Connect with us

Lajme

Studentët me brohoritje nga protesta në Shkup: ” O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar”

Gjatë protestës që po mbahet në Shkup, studentët kanë vazhduar me brohoritje në mbështetje të kërkesave të tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, raporton TS.

Në një moment të protestës, pjesëmarrësit janë dëgjuar duke kënduar dhe brohoritur “O sa mirë me qenë shqiptar”, duke krijuar atmosferë të fuqishme në qendër të qytetit.

Protesta po zhvillohet me pjesëmarrje të madhe studentësh, të cilët kërkojnë respektim të plotë të të drejtave gjuhësore dhe zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në institucionet shtetërore./TS

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Elezi: Me VLEN-in në pushtet studentët protestojnë lirshëm dhe u janë rritur shtesat

Përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se në të kaluarën studentët nuk kanë pasur mundësi të organizojnë protesta për shkak të presioneve dhe kërcënimeve.

Sipas tij, situata ka ndryshuar me ardhjen e VLEN-it në pushtet, duke theksuar se tani studentët mund të shprehin lirshëm pakënaqësitë e tyre dhe të protestojnë për të drejtat e tyre.

“Jo asesi. Kemi pasur me herët periudha kur më herët shkaku i kërcënimeve nuk është mundësuar mbajtja e protestave të studentëve. Për atë e thashë së duheshte të vjen VLEN-it në pushtet, të marrin frymë lirshëm, të dalin në rrugë të protestojnë për të drejtat e tyre dhe nga ana tjetër jemi ne përsëri ata që kujdesemi për studentët, jemi ne ata që do të zgjidhin këtë çështje, jemi edhe në gjatë kësaj peridhe kemi rritur shtesat”, deklaroi Elezi.

Continue Reading

Lajme

Selami: VLEN-i nuk ka “takat” të përballet me VMRO-DPMNE-në për çështjet e ligjeve

Përfaqësuesi i BDI-së, Abdul Selam Selami, ka deklaruar se VLEN-i nuk ka kapacitet për t’iu kundërvënë VMRO-DPMNE-së në çështjet që lidhen me zbatimin e ligjeve, përfshirë Ligjin për gjuhën shqipe dhe mekanizmin e balancuesit.

“Për fat të keq edhe nga deklaratat e ministrit të Drejtësisë, por edhe komplet Qeverisë, nuk flas këtu për VLEN-in por edhe në programin e vitit 2024. Edhe në programin e VMRO-së ishte se do ta heqin LIgjin e Gjuhës Shqipe, heqin balancuesin. Ata vetëm e zgjedhin programin e vet. Dhe në këtë drejtim VLEN-I fatkeqësisht nuk ka takat të përballet me VMRO-në”, deklaroi Selami.

Continue Reading

Lajme

Mevlan Ademi: Sa kohë duhet të presim që të jemi qytetarë të barabartë në këtë vend?

Ky është fjalimi i organizatorit të protestës, Mevlan Ademi, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, raporton SHENJA.

“Jemi në protestë paqësore. Kemi dalë të protestojmë në mënyrë paqësore, por po provokohemi gjatë rrugës. Të dashur prindër dhe studentë. Sapo mora lajmin se tre studentë janë arrestuar. Sot nuk kam ardhur të flas me ata. Sot kam ardhur të flas me ju. Sa kohë duhet të presim që, në qytetin e tij, një shqiptar të flasë shqip? Sa kohë duhet të presim që të jemi qytetarë të barabartë në këtë vend? Ne këtu jemi autoktonë.”, deklaroi Ademi. /SHENJA/

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme7 hours ago

Elezi: Me VLEN-in në pushtet studentët protestojnë lirshëm dhe u janë rritur shtesat

Përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se në të kaluarën studentët nuk kanë pasur mundësi...

Lajme7 hours ago

Selami: VLEN-i nuk ka “takat” të përballet me VMRO-DPMNE-në për çështjet e ligjeve

Përfaqësuesi i BDI-së, Abdul Selam Selami, ka deklaruar se VLEN-i nuk ka kapacitet për t’iu kundërvënë VMRO-DPMNE-së në çështjet që...

Lajme13 hours ago

Mevlan Ademi: Sa kohë duhet të presim që të jemi qytetarë të barabartë në këtë vend?

Ky është fjalimi i organizatorit të protestës, Mevlan Ademi, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në...

Lajme13 hours ago

Ramadani: “Rujini xhepat” në protestë, shumë “DUI” paska!

Analisti politik, Ramadan Ramadani, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar studentore, duke dhënë një porosi të pazakontë për pjesëmarrësit....

Lajme13 hours ago

Studentët me brohoritje nga protesta në Shkup: ” O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar”

Gjatë protestës që po mbahet në Shkup, studentët kanë vazhduar me brohoritje në mbështetje të kërkesave të tyre për përdorimin...

Lajme16 hours ago

Mevlan Ademi: Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare!

Mevlan Ademi, një nga organizatorët e protestës studentore në Shkup, ka reaguar pasi në rrjetet sociale u publikua një video...

Lajme16 hours ago

Për çdo qime të Kurbanit tënd, ti ke një sevap!

“Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijëve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse...

Lajme16 hours ago

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë...

Lajme16 hours ago

Bie sistemi në anën e Maqedonisë së Veriut, ndërpritet qarkullimi në Bllacë

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë bëjnë të ditur se ka rënë sistemi regjistrimit të hyrje-daljeve në anën...

Lajme16 hours ago

“Këta albanofobë nuk e llogarisin Ligjin për Gjuhët”! Osmani: Zgjidhja është, duhet vetëm të implementohet

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka deklaruar...

Trending