen e vendkalimit në Bit Pazar.
“Sapo përfunduam para një jave me bashkëpunimin ndër komunal me komunën e Çairit. Në ditët në vijim do të fillojmë me largimin e disa objekteve të egra. Unë njoftova se ato procese do të zhvillohen në mënyrë paralele. Do të largohen të gjitha objektet ilegale që ndodhen atje dhe më vonë do të mbyllet dhe vendkalimi ilegal. Kishte kërkesa nga qytetarët e asaj pjese të qytetit që ta legalizojmë atë vendkalim por jemi kategorik që ai vend duhet të mbyllet, edhe për arsye të sigurisë së qytetarëve është më mirë ashtu të jetë por edhe për shoferët”, deklaroi Gjorgjievski.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Tetovë, Këshilli Komunal miraton çmimore të re për mbeturinat!

Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar një çmimore të re për mbeturinat. Këshilltarët e koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE votuan pro kërkesës që kompania “Saubermacher” të rrisë çmimin e faturave. Sipas vendimit të ri, tarifa për metër katror do të pësojë një rritje të ndjeshme.

Deri më tani, qytetarët e Tetovës kanë paguar 3.2 denarë për metër katror (pa TVSH), ndërsa me tarifën e re do të paguajnë 3.8 denarë për metër katror.

Nga shumica në Këshill thonë se nuk e kanë pranuar propozimin fillestar edhe më të lartë të “Saubermacher”, duke prezantuar këtë çmimore si një “zbutje” të rritjes.

“Kemi pasur një kërkesë për një çmimore të re nga ana e ndërmarrjes Saubermacher. Këtë propozim, si këshilltarë të VLEN-it dhe si pjesë e shumicës, nuk e kemi pranuar në formën fillestare. Ne propozuam në Këshill një çmimore të re ku kemi ndryshuar shifrat e ofruara nga kompania. Me këtë propozim, ulim çmimin që kërkonte ‘Saubermacher’ për qytetarët dhe bizneset, ndërsa e rrisim për objektet e lojërave të fatit. Konkretisht, çmimin për amvisëritë në mjedis urban e zvogëluam nga 4.2 denarë sa kërkohej, në 3.8 denarë”, tha Albi Qamili – këshillart i koalicionit VLEN.

“Në bazë të amendamenteve që iu dorëzuan këshilltarëve, çmimi i ri do të jetë 3.8 denarë pa llogaritur TVSH-në. Nëse llogaritet edhe TVSH-ja, shifra shkon në rreth 3.99 denarë, që i bie diku 20% më shtrenjtë se sa kanë paguar qytetarët deri tash. Ne kishim propozimet tona për një çmim fiks: 600 denarë për shtëpitë dhe 300 denarë për banesat në nivel të gjithë komunës, pasi metodologjia me metër katror është e gabuar. Me këtë rritje prej 20%, ai që ka paguar 1000 denarë, tash do të paguajë 1200 denarë”, tha Agron Arifi – këshillar i “Më mirë për Tetovën”.

“Sipas analizës sonë, ngritja e çmimit fillimisht parashihej rreth 30%. Ne si AKI ishim në mënyrë kategorike kundër dhe kërkuam që pika të tërhiqet nga rendi i ditës, por kjo nuk u pranua nga shumica. Gjatë debatit, këshilltarët e VLEN-it dhanë një propozim tjetër, ku sipas përllogaritjeve të fundit, çmimi për grumbullimin e mbeturinave sërish rritet për 20%”, u shpreh Berat Murati – Këshilltar i AKI-së.

 

Continue Reading

Lajme

353 vetë në regjistrin e pedofilëve në Maqedoni

Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit që publikon online identitetin e personave të dënuar për abuzim seksual ndaj fëmijëve.

Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në rajon që me qëllim parandalues u ka mundësuar qytetarëve qasje online në identitetet e personave të dënuar me vendim përfundimtar për vepra që lidhen me pedofilinë, përfshirë fotografitë e tyre, pseudonimet, adresat e vendbanimit dhe veprat për të cilat janë dënuar. Kushdo mund t’i shikojë këto të dhëna me vetëm disa klikime.

Në regjistrin e pedofilëve, i cili tani për tani është i disponueshëm vetëm në gjuhën maqedone www.registarnapedofili.mk  janë publikuar deri tani emrat e 353 personave, 14 prej të cilëve janë gra. Burime nga Ministria e Politikës Sociale thonë se po punojnë që faqja të jetë e qasshme edhe në gjuhën shqipe.

Krijimin e këtij regjistri e mundësoi Kuvendi i Maqedonisë me miratimin në vitin 2012 të një ligji të posaçëm që përcakton qartë 11 vepra penale që çojnë në përfshirje në regjistër.

