Connect with us

Lajme

Vazhdojnë përplasjet mes VLEN dhe BDI për MEPSO

VLEN përmes një komunikate theksoi sot se BDI përsëri gënjen, manipulon dhe e nënçmon opinionin publik.

“Ofertën më të lirë e paraqesin si korrupsion, sepse nuk mund të pajtohen me faktin se MEPSO nuk është më kasa e tyre partiake.Faktet janë të qarta: në procedurën konkrete është zgjedhur oferta më e lirë. Ofertuesi i përzgjedhur ka ofruar çmim prej 184.535 denarësh pa TVSH, ndërsa oferta e renditur e dyta ka qenë 651.165 denarë pa TVSH. Diferenca është 466.630 denarë, përkatësisht oferta e zgjedhur është rreth 72 për qind më e ulët.

Çfarë saktësisht e pengon BDI-në? Që është zgjedhur oferta më e lirë? Apo që më nuk mund të vendosin ata se kush do t’i fitojë tenderët?

BDI me qëllim e ngatërron vlerën kornizë me çmimin e ofruar. Kjo është një kontratë kornizë, jo pagesë automatike. Vlera maksimale nuk do të thotë se do të shfrytëzohet e gjithë shuma, as se paratë janë paguar paraprakisht. Porositë realizohen sipas nevojës, veçmas dhe sipas punëve të kryera realisht. Por këtë herë me çmime shumë më të ulëta, ndryshe nga koha kur ata menaxhonin.
Prandaj konstruksioni i tyre bie që në faktin e parë.

Arsyeja e vërtetë e kësaj britme politike është tjetër: BDI bërtet sepse MEPSO ka filluar t’i ndërpresë skemat e vjetra. Bërtasin sepse u ndërpre kontrata në të cilën, sipas informacioneve publike, paraqitej edhe interesi i Nefit nga Ohri, i afërt me Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin. Bërtasin sepse u hap çështja se si për vite me radhë janë tërhequr para nga MEPSO përmes firmave të afërta, njerëzve të afërt dhe qarqeve të afërta me udhëheqësinë e BDI-së”, theksohet në reagim.

Reagimi i VLEN vjen pasi që Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër lidhur me një tender të fundit në MEPSO, duke ngritur dyshime për, siç thuhet, një rrjet të organizuar favorizimi partiak dhe keqpërdorimi të parasë publike..

Sipas BDI-së, kompania “Green Maintenance”, e themeluar vetëm pak javë para shpalljes së tenderit, ka arritur të fitojë kontratë me vlerë deri në 236 mijë euro për pastrimin e korridoreve nën largpërçues.

“Skandali i ri në MEPSO ngre dyshime serioze për një rrjet të organizuar favorizimi partiak dhe keqpërdorimi të parasë publike”, thuhet në reagimin e partisë.

Nga BDI theksojnë se kompania në fjalë nuk ka histori pune, kapacitet të dëshmuar dhe as prani reale në terren, duke e bërë fitimin e tenderit, sipas tyre, edhe më të dyshimtë.(INA)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ndërron jetë edhe një pacient me ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej dhjetë viktima

Një pacient nga Shkupi (70 vjeç) është viktima e dhjetë me virusin e Nilit Perëndimor në Maqedoni.

Ai vdiq këtë fundjavë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ku mjekët luftuan për jetën e tij për më shumë se një muaj, njoftoi sot në një konferencë për shtyp drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Fadil Cana.
Deri më tani janë regjistruar gjithsej 70 raste të personave të infektuar me virusin.

Kanë vdekur gjithsej 10 pacientë, nëntë nga Shkupi dhe një nga Kumanova, kryesisht të moshuar me sëmundje të shumëfishta komorbiditete.

Continue Reading

Lajme

Çmime të reja të derivateve të naftës, lirohet dizeli, shtrenjtohet bezina

Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbetjeve Komunale ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.06 për qind.

