Connect with us

Lajme

Selami: VLEN-i nuk ka “takat” të përballet me VMRO-DPMNE-në për çështjet e ligjeve

Përfaqësuesi i BDI-së, Abdul Selam Selami, ka deklaruar se VLEN-i nuk ka kapacitet për t’iu kundërvënë VMRO-DPMNE-së në çështjet që lidhen me zbatimin e ligjeve, përfshirë Ligjin për gjuhën shqipe dhe mekanizmin e balancuesit.

“Për fat të keq edhe nga deklaratat e ministrit të Drejtësisë, por edhe komplet Qeverisë, nuk flas këtu për VLEN-in por edhe në programin e vitit 2024. Edhe në programin e VMRO-së ishte se do ta heqin LIgjin e Gjuhës Shqipe, heqin balancuesin. Ata vetëm e zgjedhin programin e vet. Dhe në këtë drejtim VLEN-I fatkeqësisht nuk ka takat të përballet me VMRO-në”, deklaroi Selami.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Nga 28 tetori, letërnjoftimi dhe leja e vozitjes në telefonat celularë

Ministria e Transformimit Dixhital do të lançojë zyrtarisht aplikacionin e ri celular “m.Uslugi” më 28 tetor, njoftoi ministri Stefan Andonovski.

Aplikacioni do të jetë plotësisht falas dhe i disponueshëm për shkarkim përmes Google Play për përdoruesit e Android dhe App Store për përdoruesit e iOS. Përdoruesit mund të identifikohen lehtësisht duke përdorur profilet e tyre ekzistuese nga portali kombëtar, uslugi.gov.mk.

Në fazën fillestare të lançimit, qytetarët do të mund të shohin në format elektronik: letërnjoftimin, lejen vozitjes, tre shërbime të tjera administrative.

Ministri Andonovski shpjegoi se qëllimi është që aplikacioni të evoluojë gradualisht në një portofol funksional dixhital. Fazat e ardhshme parashikojnë integrimin e të dhënave shëndetësore, si dhe një sërë dokumentesh dhe shërbimesh të tjera publike.

Përdorimi i aplikacionit do të jetë vullnetar. Ndërkohë, të gjitha institucionet përkatëse do të duhet t’i përshtatin gradualisht aktet e tyre nënligjore, procedurat e brendshme dhe kapacitetet teknike për të garantuar pranimin pa probleme të dokumenteve dixhitale në ndërveprimet e tyre të përditshme me qytetarët.

Në fazën fillestare të lançimit, qytetarët do të mund të shohin në format elektronik: letërnjoftimin, lejen vozitjes, tre shërbime të tjera administrative.

Ministri Andonovski shpjegoi se qëllimi është që aplikacioni të evoluojë gradualisht në një portofol funksional dixhital. Fazat e ardhshme parashikojnë integrimin e të dhënave shëndetësore, si dhe një sërë dokumentesh dhe shërbimesh të tjera publike.

Përdorimi i aplikacionit do të jetë vullnetar. Ndërkohë, të gjitha institucionet përkatëse do të duhet t’i përshtatin gradualisht aktet e tyre nënligjore, procedurat e brendshme dhe kapacitetet teknike për të garantuar pranimin pa probleme të dokumenteve dixhitale në ndërveprimet e tyre të përditshme me qytetarët.

Në fazën fillestare të lançimit, qytetarët do të mund të shohin në format elektronik: letërnjoftimin, lejen vozitjes, tre shërbime të tjera administrative.

Ministri Andonovski shpjegoi se qëllimi është që aplikacioni të evoluojë gradualisht në një portofol funksional dixhital. Fazat e ardhshme parashikojnë integrimin e të dhënave shëndetësore, si dhe një sërë dokumentesh dhe shërbimesh të tjera publike.

Përdorimi i aplikacionit do të jetë vullnetar. Ndërkohë, të gjitha institucionet përkatëse do të duhet t’i përshtatin gradualisht aktet e tyre nënligjore, procedurat e brendshme dhe kapacitetet teknike për të garantuar pranimin pa probleme të dokumenteve dixhitale në ndërveprimet e tyre të përditshme me qytetarët.