“Regjistri përditësohet rregullisht me të dhëna të reja. Personat e dënuar përfshihen në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga drejtoria kompetente për zbatim të sanksioneve, në përputhje me ligjin”, thanë për DW përfaqësues të Ministrisë së Politikës Sociale.

Në regjistër përfshihen persona të dënuar për vepra penale seksuale ndaj të miturve, përfshirë sulmet seksuale, veprat që lidhen me pornografinë me fëmijë, prostitucionin e fëmijëve, joshjen e fëmijëve, incestin dhe trafikimin e të miturve.

Megjashi: Hap i mirë por i pamjaftueshëm

Përfaqësues të organizatës joqeveritare Megjashi, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, thonë se regjistri i pedofilëve është një hap i mirë, por jo i mjaftueshëm. Mbrojtja e fëmijëve sipas tyre nuk mund të mbështetet vetëm te regjistri dhe kërkon masa të tjera konkrete.

“Regjistri i pedofilëve ka rol të caktuar parandalues dhe informues, por regjistra të tillë nuk duhet të shihen si zgjidhje e vetme, por vetëm si pjesë e një strategjie më të gjërë, serioze dhe të udhëhequr institucionalisht për parandalimin, sanksionimin dhe mbojtjen e fëmijëve nga abuzimi seksual. Pa një qasje sistemore, asnjë mjet i tillë nuk mund ta përmbushë qëllimin e vet” thonë përfaqësuesit e “Megjashit”, ambasada e parë e fëmijëve në botë

Nevojitet edukim sistematik dhe i vazhdueshëm

Sipas Megjashit ka një rritje serioze të rasteve të sulmeve seksuale ndaj fëmijëve. “Shifrat e larta të këtyre rasteve janë si rezultat i një dështimi serioz të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Të dhënat tregojnë qartë se shteti ende nuk po bën mjaftueshëm, veçanërisht në fushën e parandalimit. Nevojitet edukim sistematik dhe i vazhdueshëm, ndërhyrje e hershme, koordinim më i mirë dhe mbështetje për viktimat” thanë nga “Megjashi”.

“Megjashi” prej vitesh mban të hapur linjën “Alo Bushavko”, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë kur ndihen të rrezikuar ose u janë shkelur të drejtat.

Në pesë vitet e fundit përmes kësaj linje janë regjistruar nëntë raste që lidhen me pornografi të miturish, dhunë online, hakerim profilesh dhe shfrytëzim seksual të të miturve.

Rëndësia e parandalimit

Sipas ekspertëve dhe statistikave personat e dënuar për abuzim seksual të fëmijëve, kanë tendencë të përsërisin veprën, prandaj parandalimi është i rëndësishëm.

Sipas profesoreshës së të Drejtës Penale, Vedije Ratkoceri, këto krime njihen si “oportune”, pasi kryerësit shfrytëzojnë rrethana të favorshme pa planifikim paraprak. Andaj, sipas saj, regjistri luan rol kyç në parandalim.

“Kur një prind ka dyshime ose dëshiron të verifikojë nëse personi me të cilin fëmija i tij është në kontakt, qoftë fqinj, mësues apo trajner, ka qenë më parë i dënuar për vepra që lidhen me abuzimin seksual apo trafikimin e të miturve, ai mund të konsultojë regjistrin dhe ta marrë këtë informacion në çdo kohë. Kjo pa dyshim do të ndihmonte për parandalimin e abuzimit të mundshëm ndaj fëmijëve”, tha Ratkoceri.

Ndryshimi i ligjit shton numrin e denoncimeve

Përfaqësues të Ministrisë për Punët e Brendshme thanë për DW se pesë vitet e fundit, përkatësisht nga viti 2021 deri në vitin 2025, janë denoncuar gjithsej 472 raste që lidhen me abuzim seksual të fëmijëve.

Të dhënat tregojnë për një shtim të denoncimeve ndër vite: në vitin 2021 janë denoncuar 67 raste, në vitin 2022 u denoncuan 93 raste, ndërsa në vitin 2023 numri i tyre ka arritur në 116 raste. Në vitin 2024 janë regjistruar 91 raste, ndërsa në vitin 2025 u regjistruan 105 raste.

Shtimi i denoncimeve lidhet edhe me ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2023. Sipas tyre kufiri i moshës për përcaktimin e viktimës në këto vepra penale u rrit nga 14 në 15 vjeç, sepse pjesa më e madhe e rasteve lidhen me sulm seksual ndaj fëmijëve që nuk kanë mbushur moshën 15 vjeç dhe bashkëjetesë me të mitura. Legjislacioni i Maqedonisë së Veriut e parashikon edhe mundësinë e kastrimit kimik për personat e dënuar për këto vepra penale, një masë që nënkupton trajtim hormonal me qëllim uljen e dëshirës seksuale.

