Connect with us

Lajme

Pas informacioneve të FBI arrestohen dy persona në Reçicë të Madhe, kanë organizuar treg ilegal online

Policia ka zhvilluar një aksion në Reçicë të Madhe, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar si administratorë të një tregu ilegal online.

Sektori për krim kompjuterik në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me informacione të marra nga FBI, ka realizuar një hetim të përbashkët lidhur me platformën ilegale “OLVX”. Sipas autoriteteve, kjo platformë ka qenë aktive që nga korriku i vitit 2023 dhe ka operuar përmes disa domeneve në internet, duke përmbajtur të dhëna të komprometuara të përdoruesve.

Nga hetimet rezulton se në këtë treg online janë regjistruar mbi 2.600 përdorues dhe rreth 1.500 shitës, ndërsa vlera totale e shitjeve ka tejkaluar 500 mijë dollarë amerikanë.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Tetovë, është kryer bastisje në banesat e të dyshuarve A.E. (20) dhe A.I. (23), shtetas të Maqedonisë së Veriut. Gjatë aksionit, ata janë kapur në flagrancë, ndërsa janë sekuestruar kompjuterë desktop, laptopë dhe telefona, të cilët do t’i nënshtrohen analizave të mëtejshme forenzike.

Të dy personat janë ndaluar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Gjendet pa shenja jete një grua në Mavrovë, ja detajet

Një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi vikendi në Hanet e Mavrovës. Rasti është raportuar në Stacionin Policor të Mavrovës, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. “Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, njoftojnë autoritetet.

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu: Do t’i japim fund mitos në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu paralajmëroi se përmes rregullimit të listës së pritjes së pacientëve për ndërhyrje kirurgjike do të ndalohet praktika e mitos për këtë çështje.

Megjithatë, qytetarët thonë se realiteti në terren vazhdon të jetë ndryshe. Sipas tyre, pa ryshfet dhe pa ndërhyrje nga njohjet, procedurat shpesh vonohen, duke i detyruar pacientët të presin me muaj të tërë për ndërhyrje.

“Nëse nuk ke miq, nuk ke asgjë. Çfarë të ju them….shkurtë e qartë nëse ke para ke menjëherë operacion, nëse nuk ke para nuk të përfillin”, u shpreh një qytetarë.

“Po pritet, mundet një muaj, dy ose më shumë …. kam pasur operacion për hernia, kam miq dhe më kanë përfunduar punë menjëherë”, tha një tjetër qytetarë.

“Përafërsisht për gruan time kam pritur gjashtë muaj”, theksoi një qytetarë.

“Me aq sa di është shumë vështirë, pasi nuk kanë personel, por shëndetësinë e kemi katastrofë. Ishim fantastik, tani jemi zero”, tha një qytetare.

“Më mirë mos më pyesni, pasi që gjithçka është kaos. Nëse ju them se për dopler të arterieve karotide kam pritur nga tetori deri në muajin mars, dhe në fund përsëri nuk kam kryer punë”, deklaroi një qytetarë.

“Nuk e di saktësisht, por e di se pritet shumë”, u shpreh një qytetarë.

Problemi me listën e pritjes për terminë ende nuk është tejkaluar. Drejtoresha e Klinikës së specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative, thekson se situata më shqetësuese mbetet për pacientët me demencë.

“Problemi në repartin e Geriatirsë, veçanërisht problemi me pacientët e kategorisë me demencë nuk është tejkaluar. Problemi qëndron ende, pasi që kapacitetet janë të njëjta nuk janë zmadhuar…në ndërkohë e dini se ka pasur skandale në sektorin privat, dhe ne jemi gjendur në një presion më të lartë për akomodimin e pacientëve. Zgjidhje të menjëhershme për këtë problem nuk është e mundur”, theksoi drejtoresha e Klinikës së Geriatrisë, Lençe Nelloska.

