Connect with us

Lajme

73 mijë euro vlerë i kishte fshehur në këpucë

Në pikën kufitare Bogorodicë, zyrtarët doganorë kanë sekuestruar një shufër ari me peshë 848 gramë dhe vlerë rreth 4,5 milionë denarë( rreth 73.000 euro), e cila ishte e fshehur në këpucën e një pasagjeri në një autobus në linjën Gostivar–Stamboll.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit të detajuar të udhëtarit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ari është gjetur i mbështjellë me letër të bardhë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

MPB: Nuk e devijuam ne autobusin e studentëve, tre të arrestuarit e protestës ende janë në burg

Ministria e Punëve të Brendshme distancohet dhe nuk mban përgjegjësi për faktin se dje studentëve shqiptarë të nisur nga Tirana ju devijua rruga dhe nuk përfunduan në Shkup për ku ishin nisur për të protestuar por përfunduan në rrugët e Kumanovës.

Nga MPB-ja për TV Shenja thonë se ata nuk kanë marrë masa penguese ose për të kufizuar lëvizjen e personave që kanë hyrë në Maqedoni.

Ata shtojnë se përgjegjësi për këtë duhet të kërkojmë në institucionet tjera përgjegjëse, pa treguar se ku konkret duhet të drejtohemi.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Policia Kufitare ka lejuar hyrjen në Maqedoninë e Veriut . MPB-ja nuk ka ndërmarrë asnjë masë për rikahëzim ose kufizim të lëvizjes së personave dhe autobusit pas hyrjes së tyre në shtetin tonë. Për informacione shtesë lidhur me lëvizjen dhe organizimin e transportit pas hyrje në shtet, duhet të drejtoheni tek institucionet tjera kompetente”.

Nga MPB-ja kanë dhënë detaje edhe për arrestimin e studentëve pas përleshjes fizike të ndodhur gjatë protestës.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Para fillimit të protestës pranë Ministrisë së Drejtësisë, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup kanë privuar nga liria, 28 vjeçarin me iniciale B.XH, 27 vjeçarin me iniciale R.A dhe 22 vjeçarin me iniciale S.D, të gjithë nga Shkupi, për shkak se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur mes vete. Ata po mbahen në një stacion policor dhe pasi rasti të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të ngrihet një padi përkatëse”.

Ndryshe, dje në Shkup mijëra student dhe qytetarë nga qytete të ndryshme nga vendi, por edhe nga Tirana dhe Prishtina protestuan duke kërkuar respektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve po edhe për të kërkuar që provimi i jurisprudencës të jetë në gjuhën shqipe.

Continue Reading

Lajme

FSK drejt Gazës, Jashari dhe gjenerali amerikan diskutojnë dislokimin e kontingjentit

Komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Zëvendës Shefin e J5/8 të Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Brigade Chris A. McKinney.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes FSK-së dhe USEUCOM-it, si dhe angazhimi i FSK-së në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën (ISF), ku së shpejti pritet të dislokohet kontingjenti i parë i ushtarëve nga Kosova.

Gjithashtu, u diskutua edhe për zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së, planet për të ardhmen dhe aspiratat për anëtarësim në NATO. Në fund, gjenerali McKinney shprehu mbështetjen e vazhdueshme të USEUCOM-it.

Continue Reading

Lajme

Meidani: Ndalimi dhe intimidimi i studentëve shqiptarë prek frymën europiane të rajonit

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar ashpër pas pengesave dhe vonesave me të cilat janë përballur studentët shqiptarë nga Tirana gjatë udhëtimit të tyre drejt Shkupit.

Studentët kishin udhëtuar për të shprehur solidaritetin e tyre me studentët shqiptar nga Maqrdonia që po mbronin shqipem.

Përmes një reagimi zyrtar në rrjetet sociale, ambasadori Meidani u shpreh se kur studentët ndalohen dhe intimidohen për të shprehur një solidaritet paqësor, çështja pushon së qeni thjesht procedurale.

“Ajo prek vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën europiane që synojmë të ndërtojmë si rajon,” theksoi Meidani, duke shoqëruar mesazhin me flamujt e Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut.

Diplomati shqiptar sqaroi se qëllimi i vizitës së të rinjve nga Tirana nuk ishte përplasja, por mbështetja për një kërkesë elementare e legjitime: të drejtën për t’u testuar dhe për të ushtruar profesionin në gjuhën amtare.

Sipas Meidanit, këta të rinj nuk po kërkojnë privilegje, por dinjitet, barazi dhe respektim të të drejtave themelore njerëzore.

Në mbyllje të reagimit të tij, ambasadori dërgoi një porosi të qartë për autoritetet dhe opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se kërkesat për dinjitet nuk duhet të shihen si kërcënim.
Vlerat e përbashkëta: Rajoni synon bashkimin me familjen europiane.
E ardhmja: Ndërtimi i së ardhmes duhet të bazohet mbi parimet e demokracisë dhe barazisë. (INA)

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme15 hours ago

MPB: Nuk e devijuam ne autobusin e studentëve, tre të arrestuarit e protestës ende janë në burg

Ministria e Punëve të Brendshme distancohet dhe nuk mban përgjegjësi për faktin se dje studentëve shqiptarë të nisur nga Tirana...

Lajme15 hours ago

FSK drejt Gazës, Jashari dhe gjenerali amerikan diskutojnë dislokimin e kontingjentit

Komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Zëvendës Shefin e J5/8 të Komanda Evropiane e Shteteve të...

Lajme15 hours ago

Meidani: Ndalimi dhe intimidimi i studentëve shqiptarë prek frymën europiane të rajonit

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar ashpër pas pengesave dhe vonesave me të cilat janë...

Lajme15 hours ago

73 mijë euro vlerë i kishte fshehur në këpucë

Në pikën kufitare Bogorodicë, zyrtarët doganorë kanë sekuestruar një shufër ari me peshë 848 gramë dhe vlerë rreth 4,5 milionë...

Lajme15 hours ago

Rina Ajdari: Kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta?

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe institucionet të cilët dje devijuan rrugën e studentëve...

Lajme15 hours ago

“Çohu o dreq”, infermierja e psikiatrisë ofendon dhe shanë pacienten

Një video tronditëse është publikuar së fundmi në mediat shqiptare, video kjo brenda repartit të psikiatrisë në Tiranë. Në video,...

Lajme1 day ago

Elezi: Me VLEN-in në pushtet studentët protestojnë lirshëm dhe u janë rritur shtesat

Përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se në të kaluarën studentët nuk kanë pasur mundësi...

Lajme1 day ago

Selami: VLEN-i nuk ka “takat” të përballet me VMRO-DPMNE-në për çështjet e ligjeve

Përfaqësuesi i BDI-së, Abdul Selam Selami, ka deklaruar se VLEN-i nuk ka kapacitet për t’iu kundërvënë VMRO-DPMNE-së në çështjet që...

Lajme2 days ago

Mevlan Ademi: Sa kohë duhet të presim që të jemi qytetarë të barabartë në këtë vend?

Ky është fjalimi i organizatorit të protestës, Mevlan Ademi, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në...

Lajme2 days ago

Ramadani: “Rujini xhepat” në protestë, shumë “DUI” paska!

Analisti politik, Ramadan Ramadani, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar studentore, duke dhënë një porosi të pazakontë për pjesëmarrësit....

Trending