Continue Reading

Lajme

BDI kërkon dorëheqjen e Astrit Isenit: VLEN-i të tregojë çfarë ka bërë për rastin e të rinjve nga Saraji

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kritikuar VLEN-in për qëndrimin e tij lidhur me rastin e dy të rinjve nga Saraji, të cilët kanë denoncuar keqtrajtim nga zyrtarët policorë, duke kërkuar veprime konkrete institucionale, zbardhjen e plotë të rastit dhe dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.

Në reagimin e saj, BDI-ja vlerëson se deklaratat për drejtësi dhe sundim të ligjit duhet të shoqërohen me hapa konkretë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një subjekt politik që është pjesë e pushtetit. Sipas partisë, shprehja e shqetësimit nuk mjafton pa përgjegjësi politike dhe angazhim institucional.

BDI-ja i kërkon VLEN-it të sqarojë se çfarë masash ka ndërmarrë për zbardhjen e rastit, duke theksuar se përgjegjësia e përfaqësuesve të pushtetit nuk mund të zëvendësohet me deklarata të përgjithshme.

“VLEN-i, në vend që të fshihet pas deklaratave të përgjithshme për drejtësi dhe sundim të ligjit, duhet t’u përgjigjet qytetarëve se çfarë ka bërë konkretisht për zbardhjen e rastit të dy të rinjve nga Saraji, të cilët kanë denoncuar keqtrajtim nga zyrtarët policorë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia thekson se kundërshtimi i dhunës policore duhet të shoqërohet me angazhim konkret për trajtimin e denoncimeve dhe me garanci se rasti do të hetohet në mënyrë të paanshme, pa u relativizuar apo mbuluar.

“Është e lehtë të thuhet se dhuna nuk justifikohet me uniformë dhe se shkelësit duhet të përgjigjen para ligjit. Por, kur je pjesë e pushtetit, nuk mjafton të shprehësh shqetësim dhe të presësh përfundimin e hetimeve. Kërkohet përgjegjësi politike, veprim institucional dhe garanci se raste të tilla nuk do të relativizohen apo të mbulohen”, thekson BDI-ja.

BDI: Përgjegjësia duhet të përcaktohet mbi bazën e fakteve

Duke iu referuar debatit për përkatësinë etnike të zyrtarëve policorë, BDI-ja nënvizon se përgjegjësia duhet të përcaktohet ekskluzivisht mbi bazën e fakteve dhe provave. Sipas saj, zhvendosja e debatit drejt përkatësisë etnike rrezikon të largojë vëmendjen nga thelbi i denoncimit dhe nga përgjegjësia e institucioneve.

“BDI-ja nuk kërkon që përgjegjësia të përcaktohet mbi baza etnike, por mbi bazën e fakteve dhe provave. Pikërisht për këtë arsye, çdo përpjekje për ta zhvendosur debatin te përkatësia etnike e policëve është shmangie nga thelbi i çështjes: a është ushtruar dhunë, kush mban përgjegjësi dhe a kanë vepruar institucionet me kohë dhe në mënyrë të paanshme?”, thuhet në reagim.

Sipas BDI-së, hetimi duhet të përfshijë jo vetëm përgjegjësinë eventuale individuale të zyrtarëve policorë, por edhe veprimet apo mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.

Partia vlerëson se përgjegjësia individuale dhe ajo institucionale duhet të trajtohen paralelisht, përmes një procesi të plotë dhe transparent.

“Përgjegjësia individuale e zyrtarëve policorë dhe përgjegjësia institucionale nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, ato duhet të ecin paralelisht. Hetimi duhet të jetë i plotë dhe transparent, ndërsa institucionet përgjegjëse duhet të japin llogari për çdo veprim apo mosveprim”, thekson partia.

Kërkohet dorëheqja e ministrit Astrit Iseni

Në përfundim të reagimit, BDI-ja përsërit kërkesën për zbardhjen e plotë të rastit dhe për përgjegjësi institucionale e politike, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.

“Prandaj, BDI-ja përsërit kërkesën për zbardhjen e plotë të rastit dhe për përgjegjësi institucionale e politike. Ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, duhet të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si trajtohet ky rast dhe të japë dorëheqje”, thuhet në komunikatë.

BDI-ja e përmbyll reagimin me thirrjen që institucionet të veprojnë për të garantuar zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësisë, duke theksuar se besimi i qytetarëve te drejtësia nuk mund të ndërtohet vetëm përmes deklaratave publike.