Continue Reading

Lajme

Trump “nuk ka gjasa të pranojë” propozimin e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sinjalizoi se nuk ka gjasa të pranojë propozimin më të fundit të Iranit për t’i dhënë fund luftës, pasi Teherani propozoi një plan për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke lënë çështjet për programin e tij bërthamor për negociata të mëvonshme, raportoi CNN, duke cituar dy burime të njohura me çështjen, transmeton Anadolu.

Sipas raportit, Trump përcolli qëndrimet e tij gjatë një takimi të së hënës me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare ku u diskutua Irani, me një burim që tha se presidenti amerikan nuk ka gjasa të pranojë planin që i është dërguar SHBA-së gjatë ditëve të fundit.
Hapi i radhës i Trumpit mbeti i paqartë, thuhet në raport, duke shtuar se zyrtarët amerikanë janë ende të shqetësuar për atë që e quajnë përçarje të brendshme brenda udhëheqjes së Iranit dhe nuk është e qartë se kush mban autoritetin përfundimtar mbi çdo marrëveshje të mundshme.

Megjithatë, publikisht, Trump ka shprehur dyshime për rifillimin e fushatës së bombardimeve të SHBA-së, e cila aktualisht është pezull pasi ai zgjati armëpushimin javën e kaluar.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje mbi formën ose drejtimin e negociatave në vazhdim.

“Këto janë diskutime diplomatike të ndjeshme dhe SHBA-ja nuk do të negociojë përmes mediave. Siç ka thënë presidenti, Shtetet e Bashkuara kanë në dorë letrat dhe do të bëjnë vetëm një marrëveshje që vendos në radhë të parë popullin amerikan, duke mos lejuar kurrë Iranin të ketë një armë bërthamore”, i tha CNN-it ndihmës-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 hours ago

Gjendet pa shenja jete një grua në Mavrovë, ja detajet

Një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi vikendi në Hanet e Mavrovës. Rasti është raportuar në...

Lajme4 hours ago

Azir Aliu: Do t’i japim fund mitos në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu paralajmëroi se përmes rregullimit të listës së pritjes së pacientëve për ndërhyrje kirurgjike do të...

Lajme5 hours ago

Trump “nuk ka gjasa të pranojë” propozimin e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sinjalizoi se nuk ka gjasa të pranojë propozimin më të fundit të Iranit për t’i...

Lajme5 hours ago

Shtrenjtohet taksi në Kumanovë – starti do të kushtojë 100 denar

Do të shtrenjtohet taksi-transporti në Kumanovë. Kështu ka vendosur Këshilli i Komunës së Kumanovës, i cili e miratoi kërkesën e...

Lajme5 hours ago

Pas informacioneve të FBI arrestohen dy persona në Reçicë të Madhe, kanë organizuar treg ilegal online

Policia ka zhvilluar një aksion në Reçicë të Madhe, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar si administratorë të një...

Lajme5 hours ago

A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti

Sot vazhdon seanca në përpjekje për zgjedhjen e presidentit të vendit. E kryeministri i Kosovës Albin Kurti para fillimit të...

Lajme20 hours ago

Tetovë, Këshilli Komunal miraton çmimore të re për mbeturinat!

Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar një çmimore të re për mbeturinat. Këshilltarët e koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE votuan...

Lajme20 hours ago

353 vetë në regjistrin e pedofilëve në Maqedoni

Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit që publikon online identitetin e personave të dënuar për...

Lajme23 hours ago

Hoxha: S’ka tymnajë që na ndan, Mexhiti: Edhe mes vëllezërve mund të ketë keqkuptime

Pas dekleratave dhe reagimeve të shumta në media ku pretendohej se në një bisedë në grup në ËATS UP ministri i...

Lajme23 hours ago

E tmerrshme, në Shkup: E djegin me cigare dhe e detyrojnë të hajë jasht*qitje

Prindërit nga komuna e Gjorçe Petrovit kanë denoncuar për “Veçer Pres” një rast tmerrues të dhunës mes nxënëseve. Një vajzë...

Trending