Lajme
Rritet për 90 numri i nxënësve në krahasim me vitin e kaluar në Komunën e Tetovës
Në komunën e Tetovës pritet që 1025 nxënës të regjistrohen në shkollat fillore. Nëse bëjmë një krahasim me vitin e kaluar, ky numër është rritur për rreth 90 nxënës, por mbetet për t’u parë se sa nga këta fëmijë ndodhen aktualisht në Maqedoni dhe nuk janë shpërngulur.
Nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës thonë se sot ka filluar regjistrimi dhe të dhënat nga librat amë tregojnë se ka një rritje të numrit të nxënësve. Problematikë edhe këtë vit mbeten prindërit që duan t’i regjistrojnë fëmijët në shkolla që nuk i përkasin rajonit të tyre.
“Të dhënat që kemi marrë nga Drejtoria e Librave Amë në Komunën e Tetovës tregojnë se gjithsej pritet të regjistrohen 1025 fëmijë për vitin akademik 2026/2027, në 12 shkollat fillore të rajonit tonë. Sipas informacioneve që kemi marrë sot në mëngjes, nuk kemi hasur ndonjë problematikë, përveç rasteve kur disa prindër kanë tentuar që përmes dokumenteve të noterizuara t’i regjistrojnë fëmijët në shkolla jashtë rajonit ku jetojnë. Përndryshe, gjithçka po shkon mirë. Vitin e kaluar kishim 939 nxënës të regjistruar të përkatësisë shqiptare, maqedonase dhe turke, ndërsa këtë vit presim fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe janar të 2021-shit”, tha Valdin Ademi nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës.
Nga shkolla fillore “Liria” thonë se këtë vit do të ketë gjashtë paralele, katër në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën maqedonase. Sipas drejtoreshës, pritet që numri i nxënësve të jetë i njëjtë me vitin e kaluar.
“Si çdo vit, edhe këtë vit fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të parë. Kemi gjashtë paralele, dy në gjuhën maqedonase dhe katër në gjuhën shqipe. Si institucion jemi përgatitur plotësisht për këtë proces. Sipas listave që na kanë ardhur nga komuna, nuk kemi ulje të numrit të nxënësve, shifrat mbeten të qëndrueshme si vitin e kaluar”, u shpreh Farije Kasami – drejtoreshë e Shkollës “Liria”.
Procesi i regjistrimit të nxënësve në klasë të parë në Tetovë për vitin akademik 2026/2027 reflekton një paradoks midis statistikave zyrtare dhe realitetit demografik. Edhe pse të dhënat nga librat amë flasin për një rritje prej rreth 10% të numrit të nxënësve krahasuar me vitin paraprak , autoritetet mbeten skeptike për shkak të trendit të vazhdueshëm të migrimit të familjeve drejt jashtë shtetit. Përveç sfidës së shpërnguljes, komuna po përballet edhe me presionin administrativ të prindërve që tentojnë të anashkalojnë ndarjen rajonale të shkollave përmes dokumenteve të noterizuara, në kërkim të institucioneve të caktuara arsimore. (TV21)
Lajme
Ahmeti: Populli nuk mund t’i dënoj çlirimtarët e vet!
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga protesta për çlirimtarët në Shkup, deklaroi se populli nuk mund t’i dënoj çlirimtarët e vet.
Ahmeti tha se këto aktivitetet do të vazhdojnë në tërë Kosovën por edhe në tërë hapësirat ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni.
“Sot në Sheshin Skënderbeu është vetëm fillimi dhe shqiptarët në Maqedoni, krahas shqiptarëtve të Kosovës do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre, revoltën e tyre se në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët”, deklaroi Ahmeti, raporton SHENJA.
Ai tha se kjo çështje nuk është dashur të filloj fare me aktin e, siç e cilësoi ai, të turpshëm të Dik Martit.
“Për të njollosur tërë popullin shqiptar, dhe përderisa kemi ardhur këtu, sigurisht që duhet një aktivitet dhe punë e palodhur e institucioneve të Kosovës edhe të Shqipërisë në aktivitete të forta diplomatike për të sqaruar, shpjeguar tërë situatën para kancelarive të Evropës si financuese të kësaj Gjykata Speciale dhe shpalljen e tyre si të pafajshëm”, tha Ahmeti.
Lajme
Aliti: Kjo gjykatë është marrë me gjithçka përpos se me drejtësi
Rafiz Aliti, gjatë fjalimit të tij para protestuesve tha se gjykata e formuar me motive politike pa asnjë argument dënoi krerët e UÇK-së.
“Krerët e UÇK-së dhe njëkohësisht liderët janë mbajtur peng në Hagë për vite me radhë larg familjeve të tyre. Janë regrutuar dëshmitarë të rrejshëm nga BIA serbe dhe gjykatësi Jack Smith. Pikërisht dëshmitë e tyre të kafeneve luajtën rol në shqiptimin e dënimit”, tha Rafiz Aliti, komandant Mësuesi, raporton SHENJA.
Ai tha se nuk duhet të harruar kurrë se që çmimi që pagoi Kosova për lirinë është mbi 15 mijë të vrarë dhe mbi 1 milionë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Mësuesi tha se kriminelet serb nuk u përballën me drejtësinë dhe janë të lirë dhe lëvizin lirshëm nëpër botën.
Lajme
Sot në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Sot, më 27 shtator, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahet një marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ngjarja është thirrur për në ora 14:00, me qëllim të shprehjes së solidaritetit dhe qëndrimit qytetar përballë vendimeve të Gjykatës Speciale. Organizatorët bëjnë thirrje për një pjesëmarrje të qetë, dinjitoze dhe të bashkuar, për të dëshmuar se sakrifica, kujtesa dhe dinjiteti i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk harrohen.
Në këtë marsh ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, familjet e dëshmorëve, veteranët, të rinjtë, studentët, intelektualët, shoqëria civile dhe gjithë personat që ndjejnë se kjo çështje i bashkon.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
