Lajme
Mevlan Ademi: Sa kohë duhet të presim që të jemi qytetarë të barabartë në këtë vend?
Ky është fjalimi i organizatorit të protestës, Mevlan Ademi, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, raporton SHENJA.
“Jemi në protestë paqësore. Kemi dalë të protestojmë në mënyrë paqësore, por po provokohemi gjatë rrugës. Të dashur prindër dhe studentë. Sapo mora lajmin se tre studentë janë arrestuar. Sot nuk kam ardhur të flas me ata. Sot kam ardhur të flas me ju. Sa kohë duhet të presim që, në qytetin e tij, një shqiptar të flasë shqip? Sa kohë duhet të presim që të jemi qytetarë të barabartë në këtë vend? Ne këtu jemi autoktonë.”, deklaroi Ademi. /SHENJA/
Lajme
Elezi: Me VLEN-in në pushtet studentët protestojnë lirshëm dhe u janë rritur shtesat
Përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se në të kaluarën studentët nuk kanë pasur mundësi të organizojnë protesta për shkak të presioneve dhe kërcënimeve.
Sipas tij, situata ka ndryshuar me ardhjen e VLEN-it në pushtet, duke theksuar se tani studentët mund të shprehin lirshëm pakënaqësitë e tyre dhe të protestojnë për të drejtat e tyre.
“Jo asesi. Kemi pasur me herët periudha kur më herët shkaku i kërcënimeve nuk është mundësuar mbajtja e protestave të studentëve. Për atë e thashë së duheshte të vjen VLEN-it në pushtet, të marrin frymë lirshëm, të dalin në rrugë të protestojnë për të drejtat e tyre dhe nga ana tjetër jemi ne përsëri ata që kujdesemi për studentët, jemi ne ata që do të zgjidhin këtë çështje, jemi edhe në gjatë kësaj peridhe kemi rritur shtesat”, deklaroi Elezi.
Lajme
Selami: VLEN-i nuk ka “takat” të përballet me VMRO-DPMNE-në për çështjet e ligjeve
Përfaqësuesi i BDI-së, Abdul Selam Selami, ka deklaruar se VLEN-i nuk ka kapacitet për t’iu kundërvënë VMRO-DPMNE-së në çështjet që lidhen me zbatimin e ligjeve, përfshirë Ligjin për gjuhën shqipe dhe mekanizmin e balancuesit.
“Për fat të keq edhe nga deklaratat e ministrit të Drejtësisë, por edhe komplet Qeverisë, nuk flas këtu për VLEN-in por edhe në programin e vitit 2024. Edhe në programin e VMRO-së ishte se do ta heqin LIgjin e Gjuhës Shqipe, heqin balancuesin. Ata vetëm e zgjedhin programin e vet. Dhe në këtë drejtim VLEN-I fatkeqësisht nuk ka takat të përballet me VMRO-në”, deklaroi Selami.
Lajme
Ramadani: “Rujini xhepat” në protestë, shumë “DUI” paska!
Analisti politik, Ramadan Ramadani, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar studentore, duke dhënë një porosi të pazakontë për pjesëmarrësit.
Në një status publik, ai ka këshilluar protestuesit që të kenë kujdes gjatë protestës, duke thënë se sipas tij në tubim ka një prani të madhe të përfaqësuesve të partisë politike BDI, të cilën ai e quan “DUI”.
“Këshilla praktike për protestën: shumë DUI paska, rujini xhepat!”, ka shkruar Ramadani në statusin e tij.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