Sipas vendimit, nga 29 shtatori 2026 në ora 00:01, çmimet maksimale do të jenë:

EUROSUPER BS-95: 100 denarë/litër – rritje për 1 denar.
EUROSUPER BS-98: 102 denarë/litër – rritje për 1 denar.
EURODIZEL BS: 100 denarë/litër – ulje për 4.5 denarë.
Vaj ekstra i lehtë EL-1: 111.5 denarë/litër – ulje për 3 denarë.
Mazut M-1 NS: 49.882 denarë/kg – ulje për 0.196 denarë.

Në vendimin e ri është aplikuar edhe masa e Qeverisë për TVSH-në e reduktuar në 10 për qind për Eurodizelin, si dhe akciza e ulur për benzinat dhe naftën.

Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator, çmimet referente të derivateve në tregun botëror kanë shënuar ndryshime të ndryshme gjatë periudhës së fundit. Te benzina është regjistruar një rritje e lehtë, ndërsa te dizeli, vaji ekstra i lehtë dhe mazuti janë shënuar ulje.

Continue Reading

Lajme

Gashi në Riad: Thellim i bashkëpunimit parlamentar, ekonomik dhe bilateral

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ka zhvilluar takim me kryetarin e Këshillit të Shurës, Abdullah bin Mohammed Al-Sheikh. Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe bilateral, si dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve saudite në Maqedoninë e Veriut.

“ Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, zhvillova një takim me Kryetarin e Këshillit të Shurës, Abdullah bin Mohammed Al-Sheikh. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe bilateral, si dhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve saudite në Maqedoninë e Veriut.

Theksova gjithashtu interesimin tonë për pjesëmarrje aktive në EXPO 2030 në Riad, si dhe rëndësinë e dialogut të rregullt politik dhe bashkëpunimit konkret ndërmjet dy vendeve. Jam i bindur se kjo vizitë do t’i japë një shtysë të mëtejshme marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite”, deklaroi Gashi.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme11 hours ago

Ndërron jetë edhe një pacient me ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej dhjetë viktima

Një pacient nga Shkupi (70 vjeç) është viktima e dhjetë me virusin e Nilit Perëndimor në Maqedoni. Ai vdiq këtë...

Lajme11 hours ago

Çmime të reja të derivateve të naftës, lirohet dizeli, shtrenjtohet bezina

Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbetjeve Komunale ka marrë vendim për uljen e...

Lajme11 hours ago

Gashi në Riad: Thellim i bashkëpunimit parlamentar, ekonomik dhe bilateral

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ka zhvilluar takim me kryetarin e Këshillit...

Lajme11 hours ago

Shkëndija dhe Universiteti i Tetovës bashkojnë sportin me dijen

KF Shkëndija dhe Universiteti i Tetovës kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, duke formalizuar një bashkëpunim të ri institucional, me synim lidhjen...

Lajme2 days ago

Ahmeti: Populli nuk mund t’i dënoj çlirimtarët e vet!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga protesta për çlirimtarët në Shkup, deklaroi se populli nuk mund t’i dënoj çlirimtarët e...

Lajme2 days ago

Aliti: Kjo gjykatë është marrë me gjithçka përpos se me drejtësi

Rafiz Aliti, gjatë fjalimit të tij para protestuesve tha se gjykata e formuar me motive politike pa asnjë argument dënoi...

Lajme2 days ago

Sot në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Sot, më 27 shtator, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahet një marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të...

Lajme2 days ago

Presidenti Erdogan: Kriminelët e luftës e kanë vendin në sallat e gjyqit, jo në foltoren e OKB-së

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se “kriminelët e luftës” e kanë vendin në sallat e gjyqit, dhe...

Lajme3 days ago

Aktori i njohur Adrian Aziri rrëfen kthesën e madhe në jetë dhe faljen e pesë vakteve të namazit

Aktori i njohur Adrian Aziri në një intervist në Alsat, ka ndarë me ndjekësit dhe opinionin publik një rrëfim shumë...

Lajme3 days ago

Arrestohet PEDO-FILI 62 vjeçar në Tetovë, bëri se-ks me një fëmijë 4-5 vjeç

“Më 25.09.2026 në orën 21:45, pas një videoje të publikuar paraprakisht në rrjetet sociale, në Stacionin Policor të Tetovës është...

Trending