“Drejtësia nuk mbrohet me deklarata, por me veprime konkrete. Kur dy të rinj denoncojnë dhunë nga policia, pushteti nuk mund të mjaftohet me fjalë – ai duhet të garantojë të vërtetën, përgjegjësinë dhe drejtësinë”, përfundon reagimi i BDI-së.

Continue Reading

Lajme

Lajm i mirë: Rënie drastike e çmimit të dizelit në Europë

Çmimi mesatar i dizelit në vendet e Bashkimit Evropian ka shënuar rënie të lehtë këtë javë, duke zbritur për 9 centë, në 2,15 euro për litër, pas katër javësh radhazi me çmime rekord. Sipas analizës së të dhënave të vendeve anëtare, të dorëzuara në Komisionin Evropian, vetëm Qiproja ka regjistruar një rekord të ri javor të çmimit të dizelit, ndërsa javën e kaluar rekorde të tilla ishin shënuar në 12 shtete anëtare.

Para përshkallëzimit të konfliktit me Iranin në shkurt, çmimi mesatar i dizelit në BE ishte 1,59 euro për litër. Rritja e mëvonshme lidhet kryesisht me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës dhe gazit në nivel global, si dhe me ndërprerjet në furnizimin me naftë.

Në rritjen e çmimeve kanë ndikuar edhe sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse.

Presioni mbi tregun është zbutur pjesërisht pas vendimit të vendeve të G7-s për të liruar 100 milionë fuçi naftë bruto dhe produkte nafte nga rezervat strategjike, gjatë një periudhe katërmujore. Vendet kanë rënë dakord gjithashtu të mos vendosin ndalim të eksporteve të dizelit.

Megjithatë, pavarësisht rënies së fundit, çmimi mesatar i dizelit në BE mbetet dukshëm më i lartë se në shkurt, duke reflektuar ndikimin e krizës gjeopolitike në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme5 hours ago

Nga 28 tetori, letërnjoftimi dhe leja e vozitjes në telefonat celularë

Ministria e Transformimit Dixhital do të lançojë zyrtarisht aplikacionin e ri celular “m.Uslugi” më 28 tetor, njoftoi ministri Stefan Andonovski....

Lajme5 hours ago

BDI kërkon dorëheqjen e Astrit Isenit: VLEN-i të tregojë çfarë ka bërë për rastin e të rinjve nga Saraji

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kritikuar VLEN-in për qëndrimin e tij lidhur me rastin e dy të rinjve nga...

Lajme5 hours ago

Lajm i mirë: Rënie drastike e çmimit të dizelit në Europë

Çmimi mesatar i dizelit në vendet e Bashkimit Evropian ka shënuar rënie të lehtë këtë javë, duke zbritur për 9...

Lajme5 hours ago

Kush do ta zëvendësojë Islam Abazin: Pesë kandidatë në garë

Pesë prokurorë publikë kanë kandiduar për postin drejtues në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit,...

Lajme5 hours ago

Astrit Iseni: Uniforma policore nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka reaguar lidhur me rastin e dhunës së ushtruar ndaj dy të rinjve...

Lajme5 hours ago

Liridona Vejseli: Polici që dyshohet se dhunoi të rinjtë dhe të cilit i ra pistoleta në veturën e tyre ishte shqiptar

Gazetarja nga Tetova, Liridona Vejseli, e cila fillimisht publikoi videon e dy të rinjve që pretendohet se janë dhunuar nga...

Lajme2 days ago

Arrest shtëpiak dhe paraburgim për menaxherët financiarë të “Lotarisë Shtetërore”, dyshohen për përvetësim të 1.3 milion eurove

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, duke vepruar sipas një propozimi nga Prokuroria, urdhëroi paraburgim dhe...

Lajme2 days ago

Nëna e gjyqtarit Ristov për 350 mijë eurot: “I kursyem gjithë jetën, ishin siguria jonë për pleqëri”

Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar procesi ndaj ish-gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, ku nëna e tij, Donka Ristova,...

Lajme2 days ago

Ali Ahmetit i vdes berberi: Më shumë se 25 vite u përkujdes për mua, sot humba një mik

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë, i njohur si Nexha, i...

Lajme3 days ago

Filipçe tregon se me cilën parti politike shqiptare do të bashkëpunojë në të ardhmen

Në emisionin “IMPAKT” në TV Shenja, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, foli edhe për mënyrën se si partia e tij...

Trending