Autor: Ardit Ramadani

Ky tekst publikohet në bashkëpunim me Deutsche Welle dhe është realizuar në kuadër të projektit „Rezistenca ndaj dezinformatave në Maqedonin e Veriut“, i mbështetur nga qeveria e Nordrhein-Westfalen.

Continue Reading

Lajme

Hoxha: S’ka tymnajë që na ndan, Mexhiti: Edhe mes vëllezërve mund të ketë keqkuptime

Pas dekleratave dhe reagimeve të shumta në media ku pretendohej se në një bisedë në grup në ËATS UP ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha u është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, ministri Hoxha është takuar me njërin nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhitin. Në një pres konferencë të përbashkët pas takimit, kryediplomati Hoxha tha se se bëhet fjalë për një çështje të kaluar dhe se nuk ka tymnajë që mund të hyjë mes tyre.

FERIT HOXHA, MINISTËR I JASHTËM I SHQIPËRISË

Keni ngelur javën e kaluar, janë të kapërcyera ato, ja ku e keni kryetarin e koalicionit VLEN, janë të kapërcyera ato, të kaluara, sepse nuk ka absolutisht asnjë lloj tymnaje që mund të hyjë në mes nesh. Nuk ka asnjë tymnajë që na zë sytë për të parë atë që kemi të përbashkët, nuk ka asnjë gjë nga ato që bëhen dhe ngrihen nga hiqi që të errësojë atë që është e përgjithshme e nevojshme, e domosdoshme që të jemi bashkë si vëllezër dhe të punojmë bashkë”.

Ndërsa Mexhiti tha se ata janë pjesë e popullit shqiptar dhe se Shqipëria ka obligim edhe për shqiptarët jashtë kufijve.

IZET MEXHITI, VLEN

Edhe në familje mes vëllezërve mund të ketë keqkuptime por për këtë janë takimet e drejtpërdrejta, por sot në agjendën tonë kemi folur se si zhvillohet korridori 8, kemi folur për gjuhën shqipe, për decentralizimin, për frymën e marrëveshjes së ohrit dhe kam garantuar ministrin se asnjë milimetër nuk është degraduar por në shumë sfera ka përparuar çështja shqiptare në Maqedoni”.

Ndërkaq, koordinatori I Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të shqipërisë ka kërkuar interpelancë në Kuvend për ministrin e jashtëm Ferit Hoxha.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 hour ago

Tetovë, Këshilli Komunal miraton çmimore të re për mbeturinat!

Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar një çmimore të re për mbeturinat. Këshilltarët e koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE votuan...

Lajme2 hours ago

353 vetë në regjistrin e pedofilëve në Maqedoni

Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit që publikon online identitetin e personave të dënuar për...

Lajme4 hours ago

Hoxha: S’ka tymnajë që na ndan, Mexhiti: Edhe mes vëllezërve mund të ketë keqkuptime

Pas dekleratave dhe reagimeve të shumta në media ku pretendohej se në një bisedë në grup në ËATS UP ministri i...

Lajme4 hours ago

E tmerrshme, në Shkup: E djegin me cigare dhe e detyrojnë të hajë jasht*qitje

Prindërit nga komuna e Gjorçe Petrovit kanë denoncuar për “Veçer Pres” një rast tmerrues të dhunës mes nxënëseve. Një vajzë...

Lajme4 hours ago

Gjorgjievski: Kalimi në Bit Pazar përfundimisht do të mbyllet

Kryetari i Qytetit të Shkup, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se në ditët në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për...

Lajme4 hours ago

Mexhiti për RTSH: VLEN e ka thyer monopolin 20 vjeçar të BDI-së

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ka thënë se VLEN e ka...

Lajme4 hours ago

Nafta lirohet për 2,5 denarë, benzina shtrenjtohet për 2 denarë!

Çmimi i benzinave pas mesnate do të shtrenjtohet për dy denarë, ndërsa çmimi i naftës do të lirohet për 2,5...

Sport4 hours ago

BEFASI NË TETOVË: Shkëndija mundet nga Bashkimi

Një surprizë e madhe është regjistruar në Tetovë, ku Bashkimi arriti të befasojë Shkëndijën, duke shkaktuar një nga rezultatet më...

Lajme1 day ago

Haqim Ramadani akuzon Komunën e Bërvenicës për rritje çmimesh dhe mungesë shërbimi

Ish-kandidati nga VLEN për kryetar të Komunës së Bërvenicë, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj menaxhimit të mbeturinave në këtë...

Lajme1 day ago

E zuri traktori poshtë derisa po e rregullonte, vdes pas pesë ditësh në spital i moshuari nga Shkupi

Më datë 25.04.2026, në ora 09:30, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është denoncuar se më 20.04.2026,...

Trending